Në qendër të vëmendjes lobimi: Si mund t’i zbusim rreziqet e korrupsionit dhe kapjen e politikave?

Në qendër të vëmendjes lobimi: Si mund t’i zbusim rreziqet e korrupsionit dhe kapjen e politikave?

ALTAX si një think tank, që tashmë është pjesë e grupeve të lidhura me Koalicionin UNCAC[1] fillojmë të mbrojmë para publikut shqiptar tema dhe kauza të tilla që lidhen me kontributet që organizatat e shoqërisë civile mund të japin për të parandaluar korrupsionin dhe kapjen e politikave të shoqëruara me lobim të pakontrolluar dhe joetik, në një kontekst të praktikave lobuese në zhvillim dhe gjithnjë e më të sofistikuara.

Tashmë pranohet gjerësisht se lobimi është një aktivitet i natyrshëm dhe legjitim i sistemit tonë demokratik. Në shoqërinë tonë komplekse, ekspertiza e jashtme dhe këshilla nga aktorë jashtë qeverisë jep kontribute të vlefshme në hartimin e ligjeve dhe politikave që më mirë korrespondojnë me nevojat e qytetarëve. Veprimtaria e lobimit ose ndikimi i grupeve të interesit në formën e advokimit përfshin “çdo komunikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me zyrtarët publikë, politikanët vendim marrës ose përfaqësuesit e tyre për qëllime të ndikimit në vendimet nga ose në emër të ndonjë grupi të organizuar.

Problemet lindin kur praktikat e paqarta dhe të pakontrolluara lobuese i hapin derën korrupsionit ose ndaj pushtetit të pabalancuar. Kjo mund të ndodhë kur ato grupe me më shumë burime përdorin lobimin për të kaluar kufirin e ryshfetit dhe për të ndikuar në shit –  blerjen e vendimeve politike dhe për të ushtruar një ndikim joproporcional mbi politikat publike.

Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC) përcakton një sërë veprash penale se lobimi legjitim duhet të shmangë rrëshqitjen, duke përfshirë ryshfetin (nenet 15 dhe 16) dhe tregtimin e ndikimit (neni 18).

Praktikat e kërkimit të ndikimit janë më komplekse se kurrë më parë, me mekanizma dhe strategji që përfshijnë palë të treta si institucionet kërkimore, think tanks apo edhe OJF-të politike apo të kontrolluara nga qeveria, dhe përdorimi i mediave sociale.

Publiku ka të drejtë të dijë se kush është duke ndikuar në vendimet politike. Marrja e aksesit në këtë lloj informacioni duhet të jetë e thjeshtë dhe e shpejtë. Kjo nevojë për informacion në kohë reale mbi aktivitetet lobuese për të mundësuar mbikëqyrjen publike është para realitetit të shpeshtë se mungojnë të dhënat e hapura për lobimin.

Publiku ka të drejtë të dijë se kush është duke ndikuar në vendimet politike. Marrja e aksesit në këtë lloj informacioni duhet të jetë e thjeshtë dhe Kjo nevojë për informacion në kohë reale mbi aktivitetet lobuese për të mundësuar mbikëqyrjen publike është shumë shpesh mungojnë dhe të dhënat e hapura për lobimin mungojnë kryesisht në hapësirën evropiane.

Në këtë kontekst ku ne duam të japim kontributin tonë do të vijojmë të organizohemi për të ndihmuar në shterimin e përgjigjeve për temat e mëposhtme:

– Në cilët sektorë apo procese janë rreziqet kryesore të korrupsionit që lidhen me lobimin në nivel kombëtar?

– Cilat rregullore funksionojnë më mirë në nivel kombëtar për të siguruar një fushë loje të barabartë në lobim?

– Deri në çfarë mase rregullat dhe kornizat ekzistuese i respektojnë Standardet Ndërkombëtare për lobimin të vendosura nga organizatat e shoqërisë civile?

– Çfarë konsitojnë pengesat për rregullime më efektive?

– A funksionojnë regjistrat e lobimit dhe zbulimi i interesave dhe agjendave nga zyrtarët publikë në praktikë?

– Cilat instrumente të tjera politikash po përdoren me sukses për të përmirësuar lobimin etik?

Këto tema dhe pyetje të huazuara nga Standartet Ndërkombëtare për Rregullat e Lobimit[2], por edhe is një qasje e re në jetën tonë të përditshme duke dashur të jemi në drejtim të duhur për qeverisjen e hapur na nevojitet që ashtu si në shumë drejtime të tjera po huazojmë nga BE po ashtu duhet që të fillohet edhe me krijimin e një Regjistri transparence[3]

Për t’iu kundërvënë këtyre rreziqeve, qeveria ka gjithnjë e më shumë mundësi të rregullojë dhe të hedhë dritë mbi lobimin apo advokimin. Nisur nga nevoja që edhe në Shqipëri të ketë një kuadër rregullator për lobimin, nevojitet që të miratohen ose rishikohen fusha e veprimit dhe kufizimet e lobimit.

[1] https://uncaccoalition.org/about-us/members-list/

[2] https://lobbyingtransparency.net/lobbyingtransparency.pdf

[3] https://ec.europa.eu/transparencyregister/public/homePage.do?redir=false&locale=en

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.