Ndikimi i “taksës” së inflacionit mbi fitimet e kapitalit dhe korrektimi i tatimit individual sipas inflacionit

Ndikimi i “taksës” së inflacionit mbi fitimet e kapitalit dhe korrektimi i tatimit individual sipas inflacionit

Për të parë se sa i rëndësishëm mund të jetë inflacioni, analizojmë fitimet e kapitalit.

Le të themi se keni blerë apartament me vlerë 10 milion lekë në 2021 dhe e shisni për 11 milion lekë në mes të vitit 2022. Zyrat e tatimeve do ta trajtonin këtë si të ardhur nga fitimet kapitale prej 1 milion lekë dhe tatimi mbi të ardhurën nga kapitali është 15% e vlerës.

Në terma realë, fitimi është më pak se 1 milion lekë, sepse zbritet 15% tatim (150.000 lekë) = 850.000 lekë. Por në kushtet e një inflacioni kumulativ gjatë periudhës 2021-2022 është 9 për qind (në 2021 ishte 2% dhe në 2022 llogaritet të jetë 7%), fitimi real do të ulet edhe me 76.500 lekë (ndikim nga “taksa” e inflacionit”) duke zotëruar nga fitimi fillestar tashmë vetëm 773.500 lekë.

Ndikimi së bashku nga tatimi i të ardhurës nga fitimi prej kapitalit dhe nga “taksa” e inflacionit është 22.65 %.

Indeksimi i inflacionit në normat tatimore (korrektimi sipas inflacionit) i vetëm nuk mund të zgjidhë problemin e mbitaksimit të të ardhurave nga fitimet kapitale, por është të paktën ilustrues i diskutimit të çështjes më gjerë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: