Modalitetet e përfaqësuesit tatimor për TVSH
Personi që caktohet si përfaqësues tatimor, duhet të jetë një person i tatueshëm në Shqipëri.
Për qëllime të përmbushjes së detyrimit si përfaqësues tatimor çdo person i tatueshëm që caktohet si i tillë duhet të regjistrohet më vete me një numër identifikimi tëri si përfaqësues tatimor.
Ky person i emëruar si përfaqësues tatimor është personalisht përgjegjës, për të përmbushur të gjitha detyrimet, përfshirë çdo gjobë a dënim, për të cilat detyrohet personi që përfaqëson dhe gëzon gjithashtu të gjitha të drejtat e personit që përfaqëson.
Nëse personi që detyrohet, nuk emëron një përfaqësues tatimor, të gjitha detyrimet dhe penalitetet në ngarkim të tij do të paguhen nga përfituesi vendas i furnizimit.
Procedura për regjistrimin dhe çregjistrimin e përfaqësuesit tatimor zbatohet siç është përcaktuar në ligjin dhe udhëzimin për procedurat tatimore në RSH dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim është si më poshtë:
– formulari i aplikimit “Kërkesë për regjistrim” të plotësuar nga përfaqësuesi tatimor;
– marrëveshjen origjinale apo kopje të vërtetuar midis palëve (përfaqësues – i përfaqësuar);
– vendimi ose prokura e caktimit apo emërimit të përfaqësuesit tatimorë, të nënshkruar nga personi përgjegjës i personit të tatueshëm jorezident që ka emëruar përfaqësuesin tatimor në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”;
– kopje të vërtetuar me origjinalin të certifikatës së regjistrimit tatimor të personit jorezident në vendin e tij të rezidencës, e lëshuar jo më përpara se 3 muaj nga data e
aplikimit për regjistrim të përfaqësuesit;
– kopje të vërtetuar me origjinalin të kartës së identitetit ose të pasaportës të administratorit të shoqërisë jorezidente;
– kopje të vërtetuar me origjinalin të kartës së identitetit ose të pasaportës të përfaqësuesit për regjistrim;
– ekstrakti i regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit të personit fizik apo juridik të caktuar si përfaqësues tatimor. Ky dokument do të gjenerohet nga vetë punonjësi i tatimeve dhe do të jetë pjesë e dosjes së regjistrimit.
Administrata tatimore në certifikatën e NIPT-it që i lëshon përfaqësuesit tatimorë është e detyruar që përpara emrit të vendosë fjalën “Përfaqësues tatimor X për Y”, ku në
vend të X shënohet emri i përfaqësuesit dhe në vend të Y shënohet emri i shoqërisë së huaj që përfaqëson.
Personat që regjistrohen si përfaqësues tatimor përmbushin detyrimet ne lidhje me mbajtjen e dokumentacionit elektronik (librave të shitjes dhe librave të blerjes), deklarimit, faturimit elektronik, etj., siç do person tjetër i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në.
Në rastin kur personi i tatueshëm marrës i furnizimit është një tatimpagues që nuk është i regjistruar për TVSH-në, për shembull është një tatimpagues që i nënshtrohet regjimit të biznesit të vogël ose është një institucion ose organ publik që nuk është i regjistruar për TVSH-në, ose një individ, kërkohet emërimi i një përfaqësuesi tatimor për të paguar TVSH-në.
Në mungesë të emërimit të një përfaqësuesi tatimor, atëherë përfituesi vendas i shërbimit është përgjegjës për të paguar TVSH-në.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.