Ndryshimet ligjore të sistemit fiskal duan gjithpërfshirje dhe dialog
Përmbajtja e legjislacionit të taksave është e thjeshtë në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, nisur nga shqetësimi i paraqitur prej shoqërisë civile dhe ekspertëve dhe organizatave të ndryshme në Shqipëri, por ndoshta edhe në vendet fqinje vendet duhet të synojmë që më shumë qytetarë të jenë të përfshirë në proceset e diskutimit të ligjeve dhe akteve nënligjore.
Mungesa e përvojës së institucionalizuar me legjislacionin tatimor do të thotë që procesi shpesh nuk ecën përpara pa probleme, nuk përfshin konsultime adekuate dhe shpesh nuk përfshin njerëz me ekspertizën e nevojshme në fazat përkatëse të procesit.
Zyrtarët përgjegjës për politikën tatimore dhe këshilltarët e tyre të huaj shpesh i shohin çështjet e politikës tatimore si një grup vatrash zjarresh që duhen shuar dhe jo si një përpjekje e vazhdueshme afatgjatë. Teza e këtij publikimi të përshtatur është se përmirësime thelbësore në legjislacionin tatimor mund të rezultojnë nëse përgjegjësit për reformën tatimore fokusohen në proces po aq sa në thelb.
Procesi me të cilin zhvillohet legjislacioni tatimor mund të jetë i një rëndësie kyçe në përcaktimin e cilësisë, efektivitetit dhe pranueshmërisë së tij.
Problemet në legjislacionin ekzistues lindin nga burime të ndryshme: zgjedhjet e reja të politikave tatimore, ndryshimet në ekonomi, teknikat e përmirësuara të shmangies së taksave dhe zgjedhjet e mëparshme të këqija në politikë, hartimi dhe administrimi. Për të siguruar që ligjet tatimore janë në gjendje t’i përgjigjen secilit prej këtyre problemeve, Ministria e Financave në çdo shtet ballkanik duhet të ndërmarrë një rishikim të vazhdueshëm të ligjeve tatimore të bazuara jo vetëm në një person të vetëm apo grupo i mbyllur personash dhe lobesh, por rishikimi duhet të vijë nga çdo fushë e ekspertizës thelbësore tatimore, me qasjen e qeverisë për të koordinuar proceset.
Për shkak se ligjet tatimore me kalimin e kohës duken se po priren të jenë të shumta dhe të ndërlikuara, do të ishte e pamundur t’i nënshtroheshin të gjitha një rishikimi të plotë në çdo kohë. Duhet të jetë detyrë e palëve që përfshihen në procesin e rishikimit që të punojë ngushtë me administratën tatimore dhe zyrtarët e financave publike, e cila ka të ngjarë të jetë burimi parësor për njoftimin e problemeve, dhe angazhimin direkt me staf kërkimor. Shoqatat profesionale të sektorit privat kanë treguar se janë një burim i shkëlqyer informacioni në lidhje me problemet.
Këshilltarët e huaj mund të shërbejnë gjithashtu me një funksion të rëndësishëm në identifikimin e problemeve. Në masën e ekspertizës së tyre në të drejtën krahasuese, ata shpesh janë në gjendje të vërejnë vështirësitë që kanë lindur me rregulla të ngjashme në juridiksione të tjera.
Krijimi i një procesi rishikimi duhet të përfshijë një përpjekje për të mbajtur ligjet tatimore sa më të qëndrueshme duke minimizuar shpeshtësinë e ndryshimeve. Ndryshimet e shpeshta në legjislacionin tatimor prishin pritshmëritë e investitorëve dhe e bëjnë të vështirë për tatimpaguesit të kuptojnë dhe të respektojnë ligjet. Një shqyrtim i kujdesshëm i reformave të propozuara mund të minimizojë shkallën e ndryshimeve të nevojshme me anë të korrigjimeve teknike dhe me anë të kompensimit buxhetor për dispozitat e miratuara me ngut dhe tepër bujare.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.