Raporti i projekt buxhetit 2023 sipas këndvështrimit qytetar përcillet me diskutime te vlefshme

Raporti i projekt buxhetit 2023 sipas këndvështrimit qytetar përcillet me diskutime te vlefshme

Gjatë pjesës së dytë të aktivitetit në Berat në një takim që u dialogua direkt me përfaqësues aktivë të shoqërisë civile të Beratit dhe oponent të qeverisjes vendore, ekspertët e ALTAX patën një diskutim mjaft të vlefshëm për të treguar më së pari frymën e Raportit Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të Beratit, si dhe së dyti për një prezantim të pjesës ku ALTAX mundet të lobojë për interesat e oponencës qytetare bazuar mbi fakte dhe analiza të argumentuara.

Nga të pranishmit, por edhe nga shikuesit online u shtruan mjaft pyetje dhe komente, të cilat u sqaruan në një pjesë direkt, si dhe u mbajtën shënime, të cilat do të përdoren për të vijuar dialogun deliberativ edhe për të ardhmen.

Raporti i pregatitur nga ekspertët u pranua si një qasje e vlefshme për ta dhe që duhet të vazhdojë me po këtë frymë edhe për të ardhmen, pasi shoqëria ka nevojë për zërin e ekspertizës.

Ndërkohë, besimi i publikut ishte i dukshëm ndaj qasjes së ALTAX duke mirëpritur prej tyre edhe prezantime të problemeve të shtruara përpara bashkisë, por që prej tyre konsideroheshin se kishte një mungesë etike komunikimi dhe arrogancë në mosdëgjimin e zërit qytetar.

Në analizën e saj u theksua fakti se ne në ALTAX do te vijojmë me bërjen e gjithë veprimeve qe i kemi përmendur si angazhime ne Raport dhe do te vijmë tu themi se çfarë kemi bere kur te takohemi në një event me një qasje tjetër në Pranverë, përpara zgjedhjeve vendore me te dhëna dhe gjetje te reja.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: