Matni temperaturën fiskale të biznesit tuaj
Çështja kyçe në analizën e raporteve financiare nuk është vetëm gjetja e një përgjigje dhe kaq. Kjo analize ju shërben mbi të gjitha për të gjetur temperaturën fiskale dhe të marrim vesh gjithashtu se kur një biznes:
- Është fitimprurës
- Ka mjaftueshëm para per te paguar faturat
- Mundet te paguaje pagat dhe kontributet e punonjësve
- Mund te paguaje pjesën e tatimeve
- Po i perdor aktivet efektivisht
- Ka probleme teknologjie
- Është kandidat për t’u shitur apo falimentuar
Nëse ju monitoroni raportet financiare në mënyrë periodike, atëherë do të jeni në një situate mjaft të qarte mbi faktin se sa efektivisht e menaxhoni biznesin tuaj.
Huadhënësit gjithashu janë nder të interesuarit për të vlerësuar rriskun duke monitoruar një varg raportesh financiare. Mbajeni mend, se raportet janë treguesit dhe vetëm ju mund të thoni pastaj gjithë historinë e biznesit. Raportet financiare janë të vlefshme gjithashtu për të bere krahasime midis dy bizneseve të ngjashme sipas sektorit ekonomik ku operojnë. P.sh. Krahasimi i raporteve mund të tregoje nëse një biznes mban me shume inventar nga situate normale apo mbledh debitorët shume ngadalë nga sa duhet.
Kjo do të thotë qe të dallosh qe me pare njollat e errëta në situatën financiare të biznesit qe mund të kërcënojnë mbarëvajtjen për të ardhmen.
Raportet financiare gjithsesi kanë ndarjen e tyre sipas faktorit qe duam të identifikojmë dhe sistemojmë me pas.
Kush janë këto raporte?
Kategoritë qe do te përmend janë raportet financiare si me poshtë:
- Përfitimi: është realizuar një fitim i mire nga biznesi ne raport me qarkullimin ?
- Raportet e Kthimit: Krahasuar me aktivet dhe kapitalin e futur ne pune, a i ka sjelle nje fitim te mire kjo biznesit ?
- Likujditetet: ka biznesi para te mjaftueshme për te paguar gjithë faturat e tij ?
- Përdorimi i Aktiveve ose Aktiviteti: si i ka përdorur biznesi aktivet e qëndrueshme dhe ato qarkulluese ?
- Mekanizmi: a ka kompania shume borxhe apo është e financuar nga ortaket e vet ?
- Investitoret ose Aksioneret
Jo çdokush ka nevoje t’i përdorë këto raporte. Përdoruesit e tyre qe janë te listuar ne tabele nuk është e nevojshme qe çdonjëri te dije te gjitha, por me shume do te nisen nga nevoja sipas asaj se çfarë kërkojnë te nxjerrin duke i pare këto raporte.
Për cilat raporte financiare do të ishte i interesuar secili prej nesh?
Përgjigja për këtë gjendet ne këtë tabele.
Grupet e Interesuar | Raporte për t’u parë |
Investitorët | Rikthim i kapitalit te vene ne pune Fitime për aksion Dividente për aksion Te ardhurat nga dividentet Interesat e mbuluar Detyrimet |
Huadhënësit | Interesat e mbuluar Raporti i pagueshmerise se dividendëve Disidentët e mbuluar Te ardhurat nga dividendët |
Menaxherët | Raporti i fitimeve Raporti i qarkullimit te aktiveve Raporti i qarkullimit te inventarit, debitorëve dhe kreditoreve Raporti i detyrimeve raporti i investimeve |
Punonjësit | Rikthimi i kapitalit te vene ne pune përfitimi treguesit e qarkullimit te parasë Raporti i investimeve |
Furnitorët dhe kreditorë të tjerë | Përfitimi Likujditetet Qarkullimi i kreditoreve Menaxhimi i kapitalit te vene ne pune |
Klientët | Përfitimi Likujditetet Rikthimi i kapitalit te vene ne pune |
Qeveria dhe agjensitë e saj | Perfitimi Likujditetet Rikthimi i kapitalit te vene ne pune |
Komuniteti i vendit | Shumicën e gjithë raporteve financiare |
Analistët financiarë | Shumicën e gjithë raporteve financiare |
Grupet ambientaliste | Shpenzimet për skemat antindotje Shpenzimet për kërkime te bazuara mbi florën dhe faunën Dhurime për organizata politike dhe humanitare |
Kërkuesit | Varet nga qëllimi i kërkimeve te tyre |
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.