1. Integrimi i të rinjve dhe të rejave në tregun e punës, sipas programeve sektoriale janë ende të papërmbushura përtej politikave institucionale në mbështetje të punësimit të të rinjve.
Në mungesë të të dhënave të
disponueshme për Dibrën, sipas publikimit për tregun e punës në Shqipëri në 2021, “në grupin e të rinjve dhe të rejave (15-29 vjeç), që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 35.1 % e tyre klasifikohen si të papunë” , ku të rinjtë që janë të papunë në nivelin 44.3% dhe të rejat në nivelin 27%.
2. Në monitorim të Strategjisë për Punësim dhe Aftësi, 2019-2022, programeve buxhetore afatmesme dhe buxheteve në vitet 2017-2021.
Duke ju referuar edhe programit politik të Kryetarit të Bashkisë në vitet 2015-2019, vërehet se investimet e realizuara nga fondet e Bashkisë, por edhe ato të investuara nga buxheti i shtetit nuk kanë arritur të zbusin papunësinë, madje ajo rezulton me rritje në 2019 në nivelin 16.6% të forcave të punës aktive në Bashki.
Një arsye është se në programet buxhetore vendore, si dhe politikat zbatuese të Strategjive për punësimin dhe integrimin e të rinjve nuk ka një ndërlidhje reale midis nivelit qendror dhe atij vendor.
Një arsye tjetër është se Strategjitë dhe politikat përshkruajnë në mënyrë optimiste realitetin dhe situatën dhe gjithashtu vendosin mbi këto baza edhe objektiva për tu arritur jashtë realitetit ku do të zbatohen .
2. Sipas dokumenteve kryesore ku bazohet zhvillimi ekonomik dhe social shihet se për integrimin e të rinjve dhe të rejave në tregun e punës ka pak prioritete/objektiva për nxitje të ekonomisë dhe hapësirave për rritje të investimeve që mund të krijojnë vende të reja pune dhe punësim edhe të të rinjve dhe të rejave.
Nga investimi me fonde direkt nga buxheti i shtetit dhe nga miratimi i Marrëveshjeve me shtete dhe organizata të huaja për edukimin profesional ka projekte në nivel kombëtar , si dhe projekte investimi me shtrirje vendore.
3. Në nivelin e pjesëmarrjes, në arsimin e mesëm të përgjithshëm në raport me arsimin profesional Dibra bazohet kryesisht në gjimnaze me 87% pjesëmarrje dhe 13% e nxënësve ndjekin shkollat profesionale.
Numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar me nxënësit në shkollë të mesme është në një raport 3.2:1. Ky raport mundet të jetë një tregues për mosvijueshmëri të edukimit me të njëjtin ritëm si arsimi i detyrueshëm, i cili meriton një vëmendje për Ministrinë si rast për konsiderim nga ta.
Nga ana tjetër edhe numri i fëmijëve në kopshte publike është në një numër mjaft të ulët, që duhet të analizohet se sa është nevoja reale për investime për një lehtësim të barrës së familjeve të reja nga kostot për mbajtjen e fëmijëve jashtë sistemit të edukimit parashkollor.
Lidhur me këtë temë, publiku i pyetur “Si do ti ndanit shpenzimet e buxhetit në Bashkinë tuaj nëse do ta kishit ju në dorë miratimin e shpërndarjes së fondeve dhe politikave?” për “Shpenzimet për çerdhe dhe kopshte” i është përgjigjur me një mesatare prej 3.8 pikësh, ku niveli më i lartë i pikëve i është dhënë strehimit me 4.5 pikë dhe niveli më i ulët i pikëve i është dhënë furnizimit me ujë me 2.1 pikë.
Duket se ndjeshmëria e qytetarëve është mesatare dhe jo e një niveli më të lartë.
4. Shpenzimet e buxhetit të Bashkisë për Arsimin parashkollor përfshirë arsimin bazë, Arsimin e mesëm të përgjithshëm, si dhe Arsimin professional në vitin 2022 janë parashikuar në nivele të njëjta dhe vijojnë të tilla. Në aspektin e realizimit të programit për rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave është punuar në përmbushje të programit politik, por edhe programit buxhetor, megjithëse ecuria e ritmit të investimeve si në shumë raste lihet e papërmbushur deri në vitin e fundit të mbylljes së mandatit politik,
5. Niveli i shpenzimeve spjegon edhe faktin e përqindjes së lartë të pjesëmarrjes së nxënësve në arsimin publik duke konsideruar edhe argumentin e nivelit të ardhurave nën mesataren kombëtare (49.3 mijë lekë /muaj) që nuk arrijnë dot për pjesën më të madhe të familjeve të përballojnë kostot e arsimit privat.
Në këtë rast përgjegjësia e bashkisë është edhe më e madhe, në aspektin sasior dhe cilësor.
Të regjistruarit e arsimit të mesëm publik për vitin 2020 – 2021 përbëjnë 95% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në arsimin e mesëm në Dibër. Ndërsa vetëm 5% janë të regjistruar në arsimin e mesëm privat duke u renditur në vend të katër përsa lidhet me masivitetin e arsimit të mesëm publik në nivel vendi.
6. Raporti nxënës për mësues është në nivel qarku është 9.7 nxënës për mësues, ndërsa për Bashkinë Dibër është 10 nxënës për mësues, ku të gjitha bashkitë e tjera vërehen për nivele më të ulta. Këto raporte me diferenca të mëdha shpjegohen me faktin e migrimit dhe lëvizjes së popullsisë në zonat jo urbane drejt qendrave më të mëdha. Adresimi në këtë rast është i njëjtë me çfarë kemi përmendur në këtë raport.
7. Efekti i pandemisë në Dibër shihet se nuk ka ndikuar ndjeshëm si në disa bashki të tjera me peshë në rritjen e numrit të familjeve me ndikime të varfërisë.
Ekonomia e Shqipërisë u rimëkëmb fuqishëm nga kriza e COVID-19 në vitin 2021. Rritja vlerësohet në 8.5%, ndërsa shkalla e varfërisë ka rënë ndjeshëm nga 31.3% në 22%. Ndikimi në Dibër në aspektin e varfërimit duket se ka ndikuar në uljen me 1% të familjeve që janë përfituese të ndihmës ekonomike.
Megjithëse treguesi që paraqitet në grafik nuk mund të merret si efekt ndikues i vetëm në uljen e varfërimit duhet mbajtur në konsideratën e planifikimeve për alokimet e tjera edhe kriza e çmimeve në periudhën aktuale, kur forcimi i inflacionit mund të zvogëlojë rritjen e të ardhurave në familjet e varfra dhe të cënueshme, duhet të analizohet në detaje situata e ekonomike e familjeve për të prezantuar te institucionet qendrore edhe raportin e plotë për të ndikuar ritmin e uljes së varfërisë (Raporti i Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Pranverë 2022, “ Manovrim mes krizash”).
Në analizën e ndërlidhjes midis rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë, rritja ekonomike për Bashkinë duhet të përkthehet në një rritje të të ardhurave për pensionet nga buxheti i shtetit, por edhe nga një përfitim që bazohet te transparenca e të ardhurave që përfiton buxheti i shtetit dhe rikthimin mbrapsht për zonën, që duhet të kuptohet me investime më të mëdha, të cilat në Dibër janë poshtë mesatares së shpenzuar në bashkitë e mëdha të vendit (Elbasan, Durrës dhe Tiranë).
8. Ndikimi shoqërisë civile dhe ekspertizës sektoriale në programet vendore për luftën ndaj informalitetit të punës dhe programit antikorrupsion bazuar te angazhimi ndaj tij dhe ne sistemin e edukimit.
Shoqëria civile edhe me ndihmën e medias luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e rasteve të korrupsionit, çka rrit në mënyrë të ndjeshme ndjeshmërinë e publikut në lidhje me shkallën e korrupsionit dhe rastet e veçanta të tij . Në këtë qasje ndaj luftës anti informalitet, ekspertiza e shoqërisë civile, si dhe burimet dhe kapacitetet përpunuese që mund të aktivizohen përbëjnë një tjetër forcë goditëse që mundet të japë kontributin e saj krahas institucioneve publike.
POTENCIALET VENDORE DHE PUNESIMI
9. Performanca ekonomike në Dibër vjen kryesisht nga zhvillimet infrastrukturore dhe prodhimi dhe përpunimi industrial dhe produkteve ushqimore dhe ujore.
Në vitin 2017 rritja ekonomike është e ulët me vetëm 0.7% të produktit vendor bruto. Në dy vitet pasardhëse rezulton një vlerë e shtuar ekonomike + 4.6%, por me një tkurrje tjetër në 2020 duke zbritur në -2.9%, që konsiderohet një rënie e vlerës së shtuar në ekonomi në vitin 2018.
Ndërkohë, në vitin 2020 përsëri ekonomi nuk ka vlerë të shtuar, por është me një nivel performancë -0.1%.
Kjo performancë e ekonomisë bie në sy edhe në aspektin e vlerësimit të aseteve të paluajtshme në zonën qytetëse, ku investimet në infrastrukturë janë në rënie. Në 2020, ashtu si edhe në 2019 ka një rënie të numrit të lejeve të ndërtimit (por rritje të sipërfaqes ndërtimore), respektivisht në 22 leje ndërtimi (6.6 mijë m² sipërfaqe ndërtimi) dhe në 18 lejë ndërtimi (7.74 mijë m² sipërfaqe ndërtimi) nga 24 leje ndërtimi në vitin 2017 (5 mijë m² sipërfaqe ndërtimi) apo 30% më shumë në 2020 krahasuar me 2017, që tregon për një pjesëmarrje kapitali privat (individual dhe biznese) në rritje të vogël, pa ndonjë ndikim të dukshëm në ekonomi.
Në krahasimin horizontal të treguesve të tregut të punës formal, sipas sektorëve vërehet se në vitet 2017, 2019 dhe 2020, Dibra e ka pjesën më të madhe të të punësuarve me afër 2/3 (65% të të punësuarve) në Bujqësi e blegtori me një nivel 6% më të lartë se në vitin 2017 dhe 7% më të lartë se në 2019. Megjithatë edhe pse ka numrin më të lartë të të punësuarve nga të dhënat e regjistrit tregtar vërehet niveli shumë i lartë i informalitetit të punës. Megjithatë, duhet përmendur fakti i problematikës së politikës fiskale, premtimeve politike dhe subvencioneve të nevojshme dhe të duhura nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për fermerët e Dibrës që vlejnë për prodhimin dhe produktivitetin në kohën dhe sezonin që u duhet fermerëve për ti vënë në shfrytëzim si ndihmë direkte për sektorin bujqësor.
Kujdes!
Ky nivel i lartë dhe mosndryshimi i numrit të aktiviteteve të regjistruara është një temë që meriton analizë nga administrata, por edhe ekspertiza private dhe civile si një moment që fsheh brenda problemit edhe elementë korrupsioni vullneti politik dhe korrupsion pasiv.
10. Rënie e ndjeshme e numrit të punësuarve në 2020 konstatohet në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë me 5% më pak se në 2017.
Ndërkohë edhe në vitin 2019 rënia e punonjësve të sektorit të tregtisë dhe shërbimeve është 1% më e ulët se në 2017. Kjo tregon për një biznes që mbështetet mbi qarkullim shumë të vogël dhe që rrjedhimisht janë kategoria e të vetëpunësuarve me një punonjës, edhe pse përbëjnë numrin më të madh të bizneseve aktive (59% të gjithë bizneseve aktive të regjistrit të Bashkisë).
Sektori i industrisë (prodhime dhe përpunime bujqësore dhe industriale etj.) paraqitet në nivele punësimi në stabilitet për arsye edhe të performancës së investimeve në industrinë e përpunimit ushqimor duke ndikuar direkt në mbajtjen e një peshe më të qëndrueshme në strukturën e tregut të punës.
11. Pagesat për infrastrukturën duhen parë në një raport të drejtë me shpenzimet për mbrojtjen sociale.
Sipas të dhënave të Buxhetit të Shtetit për fondet e investimeve për infrastrukturën në 2021 për Dibrën, si dhe financimet nga Buxheti i Bashkisë me fondet e buxhetit vendor, shikohet se ka një nivel shpenzimi mesatar vjetor për çdo banor të Dibrës prej 2 mijë lekë. Ndërkohë, që shpenzimet për mbrojtje sociale mesatarisht janë në nivelin e 67.000 lekë për banor të varfër apo në nevojë në vit .
Në bazë të këtij krahasimi arrijmë të analizojmë faktin se shpenzimet për infrastrukturë janë më shumë se 7.4 herë më të ulta se fondet që nevojiten për të ndikuar në uljen e varfërisë.
Ajo që rezulton nga ballafaqimi me pagesën për mbrojtje sociale në raport me shpenzimet kapitale nga Buxheti i bashkisë, tregon se varfëria nuk është ndikuar nga ky shpenzim, madje ka një ulje me 1% të numrit familjeve përfituese (ishin 4.656 familje me ndihmë në 2017 dhe janë 4.455 familje me ndihmë në 2021 nga 21.030 familje gjithsej ). Pra ndikimi nga rimarrja e investimeve infrastrukturore në rastin e Dibrës duket se është më efektive se në disa bashki të mëdha në drejtim të efektivitetit të ndikimit të infrastrukturës drejt performancës ekonomike të qëndrueshme rajonale e aftë të ripaguajë më shumë edhe për qytetarët e varfër dhe personat me aftësi të kufizuar.
Investimet e kryera nga fondet e buxhetit vendor dhe buxhetit qendror më së shumti në infrastrukturë nuk zgjidhin problemet e thella të tilla si mjedisi dhe mbrojtja sociale. Por ato janë programuar për qytetarin se do të ndihmojë ekonominë e Dibrës, si pjesë e Rilindjes urbane dhe rigjallërimit të sektorëve si rrjedhojë e investimeve në infrastrukturë që të kenë një rritje të shpejtë ekonomike dhe pse kjo nuk ka ndodhur të shfrytëzohet për dy vite me radhë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.