Publikohet përmbledhja e analizave për nevojat për financim buxhetor me financim monetar direkt

Publikohet përmbledhja e analizave për nevojat për financim buxhetor me financim monetar direkt

Ekspertët e ALTAX në një punim të fundit, me një qasje të përbashkët të sektorit të edukimit dhe atij ligjor kanë përmbledhur analiza dhe propozime mbi deficitin buxhetor, krizat financiare dhe katastrofat natyrore dhe financimi direkt monetar si një instrument efektiv për borxhet e prapambetura të qeverisë.

Nëpërmjet publikimit synohet ti jepet një koment më i zgjeruar dhe një qasje për diskutime dhe debate lidhur me mënyrën se si mund të përballohet ndryshe borxhi i lartë i qeverisë duke përdorur mënyra jashtë politikës monetare aktuale.

Publikimi trajton në tre pjesë me 22 analiza pikërisht adresimin e çështjeve të tilla si:

  • Deficiti buxhetor dhe financimi i tij përmes lehtësimit sasior
  • Borxhi publik për rritje ekonomike dhe oferta monetare direkte
  • Katastrofat natyrore dhe pandemike dhe financimi direkt monetar

Përshtatja e përgatitur nga analizat dhe prezantimet e ekspertëve fiskalë, financiarë dhe ekonomikë është një qasje që ka përmbledhur dhe përshtatur analiza të kryera nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas për politikën monetare dhe fiskale.

Por shkalla e ngadalësimit ekonomik në pothuajse gjithë dekadën e fundit dhe veçanërisht rritja e rrezikut financiar dhe një kolapsi i përgjithshëm i besimit në tregun vendas dhe në ekonomi kërkojnë që Banka e Shqipërisë të kërkojë opsione të reja përtej stimulit konvencional.

Prandaj, ky moment i vështirë financiar mbarë global kufizon aftësinë e Bankës së Shqipërisë për të ndikuar me rritjen e normave të interesit për të kontrolluar inflacionin. Për të adresuar këtë, dhe ende me synimin për të kontrolluar inflacionin, Banka duhet të fillojë një program të guximshëm për arsye të kushteve jo të qëndrueshme dhe të plota për zbatimin e Lehtësimit Sasior (eng. Quantitative Easing).

Financimi monetar është transferimi i drejtpërdrejtë i parave për tu shpenzuar nga qeveria. Kjo mund të kryhet nëpërmjet blerjes direkte të borxhit nga banka qendrore, ku Banka e Shqipërisë zgjeron bilancin e saj përmes blerjeve të borxhit të qeverisë.

Nëse përmendim Lehtësimin Sasior (LS), ai nuk përbën financim të drejtpërdrejtë monetar/printimin e parave. LS është i ngjashëm me operacionet e tregut të hapur, ku blerjet bëhen në tregun sekondar, që do të thotë se, të paktën drejtpërdrejt qeveria nuk merr asnjë të ardhur shtesë nga transaksionet.

Printimi i parave është i ndryshëm nga LS. Shtypja e parave është qasje inflacioniste. Ndryshe nga shtypja e parave, të cilat përfshijnë shpërndarjen e parave të printuara për publikun, bankat qendrore e përdorin lehtësimin sasior për të krijuar para dhe më pas blejnë aktive duke përdorur paratë e printuara.

Nëse banka qendrore printon me shpejtësi shumë më tepër para dhe e vë menjëherë në qarkullim, atëherë më shumë para do të shërbejnë për të blerë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh.

Por, nëse këto para do të përdoren për të paguar faturat buxhetore për pronarët e vjetër, për të përndjekurit e regjimit komunist, si dhe shumë fatura të tjera të prapambetura, atëherë shtypja e parave merr një kuptim tjetër dhe mjaft më nxitës.

Megjithatë, nisur nga fakti se Lehtësimi Sasior i shtyn normat e interesit në rënie, kjo mund të jetë më efektive dhe mundet të shërbejë në këtë kohë si një kundërmasë e vlefshme për të ndikuar mbi efektet që mundet të ketë politika e rritjes së normave të interesit.

Të plotë publikimin më të ri mund ta gjeni duke klikuar te linku Është furnizimi me para, idiot!

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: