Sektorët ndikuesë në PBB-në e 2023: Kujdes me rimodelimin e ekonomisë së re
Sipas publikimit të fundit të INSTAT për llogaritë kombëtare[1], “Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.46 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2022.
Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:
Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1.20 pikë përqindje,
Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,68 pikë përqindje,
Ndërtimi me +0,45 pikë përqindje,
Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.43 pikë përqindje,
Informacioni dhe Komunikacioni me +0,26 pikë përqindje,
Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,24 pikë përqindje,
Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi me +0,24 pikë përqindje,
Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,09 pikë përqindje.
Kontribut negativ kanë dhënë degët:
Industri, Energji dhe Uji me -0,34 pikë përqindje,
Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,17 pikë përqindje”
Bujqësia | Industria nxjerrëse | Manifaktura | Ndërtimi | Tregtia | IT | Financiare | Pasuri paluajtshme | Profesionet | Administrata | Turizmi | Vlera e shtuar[2] | Taksat e produkteve[3] | PBB | ||
2023* | T1 | 0.04 | 2.85 | 0.66 | 4.56 | 3.15 | 6.42 | 1.36 | 11.02 | -0.63 | 4.60 | 32.30 | 3.75 | -2.81 | 2.87 |
T2 | -0.04 | -1.21 | -6.10 | 14.38 | 1.17 | 8.25 | 3.61 | 11.72 | -3.62 | 5.44 | 12.15 | 3.60 | 1.82 | 3.38 | |
T3 | -0.50 | -2.89 | -8.20 | 4.72 | 0.77 | 8.97 | 4.50 | 12.20 | 7.55 | 11.18 | 11.28 | 3.56 | 2.87 | 3.46 |
Nga treguesit më lart shihet se ekonomia është mirë me shpenzimet që ka kryer për administratën publike, si dhe aktivitetet që lidhen me ndërtimin, tregtinë dhe shërbimet. Por, ekonomia nuk është mirë me aktivitetet prodhuese dhe kryesisht ato që lidhen me përpunimin dhe agrobujqësinë për eksport. Kjo qasje e ekonomisë shihet edhe në treguesit e rënies së eksporteve, me të paktën 10% në krahasim me vitin 2022[4].
Në krahasimin mes sektorëve kontribues në 2023 të krahasuar me 2021 dallohen vetëm aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe aktivitetet e turizmit, që kanë performuar më mirë në kontributin e tyre ndaj ekonomisë. Gjithë sektorët e tjerë kanë performuar jo mirë dhe madje aktivitetet financiare dhe ato të sigurimit kanë një ndikim në rënie në vitin 2023, të ngjashme me aktivitetet e manifakturës dhe ndërtimit.
Bujqësia | Industria nxjerrëse | Manifaktura | Ndërtimi | Tregtia | IT | Financiare | Pasuri paluajtshme | Profesionet | Administrata | Turizmi | Vlera e shtuar | Taksat e produkteve | PBB | ||
Ndryshimi | T1 | -1.28 | -7.87 | -10.53 | -15.73 | 4.60 | -2.89 | -15.65 | 7.06 | 1.24 | -3.03 | 26.88 | -1.33 | -9.80 | -2.46 |
2023/2021 | T2 | -1.30 | -26.73 | -36.31 | -24.64 | -27.41 | -7.05 | -12.09 | 4.71 | -32.38 | -11.68 | -20.27 | -13.71 | -25.90 | -15.16 |
T3 | -2.49 | -7.84 | -10.18 | 1.22 | -9.54 | -1.80 | -24.17 | 8.53 | 3.46 | 5.97 | 13.16 | -2.30 | -11.32 | -3.42 |
Në krahasimin mes sektorëve kontribues në 2023 me 2022 ka një peshë ndikuese të lartë vlera e shtuar nga turizmi dhe më pak nga administrata publike. Ndërkohë sektorët e ndërtimit, manifakturës, industrisë nxjerrëse, bujqësisë, shërbimeve financiare, profesioneve dhe tregtisë kanë një ndikim më të ulët në vlerën e shtuar bruto të ekonomisë në 2023 në raport me tre tremujorët e vitit 2022.
Bujqësia | Industria nxjerrëse | Manifaktura | Ndërtimi | Tregtia | IT | Financiare | Pasuri paluajtshme | Profesionet | Administrata | Turizmi | Vlera e shtuar | Taksat e produkteve | PBB | ||
Ndryshimi | T1 | 0.09 | -4.63 | -12.41 | -20.73 | -8.98 | -6.32 | -6.53 | -1.29 | -15.67 | 5.06 | 48.16 | -3.48 | -9.94 | -4.35 |
2023/2022 | T2 | -0.14 | -5.28 | -15.51 | 17.91 | -11.67 | 3.13 | -6.11 | 1.29 | -9.33 | 7.21 | 12.63 | -0.03 | 1.41 | 0.17 |
T3 | -0.86 | -7.13 | -10.27 | -6.06 | -9.16 | 2.90 | -1.66 | -0.75 | 8.76 | 14.24 | -26.21 | -1.79 | 0.64 | -1.47 |
Nga kontributi i sektorëve shikohet se pjesa më e madhe e tyre kanë të nevojshme të rishikojnë performancën nëpërmjet rishikimit të modelit të biznesit dhe produktivitetit. Mbi këtë bazë duket se dhe tremujori i fundit i vitit 2023 nuk do të prezantojë ndryshime të tendencave rënëse të sektorëve në vlerën e zhvillimit të ekonomisë. Nga kjo situatë stanjative apo dhe me tendencë zhvillimi të ngadaltë dhe në disa sektorë si prodhimi edhe rënëse, duket se e ka fillimin pas pandemisë, por në fakt fillon një rënie e tyre që nga viti 2019.
Kur PBB-ja po ndikohet nga fare pak sektorë të ekonomisë dhe specifikisht nga sektorët e ndërtimit bashkë me pasuritë e paluajtshme, si dhe nga shpenzimet e administratës, kjo kërkon vëmendje për një analizë të veçantë për secilin sektor për të parë problemet e modelit, tregut dhe nevojës apo jo për ndërhyrje. Edhe pse GDP mund të jetë në rritje, por me ritmet që po ecën Shqipëria ne vitet e dekadës së fundit kjo është një rritje e pamjaftueshme për të mundësuar vende pune për brezin e ri të tregut të punës dhe sipërmarrësve.
Mungesa e industrisë së rëndë apo industrisë së lidhur me të nuk mund të konsiderohet domosdoshmërisht një fenomen negativ i ekonomisë sonë. Arsyet që ekonomia jonë nuk operon më mbi bazat e sektorëve të industrisë së rëndë dhe industrive automotive e minerare tashmë është pasojë e rritjes së shpejtë të sektorëve të tregtisë dhe shërbimeve, si dhe disa degëve të manifakturës, kryesisht për eksport.
Mirëpo ndryshimi i kësaj strukture ekonomie drejt një status quo-je tjetër mund të ndikojë në mbylljen e ekonomisë ndaj mundësive për tu realizuar investime me ndikim afatgjatë në ekonomi. Edhe pse turizmi po konsiderohet si “el Dorado” e dekadës së ardhme, duhet që vëmendja të theksohet mbi sektorët mbështetës të tij dhe natyrisht tu jepen më shumë shanse dhe fokus për të mos krijuar disbalanca dhe pabarazi të mundësive dhe shanseve për pjesëmarrje të gjithë popullatës.
Ndërkohë, turizmi i cili mund të hyjë në një terren të minuar nga informaliteti dhe problemet e tregut jo të qëndrueshëm e ka të nevojshme një politikë dhe qasje të dedikuar drejt objektivit të rritjes së produktivitetit të shërbimeve turistike dhe atyre të lidhura me to.
Nga ana tjetër, duke njohur faktin se sektori i shërbimeve është më pak i prirur për të ndërtuar marëdhënie të përshtatshme sociale me tregun e punës nevojitet një ritheksim i rolit të kontratave bazuar te një qasje e re sociale dhe që kërkon praninë e institucioneve dhe sindikatave.
[1] https://www.instat.gov.al/media/12905/pbb-tr3-2023.pdf
[2] Vlera e shtuar bruto përfaqëson kontributin e aktiviteteve të ndryshme në PBB dhe llogaritet si diferencë midis prodhimit dhe konsumit të ndërmjetëm
[3] Taksat mbi produkte janë taksat e pagueshme për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza, taksa dhe taksa doganore mbi importet
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.