Përsa i përket edukimit të të rinjve lidhur me punën e denjë, duhet përmendur se industria dhe aktivitetet që lidhen direkt me drejtimet mësimore që jepen në shkollat profesionale kanë nevojë për një nivel më të kualifikuar se nxënësit që dalin direkt nga shkollat. Vetë të rinjtë që kanë zgjedhur arsimin profesional thonë se vendimin e kanë marrë për një të ardhme më të mirë, që më së pari një shkollë e tillë tu sigurojë mundësinë e punësimit. Ndonëse janë në hapat e parë të profesionit, që kanë zgjedhur, ata besojnë se do të vazhdojnë të ecin në këtë rrugë.
2. Ardhmëria e politikës edukimit profesional duhet të bazohet në aftësimin dhe përdorimin e novacionit digjital, por të bashkërenduar me kërkesat e biznesit vendor dhe kombëtar.
Pikat e tjera kryesore, i cili do të rrisë mundësinë e arsimimit në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet pas në teknologji është qasja politike vendore që në një komunikim me qeverisjen qendrore të kërkojë realisht projekte në programet e saj buxhetore dhe politika të veçanta që duhet të miratojë, që të kuptojë se çfarë roli do të luajë digjitalizimi në edukimin e brezit të ri, por edhe në stimulimin e investimeve fillestare duke kërkuar edhe ndryshimet e transfertës për këto raste. Pandemia ka theksuar thellimin e ndarjes dixhitale në vend.
Nevojitet puna e vazhdueshme për të siguruar aksesin, pajisjet dhe infrastrukturën për të siguruar që çdo fëmijë dhe i ri mund të mësojë dhe të zhvillojë me sukses, qoftë në shtëpitë e tyre apo në shkollë. Në këtë qasje, ekspertiza dhe kontributi i OSHC-ve të specializuara mund të jetë nisja e parë e një projekti pilot, për gjallërimin e jetës së të rinjve, por mbi të gjitha për të formësuar karrierat digjitale për të ardhmen.
Vini re!
Edhe pse Dibra, si disa bashki të tjera në vend ka Planin Lokal të veprimit për Rininë 2020 -2023 duhet të synohet që vizioni i këtij plani ambicioz të jetë pjesë e veprimeve dhe buxhetit në përditshmërinë e bashkisë
Për këtë programet që kanë filluar të investohen nga donatorë dhe buxhete vendore si ai i Tiranës, në koordinim me qeverinë shqiptare duhet të jenë shembull për tu fokusuar që të programohet dhe të kërkohet një nivel bazë i arsimimit dixhital për të jetuar dhe punuar në një botë konkuruese dixhitale.
Një ndërthurje edhe me bizneset vendore për këtë qëllim do të ishte një përdorim me vlerë i burimeve në dispozicion bazuar mbi programe të bashkërenduara dhe që kanë në themel të tyre interesit mes palëve.
Bizneset janë pjesa që përkrahet nga bashkia nëpërmjet politikave nxitëse dhe stimuluese, ndërsa studentët janë pjesa që vlen për të parandaluar migrimin, por edhe për të garantuar që vlera e shtuar për të ardhmen të jetë më e garantuar.
Kujdes!
Për të përmbushur misionin e tyre për arsimin dhe arritjen e një rinie të arsimuar, qeveria vendore duhet të integrojë aftësitë digjitale gjatë gjithë rrugëtimit të të mësuarit.
3. Integrimi i të rinjve dhe të rejave në tregun e punës, sipas programeve sektoriale janë ende të papërmbushura përtej politikave institucionale në mbështetje të punësimit të të rinjve.
Në mungesë të të dhënave të disponueshme për Dibrën, sipas publikimit për tregun e punës në Shqipëri në 2021, “në grupin e të rinjve dhe të rejave (15-29 vjeç), që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 35.1 % e tyre klasifikohen si të papunë”, ku të rinjtë që janë të papunë në nivelin 44.3% dhe të rejat në nivelin 27%.
4. Në nivelin e pjesëmarrjes, në arsimin e mesëm të përgjithshëm në raport me arsimin profesional Dibra bazohet kryesisht në gjimnaze me 87% pjesëmarrje dhe 13% e nxënësve ndjekin shkollat profesionale.
Numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar me nxënësit në shkollë të mesme është në një raport 3.2:1. Ky raport mundet të jetë një tregues për mosvijueshmëri të edukimit me të njëjtin ritëm si arsimi i detyrueshëm, i cili meriton një vëmendje për Ministrinë si rast për tu konsideruar nga ta.
Nga ana tjetër edhe numri i fëmijëve në kopshte publike është në një numër mjaft të ulët, që duhet të analizohet se sa është nevoja reale për investime për një lehtësim të barrës së familjeve të reja nga kostot për mbajtjen e fëmijëve jashtë sistemit të edukimit parashkollor.
Publiku i pyetur “Si do ti ndanit shpenzimet e buxhetit në Bashkinë tuaj nëse do ta kishit ju në dorë miratimin e shpërndarjes së fondeve dhe politikave?” për “Shpenzimet për çerdhe dhe kopshte” i është përgjigjur me një mesatare prej 3.8 pikësh, ku niveli më i lartë i pikëve i është dhënë strehimit me 4.5 pikë dhe niveli më i ulët i pikëve i është dhënë furnizimit me ujë me 2.1 pikë.
Duket se ndjeshmëria e qytetarëve është mesatare dhe jo e një niveli më të lartë.
5. Shpenzimet e buxhetit të Bashkisë për Arsimin parashkollor përfshirë arsimin bazë, Arsimin e mesëm të përgjithshëm, si dhe Arsimin professional në vitin 2022 janë parashikuar në nivele të njëjta dhe vijojnë të tilla. Në aspektin e realizimit të programit për rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave është punuar në përmbushje të programit politik, por edhe programit buxhetor, megjithëse ecuria e ritmit të investimeve si në shumë raste lihet e papërmbushur deri në vitin e fundit të mbylljes së mandatit politik,
Kujdes!
Ky moment është një tregues i nevojës së publikut për të kërkuar llogari për mungesën e konsistencës në arritjen e një performance sipas programit.
6. Niveli i shpenzimeve shpjegon edhe faktin e përqindjes së lartë të pjesëmarrjes së nxënësve në arsimin publik duke konsideruar edhe argumentin e nivelit të ardhurave nën mesataren kombëtare (49.3 mijë lekë /muaj) që nuk arrijnë dot për pjesën më të madhe të familjeve të përballojnë kostot e arsimit privat. Në këtë rast përgjegjësia e bashkisë është edhe më e madhe, në aspektin sasior dhe cilësor.
Të regjistruarit e arsimit të mesëm publik për vitin 2020 – 2021 përbëjnë 95% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në arsimin e mesëm në Dibër. Ndërsa vetëm 5% janë të regjstruar në arsimin e mesëm privat duke u renditur në vend të katër përsa lidhet me masivitetin e arsimit të mesëm publik në nivel vendi.
7. Raporti nxënës për mësues është në nivel qarku është 9.7 nxënës për mësues, ndërsa për Bashkinë Dibër është 10 nxënës për mësues, ku të gjitha bashkitë e tjera vërehen për nivele më të ulta. Këto raporte me diferenca të mëdha shpjegohen me faktin e migrimit dhe lëvizjes së popullsisë në zonat jo urbane drejt qendrave më të mëdha. Adresimi në këtë rast është i njëtë me çfarë kemi përmendur në këtë raport.
8. Efekti i pandemisë në Dibër shihet se nuk ka ndikuar ndjeshëm si në disa bashki të tjera me peshë në rritjen e numrit të familjeve me ndikime të varfërisë. Ekonomia e Shqipërisë u rimëkëmb fuqishëm nga kriza e COVID-19 në vitin 2021. Rritja vlerësohet në 8.5%, ndërsa shkalla e varfërisë ka rënë ndjeshëm nga 31.3% në 22%. Ndikimi në Dibër në aspektin e varfërimit duket se ka ndikuar në uljen me 1% të familjeve që janë përfituese të ndihmës ekonomike.
Në analizën e ndërlidhjes midis rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë, rritja ekonomike për Bashkinë duhet të përkthehet në një rritje të të ardhurave për pensionet nga buxheti i shtetit, por edhe nga një përfitim që bazohet te transparenca e të ardhurave që përfiton buxheti i shtetit dhe rikthimin mbrapsht për zonën, që duhet të kuptohet me investime më të mëdha, të cilat në Dibër janë poshtë mesatares së shpenzuar në bashkitë e mëdha të vendit (Elbasan, Durrës dhe Tiranë).
9. Ndikimi shoqërisë civile dhe ekspertizës sektoriale në programet vendore për luftën ndaj informalitetit të punës dhe programit antikorrupsion bazuar te angazhimi ndaj tij dhe ne sistemin e edukimit. Shoqëria civile edhe me ndihmën e medias luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e rasteve të korrupsionit, çka rrit në mënyrë të ndjeshme ndjeshmërinë e publikut në lidhje me shkallën e korrupsionit dhe rastet e veçanta të tij .
Në këtë qasje ndaj luftës anti informalitet, ekspertiza e shoqërisë civile, si dhe burimet dhe kapacitetet përpunuese që mund të aktivizohen përbëjnë një tjetër forcë goditëse që mundet të japë kontributin e saj krahas institucioneve publike.
Një vlerë e shtuar në këtë front ndaj informaliteti duhet parë edhe si një nismë që duhet të konsistojë te momenti i edukimit të brezit të ri. Një nismë e tillë për edukimin që në moshë të re, më së paku bën një qasje që ndikon më efektivisht, se sa në rastin kur largohet nga shkolla.
Vini re!
Shoqëria civile nevojitet të organizohet dhe të programohet në Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021 -2026 për krahas programeve për leksione me nxënësit e klasave të ndryshme, për të treguar eksperienca, por edhe për të patur një angazhim të përbashkët në nismat antikorrupsion, si një ekip zinxhir që është I organizuar në sinkron .
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.