Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
GJIROKASTËR, EKONOMIA QË RRITET NGA TURIZMI
0 €
Nxitja dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është një prej prioriteteve kryesore të Bashkisë Gjirokastër. Përgjatë këtij viti bashkia në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorë të tjerë ka ndërmarrë zbatimin e ndërhyrjeve për rijetëzimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, rikonceptimin e muzeve dhe organizimin e një kalendari të pasur aktivitetesh në shërbim të zhvillimit të turizmit.
Synohet të ndryshohet kohëzgjatja e sezonit turistik duke nxitur turizmin dimëror me një paketë të plotë dhe tarifa të përgjysmuara. Paketa synon frekuentimin e qytetit të gurtë edhe tej sezonit veror, kohë kur Gjirokastra përballej më parë me mungesën e turistëve.
- Përshkrim
Përshkrim
Bashkia Gjirokastër për vitin 2022 ka rritur me 36.1 milionë lekë të reja buxhetin e dedikuar për pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Në total në buxhetin e vitit 2022, rreth 39% e tij shkojnë vetëm për investime publike.
Në Gjirokastër, po kryhet rehabilitimi i vend depozitimit të mbetjeve. Mbetjet e Gjirokastrës do të depozitohen në landfillin e Bajkajt me financimin dhe asistencën e GIZ.
Përveç punëve në qytet, Bashkia Gjirokastër vazhdon investimet edhe në njësitë administrative në shërbim të komunitetit. Strukturat e Bashkisë Gjirokastër vazhdojnë sistemimin e segmenteve rrugore në njësitë administrative dhe fshatra për evitimin e problematikave, për qarkullimin e mjeteve gjatë stinës së dimrit, pastrimin e mjedisit, etj.