Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Fillimisht lufta ndaj evazionit fiskal nisi si një fokus ndaj rregullave fiskale për rritjen e dokumentimit te transaksioneve dhe deklarimit tatimor duke synuar një kontroll dhe edukim masiv të bizneseve. Periudha prej 2015 e deri me sot arriti të ketë efekte për një pjesë të segmentimit të biznesit, pa arritur të përmbushë ende rritjen në standardin e edukimit dhe krijimit te kulturës fiskale.
Ndërsa i kthehemi temës së luftës ndaj evazionit fiskal në Shqipëri, ajo ka shumë vite që ka filluar, por në dy vitet e fundit ka marrë një vëmendje të madhe në politikën fiskale dhe mundet të shikohet se ka të përbashkëta me fokusin që përmban lufta ndaj evazionit në shtetin fqinj. Por, kontekstet ekonomike, politike, historike dhe kulturore janë te ndryshme. mjetet mund te jene te ngjashme për qëllime te njëjta, por arritja e suksesit duhet te ndjeke rruge te ndryshme.
Fillimisht lufta ndaj evazionit fiskal nisi si një fokus ndaj rregullave fiskale për rritjen e dokumentimit te transaksioneve dhe deklarimit tatimor duke synuar një kontroll dhe edukim masiv të bizneseve. Periudha prej 2015 e deri me sot arriti të ketë efekte për një pjesë të segmentimit të biznesit, pa arritur të përmbushë ende rritjen në standardin e edukimit dhe krijimit te kulturës fiskale.
Ndërkohë, lufta antievazion më pas u orientua drejt mashtrimit tatimor, por pa një fokus tek ndonjë taksë e caktuar, përveç faktit të qasjes së kontrollit te bizneset e mëdha dhe qe u deklaruan se përbënin rrisk.
Megjithatë e gjithë kjo vëmendje nuk justifikoi qëllimin e luftës antievazion.
Viti 2017 nisi me një fokus të ri në luftën ndaj evazionit duke synuar kontrollin mbi zinxhirin e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve duke organizuar masat bazuar te rrisku, i cili duhet të menaxhojë strategjinë e luftës ndaj evazionistëve.
A ka vend për të nxjerrë mësime nga përvojat tona dhe te vendeve të tjera?
Ne fakt duhet mësuar nga gabimet dhe dështimet, përpara se te mësohet prej sukseseve.
Lufta ndaj evazionit fiskal duhet te ketë objektiva të mbështetura në praktika të suksesshme te mëparshme apo te përdorura nga fqinjët tanë, por duke kuptuar nga gabimet qe kane bere deri sa arritën te suksesi. Strategjia e luftës antievazion duhet të ketë fokus të përqëndruar te ajo taksë apo ai segment i biznesit që konsiderohet si rrisku i madh fiskal, pa zgjeruar fokusin dhe shpërqendruar burimet dhe vullnetin.
Ne këtë kontekst, masat e qeverisë për të luftuar tregun informal dhe punën informale nuk munden të kenë sukses vetëm duke u mbështetur mbi vullnetin qeverisës dhe dëshirat e lidershipit qeverisës. Ato kanë nevojë për modele organizimi që mundet ti realizoje administrata duke synuar te krijojnë ambjent mbytës ndaj informalitetit ne vend dhe një ambjent mikpritës për biznesin formal.
Vullneti për të luftuar evazionin, ka nevojë për një strategji të plotë, gjithpërfshirëse dhe e fokusuar shumë qartë dhe në mënyrë të vendosur aty ku vërtet evazioni përbën një kërcënim për financat publike.
Administrata fiskale është duke punuar për të parandaluar evazionin nëpërmjet evidentimit në fazat fillestare të tij. Por goditjet që i duhen dhënë evazionit kanë nevojë për me tepër fuqi npermjet rritjes së edukimit fiskal te tatimpaguesit dhe tatimoret dhe trajtimit te diferencuar te bashkëpunuesve me ligjin ne dallim nga te tjerët. Modeli i bazuar mbi trajtimin e diferencuar është mekanizmi qe jep rezultate ne një vend me probleme mentaliteti ne mospagim detyrimesh.
Çfarë vlen nga përvoja e vendeve fqinje është konseguenca dhe qartësia e organizimit të masave dhe burimeve sipas politikës që vlen mbi te tjerat.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.