Një tatim retrospektiv mbi kapitalin

Një tatim retrospektiv mbi kapitalin

Shumë nga pasuritë e familjeve të pasura janë në formën e aseteve që janë blerë në një kohë të caktuar, e që më vonë shiten apo shkëmbehen me pasuri të tjera të patundshme, aksione, obligacione, vepra arti etj. Disa prej këtyre pasurive nuk gjenerojnë vlera monetare deri sa ato dalin për t’u shitur. P.sh. Të tilla pasuri familjare janë punimet artistike, obligacionet afatgjata.

Vlera historike e pasurisë në momentin e shitjes llogaritet nga familjet që të mos ketë asnjë rrezik të normës së kthimit të investimit të bërë në kohë. Vlera zakonisht është e bazuar në normën e fitimit afatshkurtër të bonove të thesarit.

Shumë nga asetet që janë blerë dhe shitur kanë gjeneruar para në qarkullim, duke përfshirë edhe fitimet nga aksionet që paguajnë divident, dhe nga pronat e dhëna me qira.

Sipas tatimit retrospektiv mbi kapitalin, çdo para në qarkullim trajtohet si një ngjarje që realizohet njësoj si një shitje përfundimtare.

Për shembull, nëse blejmë Bono Thesari me afat maturimi dhjetë-vjeçare, duke paguar interesin gjashtëmujor arrihet në një vlere te barabartë sa për të blerë njëzet e një letra të ndryshme me vlerë, apo më analitikisht nënkupton njëzet letra me vlerë që paguajnë interes në data të ndryshme dhe një letër me vlerë që shlyen principalin në datën e maturimit. Në kuptimin tatimor, vlera nga marrja e interesit është e njëjta gjë si shitja e një aksioni dhe trajtohet si e tillë. Vlera e aksionit llogaritet për çdo vit në periudhën e deklarimit të tatimpaguesit dhe tatimi llogaritet si përqindje e kësaj vlere.

Disa pasuri familjare janë në formë asetesh të paluajtshme apo edhe të luajtshme, por që gjithsesi nuk përshtaten me modelin më sipër.

Periudha e përshtatshme për mbajtjen e tatimit në burim për këto para në qarkullim nuk është e qartë për shkak të faktit se ne i mendojmë si të ardhura që gjenerohen sipas afateve që përcaktohet nga momenti i kryerjes së transaksionit.

Për të zgjidhur këtë problem, çdo shpërndarje duhet të krahasohet me një ose më shumë tatimpagues të tjerë (familje), që kryejnë transaksione të natyrës së ngjashme.

Pasuria në para e ruajtur në llogaritë e kursimeve dhe llogaritë rrjedhëse, të cilat mbajnë ‘para’ në vend të letrave me vlerë ose aseteve të tjera, paraqet një problem të ngjashëm. Në përgjithësi ne nuk i mendojmë llogaritë bankare si asete që blihen apo shiten.

Por, për të abstraguar prej këtij koncepti dhe për ta zhvilluar trajtimin nga një këndvështrim sipas tatimit retrospektiv, më poshtë janë treguar disa mënyra të mundshme për tatimin e këtyre llogarive.

Një mënyrë i trajton depozitat bankare, si asete që blihen apo shiten. P.sh. Depozitimi $ 100 është i barabartë me blerjen e njëqind aksioneve me vlerë $ 1, dhe tërheqja e $ 50 të nesërmen është ekuivalente me shitjen përsëri bankës të pesëdhjetë prej këtyre aksioneve.

Një mënyrë e dytë është përjashtimi nga tatimi i llogarive që paguajnë norma të ulëta interesi. Qëkurse qëllimi i tatimit është ulja e normës së kthimit të kapitalit, nuk ka nevojë të veçantë për të tatuar asetet që kanë normë të kthimit shumë të ulët. Për shembull, përjashtimi mund të zbatohet për llogaritë që rezultojnë me norma negative të kthimit të kapitalit.

Përveç tatimit të parave në qarkullim, të rezultuara nga  shitja e aseteve, një taksë retrospektive duhet të llogaritet për detyrimet (borxhet). Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se një person me 10 $ milionë të vlerësuara si asete dhe asnjë borxh nuk duhet të trajtohet njësoj si një person me 10 $ milionë si asete dhe $ 9 milion si borxhe.

Kjo mund të bëhet duke i trajtuar detyrimet si aktive. Nëse tatimpaguesi A merr borxh 1 milion $ nga tatimpaguesi B, kjo hua është një aset sipas këndvështrimit të B-së dhe B do të paguajë tatimin retrospektiv kapital mbi të, kur huaja të paguhet nga A. Huaja është një aset me vlerë negative nga këndvështrimi i A-së dhe A duhet të ketë të drejtë kreditimi të tatimit, ndërsa paguan mbrapsht huanë.

NË qoftë se ne supozojmë se të gjitha asetet do të shiten, të gjitha paratë në llogari bankare do të tërhiqen, pra nuk do të lihet asnjë vlerë monetare apo kapital jashtë zotërimit të familjeve, atëherë taksa retrospektive mbi kapitalin do të tatonte vetëm vlerën e shtuar të të gjithë pasurive për çdo vit (përveç rasteve kur ekziston një përjashtim për llogaritë bankare me norma negative përfitimi).

Për shembull, supozojmë se, në fillim të vitit 2016, një tatimpagues ka pasur 100,000 $ në një llogari kursimesh, $ 100,000 në bono thesari që kanë afatin e maturimit në 2026, dhe një pikturë të Picasso. Për qëllime tatimore, pasuria e tatimpaguesit për 2016 do të vlerësohej, si më poshtë:

  • Vlera e llogarisë së kursimit për 2016 do të llogaritet si tërheqje të $ 100,000;
  • Pjesë te vlerës së bonove të thesarit do të llogariten për çdo herë që do të bëhet pagesa e interesit, ndërsa vlera e 2016 do të vlerësohet plotësisht vetëm pas marrjes së pagesës së principalit në 2026;
  • Vlera e pikturës 2016 do të llogaritet nëse piktura do të shitet.

NË këtë kuptim, tatimpaguesi do të ketë paguar taksën retrospektive të plotë të kapitalit sipas gjendjes së pasurisë në vitin 2016, plus interesin.

Edhe pse tatimi retrospektiv nuk ka thjeshtësinë e një tatimi vjetor të pasurisë, ai ka avantazhe të mëdha. Tatimi retrospektiv mbi kapitalin nuk kërkon një katalog të gjithë pasurisë apo të vlerësimeve vjetore të të gjitha aseteve.

Një tatim retrospektiv mbi kapitalin, vlerësohet si një tatim mbi pasurinë e llogaritur dhe mund të jetë një mjet efektiv për uljen e normës së kthimit të kapitalit për familjet më të pasura duke parandaluar më tej zhvillimin e një shoqërie të dominuar nga pasuria e trashëguar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: