Shpenzimet Publike Janar–Korrik 2025 dhe qeverisja buxhetore para fillimit Rama 4

Shpenzimet Publike Janar–Korrik 2025 dhe qeverisja buxhetore para fillimit Rama 4

shtatëmujorin e parë të vitit 2025, buxheti i shtetit ka shfaqur një tablo komplekse: rritje të ndjeshme të shpenzimeve kapitale dhe pagave, por edhe boshllëqe të dukshme në financimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen sociale. Qeveria Rama 3, në prag të mbylljes së mandatit, duket se po përqendron forcat tek infrastruktura dhe konsolidimi fiskal, ndërkohë që sfidat e trashëgimisë financiare mbeten të hapura për një eventual Rama 4.

Totali i shpenzimeve arriti në 400 miliardë lekë, duke kapërcyer planin me +0.4% dhe duke shënuar një rritje prej 14.9% ndaj një viti më parë. Kjo rritje nuk ka qenë pa kosto: deficiti buxhetor u ngjit në 32.6 miliardë lekë, më i ulët se në 2024 (-40%), por ende një barrë e rëndësishme për financat publike.

Shpenzimet korrente, si pjesa më e madhe e buxhetit kapën 357 miliardë lekë. Brenda tyre spikasin:

  • Shpenzimet për personelin që arritën 72.8 miliardë lekë, me një rritje prej 19.4%, pasojë direkte e rritjes së pagave dhe kontributeve shoqërore.
  • Shpenzimet operative dhe mirëmbajtje u rritën me 19.9%, duke reflektuar zgjerimin e funksioneve të administratës.
  • Subvencionet u rritën me 76.7%, një shenjë e mbështetjes së sektorëve të veçantë, por që ngrenë pyetje mbi efektivitetin e tyre afatgjatë.
  • Fondet speciale shkuan në 148 miliardë lekë, duke ruajtur një bazë mbrojtjeje për pensionistët dhe punonjësit, por jo për të gjitha kategoritë vulnerabël.

Ndryshe nga kjo prirje, shpenzimet sociale për papunësinë, ndihmën ekonomike dhe bonuset e lindjes pësuan tkurrje, duke reflektuar kufizime buxhetore në një moment kur presioni mbi shtresat më të brishta po rritet.

Në planin e pushtetit vendor, transferimet financiare arritën 44 miliardë lekë, rreth -7.9% nën plan, megjithëse me një rritje +18.8% krahasuar me vitin e kaluar. Ky hendek mes planit dhe realizimit tregon vështirësitë e bashkive për të përdorur burimet, sidomos në investime dhe shërbime publike, duke lënë hapësira bosh në menaxhimin lokal.

Në të kundërt, shpenzimet kapitale, pra investimet publike shënuan një rritje të fortë: 41.9 miliardë lekë, +12.2% mbi plan dhe +25% ndaj një viti më parë. Këto investime u mbështetën kryesisht nga financimi i brendshëm (+44.2% krahasuar me 2024), çka tregon një angazhim për të gjeneruar rritje ekonomike nga burime të brendshme. Por nga ana tjetër, financimi i huaj shënoi rënie -8.1% mbi plan, duke sinjalizuar vonesa ose pengesa në projektet e bashkëfinancuara me partnerë ndërkombëtarë.

Në fund, deficiti prej 32.6 miliardë lekësh mbetet një tregues delikat. Edhe pse më i ulët se vitin e kaluar, ai është +10.3% mbi plan, çka tregon se menaxhimi i shpenzimeve nuk ka ecur në sinkron me ritmin e të ardhurave.

Leximi politik i shifrave

Rama 3 del në pah me një orientim drejt rritjes së pagave, sigurimeve shoqërore dhe investimeve publike, duke krijuar një tablo pozitive të zhvillimit infrastrukturor.

Por prapa këtyre shifrave, fshihet një rrënim i mbështetjes sociale dhe një dobësi e pushtetit vendor, që rrezikojnë të thellojnë pabarazitë mes qendrës dhe territorit.

Rama 4, në muajin që vjen do të trashëgojë një buxhet ku barra e investimeve të brendshme është rritur, financimi i huaj është ngadalësuar dhe deficiti kërkon menaxhim më rigoroz.

Shpenzimet publike 2025 tregojnë një qeverisje që ka zgjedhur të investojë më shumë në paga dhe infrastrukturë, por që ka lënë në hije shtresat më të dobëta dhe bashkitë.

Rama 3 do të mbahet mend për orientimin drejt rritjes së pagave dhe projekteve kapitale. Ndërsa Rama 4 do të sfidohet të gjejë balancën mes rritjes ekonomike, barazisë sociale dhe disiplinës fiskale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.