Shpenzimet e njohura për llogaritjen e tatimit mbi fitimin
Sipas Nenit 20 te Ligjit 8438, date 28.12.1998, për të qenë të njohura shpenzimet duhet të përmbushin këto kushte:
Të jenë kryer në interes të drejtpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike prej së cilës realizohen të ardhurat ose të jenë të lidhura me drejtimin normal të aktivitetit të tatimpaguesit;
- Të jenë të mbështetur në dokumente justifikuese të njohura ligjërisht; Dokumente të përdorura si bazë për justifikimin e shpenzimit, për efekt tatimor, është fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore, faturat e lëshuara nga persona jo-rezidentë që nuk janë të regjistruar në organet tatimore shqiptare dhe çdo dokument tjetër i lëshuar nga ente ose organizma juridike
- Të jenë pasqyruar nëpërmjet një veprimi kontabël duke pakësuar aktivet neto;
Ne një liste qe nuk duhet te konsiderohet shteruese, shpenzimet e lejuara janë:
- Blerja e mallit/lendes se pare
- Qeraja e ambientit, apo shpenzimet për mirëmbajtjen e tij dhe pajisjeve te shitjes.
- Vlera e shpenzimeve për transportin, me kusht qe automjeti te jete regjistruar ne lejen e qarkullimit ne emër te biznesit;
- Vlera e shpenzimeve për energji, ujë, komunikim por te justifikuara me fatura dhe te regjistruara ne emër te biznesit;
- Vlera e shpenzimeve te tjera ne funksion te shitjes se mallit/produktit, si pjesëmarrje ne panaire, shpenzime për Interesat e kredisë (nëse është marre kredi)
- Shpenzimet e përfaqësimit dhe shpenzimet për pritje-përcjellje që arrijnë vlerën deri 0,3 % të qarkullimit vjetor; NË shpenzimet e përfaqësimit përfshihen shpenzime me karakter të përgjithshëm që një shoqëri bën për prezantimin dinjitar të saj në marrëdhëniet me partnerët apo institucione të tjera, p.sh. Organizimi i takimeve, prezantimi i projekteve të reja, përurimi i linjave apo prodhimeve të reja, qerasjet dhe pritje-përcjelljet që lidhen me marrëdhëniet e biznesit
- Shpenzimet e kryera për dieta[1] të cilat janë ne kufirin prej 3 mijë lekë për ditë të plota shërbimi brenda vendit dhe 1 mijë lekë për gjysëm ditë shërbimi brenda vendit si dhe shpenzimet e kryera për dieta jashtë vendit të cilat janë ne kufirin prej 60 EURO për çdo ditë të plotë shërbimi dhe 30 EURO për çdo gjysëm dite shërbimi.
- Vlera e amortizimit te aktiveve, qe llogaritet mbi baze vjetore
Daljet jashtë përdorimi
Në rastin e nxjerrjeve jashtë përdorimit ose shkatërrimit të mallrave dhe produkteve, të cilat për arsye të ndryshme, si dëmtime, kalim i afatit të skadencës, konsum moral janë të papërdorshme ose të pa tregtueshme apo tregtohen me çmime të ulura, shpenzimet përkatëse ose të ardhurat e reduktuara do të njihen për efekt fiskal vetëm nëse vërtetohen me proces-verbalin përkatës të mbajtur nga një komision të posaçëm vlerësimi, dhe subjekti ka njoftuar organin tatimor përkatës.
Ky njoftim duhet te shoqërohet me një kopjo te procesverbalit përkatës. Organi tatimor mund te dërgojë përfaqësuesin e vet qe te jete prezent ne momentin e nxjerrjes jashtë përdorimit ose shkatërrimit te mallit, jo me vone se 5 dite nga data e njoftimit.
Për hipermarketet ky afat është 24 ore. Proces-verbali i vlerësimit duhet të përmbajë të dhëna të plota mbi sasitë, vlerat, kohën e furnizimit , arsyet e zhvlerësimit apo nxjerrjes jashtë përdorimit, duke i garantuar organeve tatimore mundësinë e verifikimit dhe kontrollit
[1] Me termin dieta do të kuptohen shpenzime për ushqim. Për dietat , sipas përcaktimeve të mësipërme, nuk kërkohet dokumentacion justifikues për efekte fiskale. Ndërkohë fjetja duhet te dokumentohet me fature tatimore qe te njihet si shpenzim.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.