-100%

Kush e ka detyrë ta luftojë informalitetin dhe si po e lufton?

Original price was: 5 €.Current price is: 0 €.

Ekonomia informale është shumë heterogjene dhe përfshin një larmi të madhe punëtorësh dhe situatash të ndryshme pune, duke përfshirë punëtorët që punojnë joformalisht në ndërmarrjet formale, punëtorët e vetëpunësuar, punëtorët e bujqësisë dhe punëtorët e shtëpisë dhe të kujdesit.

Kjo kërkon domosdoshmërinë e përshtatjes së mekanizmave ekzistues për situatën e grupeve të ndryshme të punëtorëve nëpërmjet masave që adresojnë barrierat specifike për mbulimin –ligjor, financiar dhe administrativ- me të cilin përballen

Cënueshmëria e ekonomisë formale është rritur ndjeshëm gjatë kësaj kohe të vështirë dhe marrja e masave me synimin e gjithpërfshirjes mundet që të ndikojë më mirë se më parë në uljen e ndjeshme të informalitetit. Për më tepër, grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë potencialin të bien në varfëri.

Në parandalim të situatave të rëndimit të kostos dhe shpenzimeve bazë, atëherë skenari për një strategji direkte ndaj infromalitetit i shërben qëndrueshmërisë ndaj krizës së mundshme të shëndetit publik, të arsimit të cilat mund të jenë joproporcionale, në varësi të karakteristikave të brendshme, strategjisë së reagimit dhe ndërhyrjeve të qeverisë.

Ndonëse krizat ekonomike nuk e shqetësojnë direkt ekonominë informale, aftësia për të rezistuar zgjat vetëm përkohësisht, sepse tashmë shihet se dobësia e ekonomisë informale është mungesa e aseteve, kursimeve dhe fondeve për sigurimet për të ardhmen, që mund t’i mbajnë ata rezistentë në kohë të vështira.

Rezistenca e integruar e fituar nga përvoja aktuale nuk ka gjasa të mjaftueshme për t’u përshtatur me krizën e ardhme, veçanërisht kur politikat nuk janë konsistente dhe vullnetet politike korruptohen.

Riformatimi i ekonomisë informale, nisur nga ekspozimi i saj gjatë viteve të fundit mjaft të vështira mund të fillohet duke parë rezervat e mëdha që duhen marrë prej saj në këmbim të ofertave interesante dhe mjaft nxitëse për ta joshur drejt një ekonomie që ka arritur objektiva të rritjes së qëndrueshme dhe garanton siguri vazhdimësie për të ardhmen.

Në të kundërt, ekonomia informale do të vazhdojë të jetë e pa interesuar të formalizohet dhe do të vijojë të konkurojë politikat ekonomike dhe fiskale me suksesin e deritashëm.

Ky matërial është përpunuar nga të dhëna dhe publikime ligjore online, nga përpunimet e ekspertëve tanë, si dhe nga të dhëna dhe publikime të përpunuara nga stafi i ALTAX në kohë të ndryshme. Të dhënat e përdorura dhe referencat ligjore të vendosura janë të marra në çdo rast nga burime zyrtare.

Kjo përmbledhje që prezantohet online është për qëllime jo fitimprurëse.

Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht  QENDRËN ALTAX në rolin e publikuesit, si dhe specifikisht dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.

Përshkrim

Vitet e fundit, situata e katastrofave natyrore, pandemia si dhe konfliktet ushtarake përreth rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe acarimi i marëdhëneieve dhe sulmet deri të armatosura ndërkufitare midis Kosovës dhe Serbisë kanë ndikuar në ekonominë informale në rritje të saj. Ndikimi në ekonominë informale është në të gjithë nivelet dhe në të gjitha drejtimet duke vënë në provë rezistencën e ekonomisë dhe politikave të ndërmarra në këto vite.

Këto ndikime janë të lidhura në mënyrë zinxhir me njera-tjetrën dhe ndikojnë nga tregu i punës deri te të ardhurat që vijnë nga jashtë dhe ato që lidhen me ofertën dhe kërkesën monetare të brendshme.

Një angazhim afatgjatë për reduktimin e informalitetit, por edhe të pabarazisë pa imponuar shtrembërime të shtuara në ekonomi duhet të sjellë përqendrim më të madh në politikat arsimore dhe në kulturën fiskale. Lidhja midis arsimimit të fuqisë punëtore dhe informalitetit ka fituar mbështetje të shtuar teorike dhe empirike vitet e fundit.

Megjithatë, ky argument mbetet pothuajse tërësisht i munguar në debatin e politikave publike.

Përcaktues të tillë strukturorë të informalitetit duket se luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe duket shumë i vështirë për t’u kundërpërgjigjur me politika afatshkurtra të fokusuara në veçori të veçanta të rregulloreve të tregut të punës.

Nëpërmjet publikimit synohet të përhapet modeli qasjes në nevojën për qeverisje efektive për të mbështetur drejtpërsëdrejti klimën e biznesit dhe qasjen e qeverisjes me gjithpërfshirje.