Investimet e Huaja Direkte dhe ndikimi nga barra tatimore
Kur analizojmë efektin e barrës tatimore sipas statistikave të investimeve neto në përqindje të prodhimit të brendshëm, vërehet se vendet me IHD më të lartë nuk kanë të njëjtën ecuri me barrën tatimore.
Shqipëria ka një hyrje të IHD neto (8,7% të PBB) ndër më të lartat edhe pse ka barrë tatimore ndër më të ulëtat (24.1% të PBB). Kroacia dhe Greqia kanë patur IHD neto (1% të PBB) më të ultat në Ballkan, edhe pse me një barrë tatimore ndër më të lartat.
Arsyeja e mospërkimit të barrës tatimore, shkallës tatimore dhe investimeve të huaja është pasqyrimi më i mirë i efektit që ka në radhë të parë klima për investime në një vend të caktuar. Politika fiskale ka efektin për të thithur investimet, pasi kushtet dhe rregullat për tregun perceptohen sipas indekseve për investim me situata pozitive dhe mbi nivelet mesatare të tyre.
Nga ana tjetër, nevoja për sisteme të zhvilluara të tregut financiar, kapaciteteve të tregut të punës bashkë me nivelin e korrupsionit kanë një tjetër efekt me ndikim në thithjen e investimeve dhe zhvillimin e tregut të brendshëm.
Pas perceptimeve nga indekset përfaqësuese të treguesve më lart, në përputhje me planifikimin për thithjen e investimeve të huaja vlen të hartohet politika fiskale që përshtat shkallët e taksimit të kapitalit dhe punës sipas nivelit të tregut dhe vizionit për tregun e ardhëm.
Ndërsa tatimet njihen si një faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimeve për sipërmarrësit se ku të investojnë, është tashme provuar me fakte dhe përvojat e prezantuara brenda dhe jashtë Shqipërisë se nuk janë përcaktuesi kryesor.
Investimet e huaja ne praktikat e mira janë tërhequr nga vendet duke ofruar qasje në tregjet dhe mundësitë e fitimit, transparence dhe legjislacion te parashikueshëm dhe jo diskriminues, sistem ligjor dhe rregullator ne mbrojtje te investimit, stabilitet makroekonomik; treg i aftë dhe i përgjegjshëm i punës dhe infrastrukturë e zhvilluar.
Janë këta faktorë qe do të ndikojnë rentabilitetin afatgjatë të një projekti investimi dhe taksat duhet te jene te harmonizuara me to.
Për Shqipërinë, ashtu si dhe për Kosovën nuk është barra tatimore ajo që duhet të jetë fokusi kryesor i politikës për investimet. Është përmirësimi i marrëdhënieve me biznesin duke rritur nivelet e transparencës dhe qartësinë në trajtimin e legjislacionit fiskal
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.