Shërbimet publike, vendet në zhvillim dhe TVSH

Shërbimet publike, vendet në zhvillim dhe TVSH

Shumica e vendeve nuk zbatojnë TVSH mbi mallrat dhe shërbimet e ofruara nga institucionet e sektorit publik (duke përfshirë edhe qeverinë). Arsyeja kryesore duket të jetë shqetësimi i shprehur në lidhje me çështjet sociale dhe shpërndarjen.

Çuditërisht pak përpjekje janë bërë për të vlerësuar shtrembërimet dhe pajtueshmërinë, si dhe koston administrative që mund të dali nga këto dispozita. Ndërsa aktivitetet jofitimprurëse dhe bamirëse janë rrallë çështje kritike në zhvillimin e vendeve në tranzicion, këto vende gjithashtu janë shpesh të shqetësuar në lidhje me pengesat në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre sektorëve.

Për më tepër, roli i sektorit shtetëror është shpesh kritik në vende të ndryshme. Disa vende evropiane kanë sisteme zbritje që kompensojnë organet publike për TVSH e paguar në furnizimet e përjashtuara apo të pa tatueshme. NË BE, aktivitetet e organeve të sektorit publik në arsim dhe shëndetësi janë të përjashtuara, ndërsa aktivitetet e tjera të organeve të sektorit publik, në rolin e tyre si autoritete publike janë të pa tatueshme.

Një shembull është qeverisja vendore. Të dy furnizimet, si ai i pa tatueshëm dhe ai i përjashtuar konsiderohen si jashtë objektit të TVSH-së në BE, edhe pse shmangia prej statusit i pa tatueshëm është i mundur në rast shtrembërimi të dukshëm prej konkurrencës.

Në anën tjetër, skemat e rimbursimit të TVSH për organet publike, mund të justifikohen në kontekstin specifik të skemës që zbatohet në përgjithësi për aktivitetet e pa tatueshme ose të përjashtuara të qeverive lokale. Qëllimi kryesor është për të kompensuar furnizuesit për TVSH-në e paguar në blerjet e tyre, në mënyrë që të nivelohet fusha e lojës midis furnizimeve prej qeverisë dhe sektorit privat. Edhe pse ne nuk kemi informacion mbi volumet specifike të rimbursimit për raste të caktuara të pushtetit lokal, duket se ata janë zakonisht më pak se 100% dhe ndryshojnë sipas llojit të aktivitetit.

Me përjashtim të skemës së rimbursimit në mbretërinë e Bashkuar, e cila është financuar nga qeveria qendrore, të gjitha skemat në fuqi kërkojnë autoritetet lokale që ta paguajnë shumicën e TVSH për rimbursim përmes granteve të reduktuara nga qeverisja qendrore qëkur vlera e TVSH së mbledhur thuhet se është e pamjaftueshme për të paguar për skemat e rimbursimit. Organet publike lokale duhet që të rritin taksat ndaj pronës apo taksa të tjera lokale për përballimin e faturës së rimbursimit, ndërsa qeverisjes qendrore duket se i vjen si një fat i papritur kjo skemë në zbatim.

Një modifikim i mundur i skemës së përjashtimeve do të ishte lejimi në një shkallë të caktuar i nisjes nga një sistem i pastër përjashtimi, për shembull, duke përfshirë mallrat dhe shërbimet që janë jashtë objektit të TVSH-së në fushën e tatimit ose konvertimin e mallrave dhe shërbimeve të përjashtuara në mallra apo shërbime të tatueshme ose me shkallë zero. Një variant do të ishte taksimi i tarifave të qarta të vendosura për produkte të sektorit publik.

Kjo qasje duket veçanërisht e përshtatshme në rastet kur tarifa paraqet vlerën e plotë dhe për këtë arsye është e barabartë me vlerën e tregut, siç është shpesh rasti kur mallrat dhe shërbimet konkurrojnë drejtpërdrejt me ato të ofruara nga sektori privat (p.sh., në disa vende të tilla janë kurset e lojës së golfit të organizuar nga komunat).

NË realitet, megjithatë, duket se janë jo pengesat konceptuale, por ato politike që bllokojnë veprimin në BE. Vendet në zhvillim nuk kanë të njëjtin problem politik, si ndodh me vendet e BE-së.

Por ata nuk kanë ngjashmëri as me vende të tilla, si Australia dhe Zelanda e Re, si për pengesat politike, po ashtu edhe për ato administrative. Problemet, përveç trajtimit të duhur të sektorit publik përvijohen më të mëdha në horizontin e politikës së TVSH në shumicën e vendeve të tilla.

Megjithatë, më shumë mendime duhen dhënë për këtë çështje në vende të tilla si: Egjipti dhe vende të tjera të pranishme dhe të ardhshme në skemën e TVSH-së, si p.sh. Në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera të zonës, në të cilat sektori shtetëror përbën një komponent të rëndësishëm të ekonomisë formale dhe kështu si rrjedhim edhe të bazës potenciale të TVSH.

Për shembull, zbritja 100% e TVSH për komunat sipas sistemit kanadez është e barabartë me shkallën zero %. Kjo shkallë është në përputhje me tatimin në rastin e shërbimeve publike të ofruara me zero % TVSH apo të pa tatueshëm sipas rasteve dhe llojit të aktiviteteve publike.

Por shkalla 0 % nuk ka gjasa të jetë e ndjeshme në kontekstin e shumicës së vendeve në zhvillim.

Së pari, ajo redukton të ardhurat.

Së dyti, neutraliteti është shkelur nëse mallrat private të furnizuara nga organet publike janë me shkallë 0%, ndërsa mallrat private të furnizuara nga sektori privat nuk janë.

Së treti, zgjedhja në mes të mallrave të tatueshme dhe me shkallë zero është gjithashtu një shtrembërim i skemës.

Së katërti, kostot e kompleksitetit janë rritur qëkurse rregullat që përcaktojnë mallrat dhe shërbimet me 0% duhet të projektohen dhe monitorohen në çdo hallkë të qarkullimit të tyre.

Së fundmi, për të reduktuar problemet e rimbursimit, nëse e kanë të mundur, vendet në zhvillim duhet të shmangin çdo shkallëzim me 0% në tregun e brendshëm.

Por, a duhet vendet që kanë një administratat tatimore të pa zhvilluar mirë dhe të pa sofistikuar sa duhet të konsiderojnë ndjekjen e politikave të ngjashme?

Pasi TVSH është futur në hullinë e mirë administrimit, mundet që në disa raste ata ndoshta mundet të ndjekin skemat që përmendëm më lart dhe të tjera që kanë patur rezultat pozitiv. Asnjë vend nuk ka recetë të gatshme për një administrim të mirë të TVSH-së. Ajo duhet të rritet, njësoj si një mur me tulla një mbi një për një periudhë të gjatë dhe me kujdes të nevojshëm për rastet delikate në trajtim dhe përshtatje sipas kushteve.

Pak a shumë e njëjta gjë është e vërtetë në lidhje me rritjen e bazës së  tatimpaguesve që e bën në thelb vetë-vlerësimin e TVSH një burim të mundshëm të të ardhurave për çdo vend. Por, është me vend për tu përmendur se nuk ka traditë për pajtueshmërisë vullnetare në asnjë administratë të vendeve në zhvillim. Morali tatimor është i ulët ose nuk ekziston dhe vetë-vlerësimi është zakonisht një koncept ende që nuk asimilohet kollaj në këto vende.

Mungesa e kulturës tatimore te tregtarët e vegjël, e dukshme në raportimin jo real të faturimeve apo blerjeve me TVSH, dobësitë në administrimin e TVSH, si dhe mungesa e shërbimit apo cilësisë së tij për tatimpaguesit duket se përbëjnë kompleksin e problematikës ende për tu trajtuar në këto vende.

Në përgjithësi, vendet duket se këshillohen për të ndërtuar dhe forcuar jo një sistem ideal nisur nga specifikat e tyre, por më tepër për të kombinuar produktet e gatshme të administrimit në mënyrat që i përshtaten rrethanave të tyre të veçanta.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: