Dita e Hapur e Praktikës së Mirë për Turizmin në Gjirokastër

Dita e Hapur e Praktikës së Mirë për Turizmin në Gjirokastër

Ditën e Hënë, të mesit të Nëntorit u zhvillua aktiviteti i Ditës së Hapur të Praktikës së Mirë në një pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të biznesit, por po ashtu edhe nga këshilli Bashkiak dhe drejtues të Bashkisë së Gjirokastrës.

Praktika e mirë e zgjedhur është Ekonomia që rritet nga turizmi nga diagnostikimi i performancës vendore

Në komunikimin me të pranishmit, por edhe shikuesit online nëpërmjet platformave sociale eksperti i ALTAX, i cili kishte kontributin në përgatitjen e materialit përcolli realitetin e fokusit të Bashkisë dhe burimeve të saj në sinkron me investimet që po kryhen në zonat muzeale të qytetit.

Nxitja dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm duket se është një prej prioriteteve kryesore të Bashkisë Gjirokastër. Përgjatë këtij viti bashkia në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorë të tjerë ka ndërmarrë zbatimin e ndërhyrjeve për rijetëzimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, rikonceptimin e muzeve dhe organizimin e një kalendari të pasur aktivitetesh në shërbim të zhvillimit të turizmit.

Por, turizmi në tërësinë e tij gjithpërfshirëse është analizuar nga ekspertët tanë edhe me angazhimin po ashtu shumë të rëndësishëm të menaxhimit të mbetjeve, rehabilitimit të rrjetit të ndriçimit dhe shumë punë të tjera publike që synojnë të rritin kohëzgjatjen e sezonit turistik duke nxitur turizmin dimëror me një paketë të plotë dhe tarifa të përgjysmuara. Por, po ashtu edhe kohëqëndrimin e vizitorëve që vijnë në qytet në Bashki e shohin si një qasje që do tu vlejë ekonomisë vendore, por edhe vetë banorëve të Gjirokastrës, në pakësim e sipër.

Zhvillimi i turizmit në rajon shikohet si një mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës dhe që do të shërbejë për frenimin e emigracionit. Pavarësisht ndikimeve negative që ka pasur emigrimi i popullsisë e sidomos i të rinjve, zonat rurale kanë të ruajtura mirë traditat dhe zakonet çka përbën një potencial për zhvillimin e turizmit në këtë hapësirë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: