Revolucionarizimi apo evolucioni fiskal?
Disproporcionet strukturore ne prodhim dhe tregti dhe një nevoje e menjëhershme për investime te vazhdueshme; normat e fitimit te larta mbi shume mallra konsumi dhe shërbime; një bilanc negativ i tregtisë me jashtë; borxhi publik ende i larte; papunësia ne nivelet e 14%, nje problem i pazgjidhur ende; shuma te vogla te kursimeve dhe investimeve tregojnë ne përgjithësi për ruajtjen e një status quo kërcënuese ndaj ekuilibrit ekonomik të brishtë në mjaft segmente te ekonomisë shqiptare.
Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe ekuilibri ekonomik ne Shqipëri mund te arrihet vetëm nëse politika makroekonomike do te ketë synim te saj nga njëra ane kufizimin e furnizimit te parasë ne qarkullim në formën aktuale dhe një rritje reale te nivelit te interesave (te cilat përgjithësisht po tentohet, por nuk po realizohen). Nga ana tjetër, harmonizimi i barrës fiskale apo me mire shpërndarja e barabarte e saj; rritja e qarkullimit dhe stokut të kapitalit ne vend, si dhe rritja e eksportit cilësor të mallrave e shërbimeve duhet te udhëhiqet nga një politike qe reflekton kuptimin real të efektivitetit dhe qëllime vizionare kombëtare brenda saj.
Rezutantja dhe suksesi i gjithë politikes ekonomike dhe fiskale duhet te jete rritja e te ardhurave per fryme.
Faktikisht, disa vendime te suksesshme administrative si politika monetare dhe fiskale kane patur synim te ndikojnë ne minimizimin e pasojave negative te çekuilibrimit ekonomik. Por, këto masa te marra te veçuara nuk mund ta përmirësojnë situatën ekonomike kushedi çfarë. Eksperienca ndërkombëtare sugjeron se është e vështirë te inkurajohet rritje ekonomike dhe krijimi i nje ekuilibri ekonomik pa liberalizimin real ekonomik e fiskal.
Parë ne këtë kuadër ne ekonominë e tregut te lire, tatimet dhe taksat, si influencuese direkte ne shpërndarjen e te ardhurave dhe burimeve financiare luajnë një rol te rëndësishëm ne stabilizimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit te saj. Format e taksimit dhe shuma e barrës fiskale kane një efekt te drejtpërdrejtë mbi shumen dhe strukturën e konsumit dhe kursimeve te qytetareve, mbi shumen dhe strukturën e investimeve te huaja e vendase, por dhe mbi prodhimin dhe tregtinë.
Ndërkohë, efekti negativ i taksimit varet nga madhësia dhe struktura e shpërndarjes se barrës fiskale dhe shkakton fenomene te tilla ekonomike si: disproporcione industriale midis qyteteve dhe zonave ne prodhimin e mallrave e shërbimeve dhe kufizim te shumes se investimeve te huaja duke nxitur njëkohësisht dhe ekonominë informale ne vend.
Reforma tatimore dhe efektet reale te saj
Në dekadën e fundit shume vende te tjera kane qene te detyruara te nisin reforma fiskale. Objektivi dominues për këto reforma fiskale ka qene minimizimi i disproporcioneve, përmirësimi i efektivitetit dhe stimulimi i rritjes ekonomike. Efekti qe do te kishin këto reforma për taksat mendohet te ishte neutraliteti dhe ndërhyrja sa me pak ne faktorët qe veprojnë ne treg.
Reforma tatimore qe është pjese e reformës fiskale duhet te synoje gjithashtu ne eliminimin e disbalancimit te buxhetit, rishpërndarje te drejte te barrës fiskale, lehtësimin e praktikave te vlerësimit dhe mbledhjes se tatimeve dhe përmirësimin e shpërndarjes se te ardhurave.
Në vendin tone administrata tatimore është orientuar për te ecur pikërisht ne këto drejtime sipas objektivave në a) zgjerimin e bazës se taksapaguesve qe paguajnë tatim mbi te ardhurat personale dhe aplikim te përqindjeve nga me te ultat e vendeve te rajonit; b) zgjerimin e bazës se tatimpaguesve qe paguajnë tatimin mbi fitimin dhe aplikimi i përqindjes nder me te ultat e vendeve përreth nesh; c) përshtatje te ligjit te TVSH-se me direktivën evropiane duke u nisur nga ndryshimet ne strukturën e te ardhurave tatimore; d) perfeksionimin e administratës tatimore duke luftuar elementet negative te korrupsionit dhe paaftësisë administruese te punonjësve te saj.
Veçanërisht, për vitin e ri fiskal, evoluimi tatimor shqiptar duhet te përqendrohet ne futjen e rregullave transparente dhe eficiente te vlerësimit dhe mbledhjes se tatimit mbi te ardhurat personale, TVSH-se dhe tatimit mbi fitimin, duke u nisur nga fakti se këto tatime gjenerojnë çekuilibrime te shumta ekonomike si: rritje te aktiviteteve ekonomike qe nuk regjistrohen dhe transaksioneve barter*, rritje evazionit fiskal, rrjedhje të kapitalit, përdorim masiv te valutave te huaja, reduktim të depozitave bankare.
Gjithsesi, mungesa e një tradite te marrëdhënieve institucionale midis qeverise dhe bizneseve dhe burimet e kufizuara administrative te autoriteteve tatimore si dhe trajtimi financiar i këtyre burimeve si një forcë, që duhet mirëkuptuar dhe mirë trajtuar ne vështirësitë qe ndesh duhet të përbëjnë shqetësimin kryesor ne zbatimin e një politike revolucionarizuese ne tatime të qeverisjes aktuale shqiptare.
Marrëdhënie te ndryshuara mes administratës tatimore dhe administrimit qeverisës
Mostrajtimi i administratës fiskale, si një nder administratat kryesore ne gjithë administratën publike do te rriste pjesërisht koston e zbatimit te operacioneve te saj kryesore si dhe humbjen e një pjese te te ardhurave te parashikuara për shkak te mos ruajtjes dot te kompaktësisë përballë gjithë biznesit (te ndershëm apo jo), qe ajo ka për detyre ta administroje.
Ne kuadrin e zbatimit te një reforme tatimore duhet luftuar për realizimin e transparencës. Kjo transparence është e lidhur me qëllimet e administratës tatimore me rregulla te përcaktuara dhe te deklaruara qe ne fillim te zbatimit te praktikave nëpërmjet buletineve. Shpallja për secilën dege e nëndegë te ekonomisë dhe secilën zone te vendit te objektivave tatimore për mbledhjen e te ardhurave do te ulte ne mase gjykimet personale subjektive dhe do te rriste formën e pagesës se tatimeve vullnetarisht.
Për administratën tatimore është e nevojshme qe tradita e negociatave dhe marrëveshjeve për tatimet duhet mbyllur. Reforma tatimore kërkon një rikonceptim te koordinimit te marrëdhënieve ndërmjet qendrës dhe rajoneve tatimore duke u bazuar te dialogu. Kjo reforme duhet te shtrihet dhe ne rritjen e autoritetit administrativ te saj nëpërmjet argumentimeve qe duhet te vendose përballë misioneve te ndryshme ndërkombëtare monitoruese.
Megjithatë, suksesi varet nga kërkesat e tatimpaguesve, vullneti i politikes, përgatitja serioze ne formate studimore, largpamëse dhe rezultative te drafteve ligjore, nga momenti i duhur, shpejtësia dhe këmbëngulja. Çdo iniciues i revolucionarizimit duhet ta ketë parasysh mbi te gjitha se çdo reforme tatimore kërkon një përshtatje sa më autentike me normat e përgjithshme të kushteve sociale dhe ekonomike të zonave të vendit. Për këtë qëllim, ndoshta duhet arritur në pika kompromisi midis disa grupimeve politike, biznesmenëve dhe popullsisë, apo midis teorisë dhe ekonomisë aktuale dhe ambjentit social.
Tendenca te reja te marrëdhënieve te administratës me tatimpaguesit
Ndër konkluzionet e arritura nga lobingjet industriale është se tarifat tatimore te ulura janë me mire se ato te ngritura. Këto tarifa te aplikuara ne këtë mënyrë do t’i shërbenin me mire rishpërndarjes se te ardhurave, qe është detyre e shtetit duke vendosur një sistem fiskal me te vërtetë progresiv. Duke qene se mentaliteti i mbartur nga e kaluara është se shteti duhet te garantoje sa me shume shërbime nuk është e mundur qe te realizohet pa kontributin fiskal te gjithsecilit ne buxhetin e shtetit. Ne ndryshimin e këtij mentaliteti do te shërbente dhe një riorientim i politikes fiskale për te ardhurat personale.
Për te ulur çrregullimet me tatimin mbi te ardhurat personale, reforma për këtë pike duhet te përcaktojë se shuma vjetore e mirëqenies personale ne çdo forme te arritjes se saj dhe ne çdo forme te shfaqjes se kësaj mirëqenie (aktive te luajtshme apo te paluajtshme)** do te jete pjese e tatimit te tyre. Për te ardhurat e buxhetit, tatimi mbi te ardhurat personale duhet te behet me i rëndësishmi pas TVSH-se, nisur nga përhapja e madhe e formave te krijimit te te ardhurave personale si dhe mosaplikimit te tatimeve ne baze te gjere deri me sot mbi këto te ardhura.
Te ardhurat personale janë një matje e sakte e kapacitetit personal për te konsumuar dhe kursyer. Tatimi mbi këto te ardhura personale synon rritjen e te ardhurave fiskale për shtetin dhe shpërndarje te barrës fiskale me efekte depolarizuese ne shoqërinë shqiptare. Megjithëse, matja e potencialit real te te ardhurave personale është një detyre e vështirë për t’u realizuar ne këtë drejtim mund te gjenden pika standarde për ngushtimin e mundësive te fshehjes se tij. Gjendja e mallrave, amortizimet e ligjshme dhe përpjesëtimet midis biznesit dhe shpenzimeve te konsumit personal zakonisht luajnë një rol parësor ne matjen e kujdesshme te te ardhurave personale.
Por, nisur dhe nga te ardhurat tatimore nga TVSH-ja vlen te thuhet se dhe ne këtë drejtim duhet një këndvështrim i ndryshëm i administrimit te tyre. Nisur nga lidhja e ngushte qe kane llojet e tatimeve me njeri-tjetrin duhet analizuar dhe efektivizuar edhe tërheqja dhe shtytja qe kane ato mes tyre. Kjo është ngushtësisht e lidhur me vendin dhe kohen e kryerjes se te ardhurave tatimore.
Ndjekja e këtyre te ardhurave ne kohen kur ato krijohen do te çonte ne mbledhje te tyre me kosto te ulet dhe delegimin e funksioneve te bashkëpunimit dhe vetëkontrollit direkt te tatimpaguesi.
* transaksione barter janë ato transaksione qe konsistojnë ne këmbime mall me mall apo me shërbim, pa prani te parasë
** aktive te luajtshme janë automjete, motocikleta etj. dhe aktive te paluajtshme janë ndërtesa, apartamente, magazina etj.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.