Nxitjet drejt informalitetit dhe qasjet hibride drejt formalizimit

Nxitjet drejt informalitetit dhe qasjet hibride drejt formalizimit

Në Ballkanin Perëndimor shihet se jemi në të njëjtin nivel të informalitetit prej 30% në mesataren e 4 viteve të fundit dhe ky nivel është i pandryshuar prej të paktën prej 1 dekade[1]. Mbi këtë nivel janë Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Nën apo në këtë nivel mesatar janë Shqipëria dhe Serbia.

Informaliteti në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor është në nivele të njëjta në një mesatare prej 32.2%[2]. Mbi këtë nivel janë Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, ndërsa Serbia, Shqipëria dhe Kosova janë poshtë këtij niveli mesatar.

Efekti i informalitetit mund të perceptohet edhe më mirë nëse përmendim se në nivel global“Ekonomia informale përthith gjashtë nga 10 punëtorë dhe tetë në çdo 10 biznese në botë dhe kontribuon mesatarisht në rreth 30 për qind të PBB-së në vendet në zhvillim.

Punësimi joformal mbetet mbizotërues në vendet në zhvillim (mban 90 përqind të punësimit total) dhe vendet në tranzicion (mban 67 përqind). Nga këndvështrimi i shumë atyre që punojnë në ekonominë informale, mbizotëron argumenti se informaliteti është para së gjithash një zgjidhje, madje shpesh e vetmja zgjidhje për të fituar jetesën, duke përfshirë në këtë rrugëdalje shumicën e grave[3]”.

E gjithë kjo panoramë na jep një konkluzion të qartë se të luftosh informalitetin është një problem që politika e sotme nuk e lufton dot e vetme dhe se mënyrat dhe politikat e përdorura shihen se kanë dështuar për të përmbushur objektivat.

Nga gjithë analizat e kryera për të zbuluar arsyet me qëllimin për ta luftuar pikërisht në përtharjen dhe eleminimin e nxitësve të informalitetit shihet se ka një mendim të përgjithësuar se:

  • Informaliteti nxitet nga faktorë të shumtë, duke përfshirë ata që lidhen me mjedisin ekonomik/tregun dhe cilësinë e institucioneve për përmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore.
  • Ndërkohë, arsyet e tjera që lidhen me strukturën e ekonomisë dhe përbërjen e degëve ekonomike që ndikojnë në rritjen ekonomike, problemet sociale të pazgjidhura, normat etike, karakteristikat e popullsisë, duke përfshirë gjininë, dhe sjelljet e personave ose bizneseve janë elementët që nxitin informalitetin të ndodhë.
  • Nga ana tjetër, mungesa e njohjes formale të të drejtave pronësore ose pronësia e paqartë e aseteve, mungesa e aksesit në shërbimet bankare, mungesa e informacionit, njohurive dhe edukimit të përshtatshëm për punën, zhvillim i ulët i përdorimit të teknologjisë, mungesa e bashkëpunimit social, organizimi i dobët i shoqërisë, si dhe mungesa e besimit në institucionet publike, niveli i korrupsionit mundet të veprojnë si shtytës kryesor i informalitetit.

Ajo që nevojitet, në thelb, është një paradigmë e re ekonomike: një model ekonomik hibrid që përqafon tradicionalen dhe modernen, duke lejuar njësitë më të vogla dhe punëtorët më pak të fuqishëm të veprojnë përkrah njësive më të mëdha dhe lojtarëve më të fuqishëm ekonomikë.

Një QASJE që lejon:

  • prodhuesit e vegjël dhe të mesëm, që janë pjesë në zinxhirët globalë (rajonalë dhe më gjerë) të vlerës të jenë në gjendje të bëjnë marrëveshje me lojtarët dominues në ato zinxhirë për pjesën e tyre të drejtë të vlerës së shtuar dhe për këtë kanë nevojë ndërmjetë3simin e agjensive publike.
  • shitësit ambulantë të operojnë përkrah shitësve me pakicë dhe shumicë, apo krahas dyqaneve, tregjeve me shumicë dhe qendrave tregtare pasi mundësia e tyre për tu formalizuar ka pak gjasa të ndodhë.
  • punëtorët informalë në ndërtim duhet të kenë fillimisht subvencione për të fituar disa muaj nga mbrojtjet dhe përfitimet njësoj si punëtorët formalë të ndërtimit.
  • punëtorët informalë në transport të integrohen në kushte të barabarta si në sistemet e transportit publik dhe privat.
  • bizneset e vogla të përpunimit dhe punëtorët e përditshëm të bujqësisë duhet të subvencionohen disa muaj për të konkurruar në kushte të barabarta me bizneset më të mëdha apo të ngjashme formale dhe të stimulohen të bashkohen në ferma më të mëdha. Kjo i lejon prodhuesit në shkallë të vogël të konkurrojnë në tregjet e eksportit në kushte të drejta së bashku me fermat tregtare në shkallë të gjerë.

Proceset dhe masat e formalizimit që synojnë të lehtësojnë kalimin në formalitet duhet t’u përshtaten rrethanave specifike me të cilat përballet vendi dhe kategoritë e ndryshme të bizneseve dhe vendeve të punës.

[1] https://www.oecd.org/south-east-europe/ECS-Policy-Paper-2%20web-1.pdf

[2] https://www.worldeconomics.com/National-Statistics/Informal-Economy/Albania.aspx

https://www.imf.org/-/media/Files/Publications/CR/2024/English/1ALBEA2024001.ashx

https://finance.gov.mk/2023/11/04/systemically-tackling-informal-economy/?lang=en

https://www.worldeconomics.com/National-Statistics/Informal-Economy/Serbia.aspx

https://www.state.gov/reports/2023-investment-climate-statements/kosovo/

https://www.state.gov/reports/2023-investment-climate-statements/montenegro/

https://www.coface.com/news-economy-and-insights/business-risk-dashboard/country-risk-files/bosnia-herzegovina

[3] https://socialprotection.org/discover/blog/covering-informal-economy-achieve-universal-social-protection

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: