Diskutime mes aktorëve dhe grupeve të interesit për alarmin e aktiviteteve të prodhuesve për eksport

Diskutime mes aktorëve dhe grupeve të interesit për alarmin e aktiviteteve të prodhuesve për eksport

takimin e realizuar mes shumicës së aktorëve që kanë të njëjtin shqetësim, të përbashkët për ekonominë, prodhuese dhe eksportuese si dhe punësimin u theksua si një nevojë gjithpërfshirëse për të reaguar mbi përballjen me kushtet e përkeqësuara të të bërit biznes. Situata e përkeqësuar e rënies së importeve dhe eksporteve në masë të dukshme krahasuar me 2022 është duke ndikuar me efekte dërrmuese në rënien e shitjeve dhe fillimin e shpalljes së situatës së jashtëzakonshme, e cila është pragu i krizës së sektorit vital të eksportuesve deri më sot.

Kompanitë eksportuese dhe prodhuese, sipas treguesve financiarë të tyre po prodhojnë më pak dhe do të ofrojnë po ashtu më pak produkte për shitje. do të thotë gjithashtu që kompanitë kanë nevojë për më pak punonjës dhe shpesh rezultojnë pushime nga puna.

Gjithçka që po ndodh në ekonominë e prodhuesve për eksport po ndikon në tregun e punës.

Rënia e vlerës së shitjeve nga forcimi i shpejtë i lekut dhe rritja e kostove direkte nga veprimet e qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale dhe ndikimi i inflacionit në shpenzimet e përditshme po krijojnë me shpejtësi ambjentin e pafavorshëm për të vijuar më tej dhe po e detyrojnë pjesën dërrmuese të eksportuesve të mbyllin aktivitetet dhe të aplikojnë për status pasiv.

Kjo masë drastike e detyruar nga akumulimi i humbjeve dhe nga mospatja e një qartësie për tregun në vitin që po hyn do të krijojë një efekt në rritjen e papunësisë me të paktën 2% nga niveli aktual, ku kryesisht papunësia më e madhe do të ndihet te të punësuarat dhe të rinjtë.

Edhe ekonomia shqiptare do të ketë një ulje të punësimit, pasi mbyllja ekonomike do të ndikojë edhe mbi furnizuaesit brenda vendit, të cilët kanë lidhur kontrata me bizneset prodhuese, që nga ndërmarrjet publike e deri te shpenzimet e transportit, të lëndëve të para brenda vendit nga sektori bujqësor dhe blegtoral dhe deri në pagesat e kontributeve shoqërore dhe tatimet, të cilat realizohen nga mbajtja e aktiviteteve.

Ndërkohë, në takimin e sotëm sindikatat e punonjësve, organizatat e ndryshme, si ajo për barazi gjinore, dhe për mirëqeverisje bashkë me pjesëtarë aktivë të shoqërisë civile shprehin solidaritet dhe mbështetje mbi shqetësimin e rritur në nivele alarmante lidhur me situatën e rrezikut të mbylljes së një pjese vitale të tregut të punës, ku punëtorët e rinj dhe gratë janë më të rrezikuarit për shumë arsye.

Përfaqësuesit e sindikatave shprehën mbështetje duke vlerësuar faktin se shoqëritë eksportuese mbajnë ekuilibrat ekonomikë dhe të punësimit. Ndërkohë, nga përgfaqësues të shoqërisë civile u kërkua që qasja të vijojë mbi baza gjithpërfshirëse dhe të mos ndalet komunikimi dhe ndërlidhja midis palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme. Një shqetësim në rritje është edhe nevoja që për të matur realisht ndikimet dhe efektet e kësaj situate në ekonomi, në sjetën sociale dhe në buxhetin e shtetit dhe atë të bizneseve nevojiten statistika zyrtare të sakta, në kohë reale dhe të shërbejnë si baza e përbashkët e dialogut social mes palëve.

Rrjedhimisht këta punëtorë janë lënë të vetëm dhe qeveria fatkeqësisht këtë problem ekonomik dhe krizën aktuale e sheh vetëm përmes dy qasjeve: atë të lënies në dorë të tregut të adresojë problemet duke e konsideruar si një dështim të modelit të biznesit, si dhe trajtimin sipas kuadrit ligjor për papunësinë dhe për ofertën për punë në sektorë të tjerë nëse ndodh masivisht mbyllja e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese.

Kriza aktuale e ka vënë në pah edhe një dobësi të jashtëzakonshme të pregatitjes së institucioneve për të përballuar raste të tilla të pragmbylljes së një sektorit të tërë nëpërmjet krijimit të fondeve të posaçme për tu përdorur për periudha krixzash sektori apo kriza të shkaktuara nga moskoordinimi mes institcuioneve dhe detyrave të pakryera për një ambjent konkurues, pa informalitet dhe me rregulla tregu të një ekonomie të lirë.

Tani ka ardhur momenti, që krizën po e ndjejmë të gjithë. Në këtë situatë ekstreme do të nevojitej një ndërgjegjësim i institucioneve kopetente për tëu pregatitur duke e ndjerë se sa i vështirë është ballafaqimi me momente të tilla. Potencialisht secili prej nesh, kemi shumë nevojë për mbështetje institucionale në rastin e humbjes së biznesit dhe të humbjes rrjedhimisht edhe të vendeve të punës. Prandaj ballafaqimi dhe shterimi i gjithë arghumenteve nëpërmjet treyezave institucionale është domosdoshmëri shoqërore dhe ekonomike për vendin tonë.

Si masë e parë, do të propozhet që diskutimi dhe propozimet për dialog mbi situatën të vendosen në mbledhjen më të parë të këshillit Kombëtar të punës.

Ndërkohë, masa të tjera të përshkallëzuara do të vijojnë të diskutohen dhe propozohen për të mos ja lënë rastësisë dhe mosveprimit gjithë këtë situatë parakrize.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: