Investimet në sektorin e naftës dhe kuadri fiskal në Shqipëri
Shqipëria ka potencial të rëndësishëm për të rritur investimet dhe prodhimin e naftës. Pengesat për investime nuk janë në kuadrin ligjor ose kontraktual, por në besueshmërinë rregullatore dhe institucionale. Por, është një fakt i konstatuar në shumë studime, se Shqipëria është një nga vendet në botë, në të cilën një pjesë e madhe e investitorëve besojnë se një ndryshim në mjedisin e investimeve do të sjellë një rritje në investimet e naftës.
Sektori i naftës në Shqipëri ka një rol të gjatë dhe të rëndësishëm në historinë e vendit dhe potencialisht një të ardhme të ndritshme edhe më të rëndësishme. Prodhimi i naftës arriti kulmin e vet në vitet ’70 në rreth 40 mijë fuçi në ditë (TBD) dhe më pas ka patur periudha (nga 2000) të rënies shumë të madhe duke arritur në rreth 6 TBD. NË të kundërt, gjatë dekadës së fundit prodhimi është ringritur në mënyrë të konsiderueshme, pothuajse në katërfishim në raport me dekadën e kaluar duke mbajtur një mesatare ditore për rreth 22 TBD[1].
Prodhimi aktual i Shqipërisë (rreth 20 TBD) nuk mbulon konsumin e brendshëm, kështu që eksportet neto[2] të naftës janë negative. Megjithatë, disa vende në Evropën kontinentale janë eksportues neto pozitivë të naftës dhe nëse Shqipëria zhvillon potencialin e saj ajo mund të bëhet një eksportues neto pozitiv dhe një nga prodhuesit më të rëndësishëm në rajon, me rezerva që janë vetëm prapa Rumanisë në Ballkan, dhe Italisë në Bashkimin Evropian (Norvegjia, Britania e Madhe dhe Danimarka janë prodhues të mëdha në det të hapur në Detin e Veriut).
Për më tepër, rezervat dhe prodhimi i naftës për frymë janë relativisht të rëndësishme në Shqipëri, duke pasur parasysh se popullsia është shumë më e vogël se sa fqinjët e saj prodhuese të naftës. Për shembull, rezervat e naftës në Shqipëri llogariten në 200 miliardë fuçi nga Administrata e të energjisë amerikane. Ato thënë ndryshe përfaqësojnë 66 mijë fuçi për person. NË krahasim me rezervat për frymë të Italisë që janë 23 mijë fuçi dhe me ato të Rumanisë që janë janë 28 mijë fuçi shihet se rezervat e naftës në Shqipëri janë më tepër se dyfishi i këtyre dy vendeve.
Përveç kësaj, nisur nga një perspektivë fiskale dhe duke e konsideruar si një burim për PBB, industria e naftës është e rëndësishme për Shqipërinë dhe mund të jetë edhe më e rëndësishme në të ardhmen.
Në këtë kontekst, marrëveshjet e Prodhimit të nënshkruara gjatë dy dekadave të fundit mes shoqërisë kombëtare të prodhimit të naftës ALBPETROL dhe disa kompanive të huaja për të vepruar në zonat më efektive të prodhimit (kryesisht Patos-Marinzë, një fushë tradicionale e madhe e prodhimit të naftës së rëndë) kanë provuar një sukses të rëndësishëm në drejtim të rritjes së prodhimit, duke lejuar prodhimin të rritet deri në katër herë.
Është me vlerë të theksohet se rritja e rezervave dhe prodhimi ka qenë në vendburimet dhe fushat ekzistuese naftëmbajtëse.
Edhe pse çmimet e pafavorshme aktuale të tregut dhe kushtet jo favorizuese për nxitjen e rritjes së prodhimit, çmimet e larta të naftës para vitit 2014 të kombinuara me kushte relativisht tërheqëse fiskale (dhe ndoshta një pozicion i mirë gjeografik) kanë ndihmuar ringjalljen më të fundit të sektorit.
Por, ndërkohë që prodhimi dhe situata e rezervave ka një parashikim le të shikojmë se si është përshtatur sistemi fiskal për këtë industri.
Shumë vende në zhvillim kanë sisteme relativisht të thjeshta tatimore, në bazë të rentës dhe instrumenteve të tjera fiskale regresive, të cilat janë të lehtë për tu mbledhur, por nuk janë shumë efektive në kapjen e luhatjeve të tregut. TË tjerë, kanë sisteme më komplekse dhe instrumenta fiskale progresive, por nuk janë të aftë për të monitoruar në mënyrë efektive prodhuesit, duke krijuar një burim konflikti.
Një vend duhet të hartojë një kuadër fiskal që është progresiv, fleksibël, neutral, të besueshëm dhe transparent, brenda kapaciteteve ekzistuese të shtetit. Problemi është se nuk mund të ketë një balancë mes këtyre sistemeve të dëshirueshme. Në veçanti, për sistemet që janë progresive dhe neutral zakonisht qeveria e merr pjesën më të madhe të detyrimeve fiskale dhe ekonomike në fazat përfundimtare të projekteve.
Kjo krijon hapësirë për presione politike duke shtyrë qeverinë të mos u përmbahen termave në kontrata dhe të mbledhin dhe të shpenzojnë taksat që mbledhin në periudha afatshkurtra.
Prodhimi i naftës ka pagesa të larta, por ato janë shumë të paqëndrueshme dhe heterogjene. Pagesat janë fitimet e tepërta që kërkohen për të tërhequr investime. NË disa fusha të naftës pagesat mund të përfaqësojnë më shumë se 90% të të ardhurave, në disa të tjera më pak se 10%. Kjo varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë cilësinë e naftës, vendndodhjen, koston e nxjerrjes, transportin, etj.
Fazat e eksplorimit dhe zhvillimit bartin rrezik shumë më të lartë se prodhimi. Përveç kësaj, ekziston asimetri informacioni midis shtetit dhe operatorit në terren lidhur me profilin e kostos së projektit, të cilat operatori mund ti menaxhojë në avantazh të tij. Kombinimi i këtyre kushteve do të thotë se tatimi i naftës është potencialisht një burim shumë i rëndësishëm për të ardhurat buxhetore, por kërkon një përzierje të instrumenteve që përshtaten me ndryshueshmërinë e rentabilitetit të projekteve në kohë dhe hapësirë, dhe kapacitetin e shtetit për të mbledhur taksat.
Legjislacioni i naftës në Shqipëri dhe kuadri kontraktual është mjaft i arsyeshëm dhe disa nga karakteristikat e tij të mira konsistojnë në faktet se ai (a) prezanton të gjithë taksat që prodhuesit e naftës duhet të paguajnë dhe i përjashton nga tatimet e tjera, duke stimuluar stabilitet fiskal dhe besueshmëri; (b) përcakton parimin se çdo taksë e re nuk duhet të zbatohet për kontratat ekzistuese, ose në rast se ajo do të zbatohet, operatorët ekzistues duhet të kompensohen; (c) është i bazuar në marrëveshjet me Ndarje Prodhimi, një kuadër shumë i dobishëm, që përshtatet për zhvillimin e industrisë së naftës në një vend të vogël me një kompani kombëtare nafte me kapacitete të kufizuara, dhe (d) vendos që nafta dhe gazi mund të të eksportohen plotësisht dhe mund të shiten me çmimet e tregut botëror.
Shqipëria duhet të ketë një sistem më progresiv të taksave, një që është i lidhur më mirë me përfitimin, por që është relativisht i lehtë për ta mbledhur. Një alternativë ndoshta mund të jetë hartimi i një rente progresive me një shkallë që ndryshon sipas çmimit të naftës dhe ndoshta variablave të tjera që lidhen me përfitimin (p.sh. Me cilësinë e naftës, nivelin e prodhimit).
Përveç një sistemi tatimor më progresiv, vendi duhet të ndërtojë kapacitete të forta që të jetë në gjendje për të mbledhur pjesën e shtetit dhe tatimin e fitimit nga kontratat. Për të monitoruar përfitimin kërkohet monitorim i mirë i investimeve dhe shpenzimeve, transferimi i fitimit, etj.
Në terma afatgjatë e vetmja mënyrë që të ketë një sistem që është progresiv dhe që inkurajon investimet dhe efikasitetin është për ta bërë atë progresive përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, që të arrihet nga qeveria rritja e pjesës që i takon nga kontrata së bashku me përfitimin.
[1] ekuivalente e një volumi vjetor mbi 1 milion ton në vit
[2] Eksportet neto i referohen vlerës së eksporteve totale të një vendi minus vlerën e importeve totale. Eksportet neto janë negative, kur një vend importon një sasi më të madhe të mallrave sesa eksporton
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.