Fillojmë dialogun dhe diskutojmë projekt buxhetin 2024 sipas vështrimit civil

Fillojmë dialogun dhe diskutojmë projekt buxhetin 2024 sipas vështrimit civil

Buxheti i Bashkisë 2024 është një nismë që shërben si një qasje oponence teknike nga ana jonë dhe reflektim i zërit qytetar bazuar te metodologjia jonë e Auditit Social për pushtetin vendor, të cilin ekspertët e ALTAX e prezantuan që në fillimet e vitit 2022.

Përmbledhje nga ky raport, si dhe reagimet e qytetarëve të pyetur nga ALTAX mbi temat e diskutuara gjatë vitit të kaluar dhe ato aktuale do të pasqyrohen në një komunikim të lirshëm
dhe bashkëbisedues bashkë me ju dhe përfaqësues të shoqërisë civile e biznesit.

Nisur nga nevoja për dialog ne mirëpresim pjesëtarët e shoqërisë civile, organizatat me fokus pushtetin vendor, gazetaret dhe shoqatat e biznesit dhe organizatat e punës, politikanet vendore dhe administratën vendore te nda dëgjojnë dhe shikojnë, si dhe te na drejtohen direkt duke filluar ng data 15 – 24 NENTOR 2023, nga ora 11-30 deri 13.00

Ne do te jemi fillimisht ne Peshkopi në datë 15 nëntor, ne Gjirokastër ne 17 nëntor, ne Vlorë në 20 nëntor, ne Berat ne 22 Nëntor dhe ne Elbasan në 24 nëntor qe të diskutojmë dhe dëgjohemi, si dhe te falënderojmë kontribuesit dhe publikun për bashkëpunimin që kemi krijuar.

Aktivitetin mund ta shikoni dhe të merrni pjesë online duke klikuar linkun ALTAX sipas orarit më lart.

Ky aktivitet është në zbatim të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” ne mbështetemi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme Holandeze.

Përvoja pozitive dhe komunikimi me palët na nxit t’ju prezantojmë komentin e kualifikuar të qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur në funksion të përmirësimit të qeverisjes vendore për vitin 2024.

Faleminderit!

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: