D.I.V.A. 2018
Deklarata e tatimit mbi të ardhurat individuale vjetore është një formë që plotëson më mirë shpërndarjen e barrës së tatimeve edhe mbi individë që nuk janë të njohur dhe nuk kanë qenë objekt tatimi të mbajtur në burim. Kjo kategori tatimpaguesish i përket edhe individëve që realizojnë të ardhurat nga kapitali (qeradhënia e aktiveve)
Nga ana tjetër, duke reflektuar në këtë dokument sqarues edhe reagimet nga individët e interesuar për të zbatuar korrektësisht detyrimet që lindin nga zbatimi i ligjit arrihet edhe një njohje më e thelluar e zbatimit e tatimit mbi të ardhurat individuale.
Të ardhurat mund të realizohen nga tre burime: puna, shërbimet dhe pronësia.
Te të ardhurat që realizohen nga puna përfshihen zakonisht paga, si dhe përfitime financiare dhe matëriale të lidhura me pagën. Te ky grup përfshihen edhe përfitimet për punonjësit e larguar nga puna për të cilët Gjykata ka vendosur kthimin në vendet e punës dhe përfitimin e pagës deri në momentin e kthimit në punë.
Te të ardhurat e realizuara nga shërbimet përfshihen shitja e punës intelektuale, shërbimet që kryhen nëpërmjet faqeve të internetit, shërbime individuale të kryera dhe që shiten nga aftësi inidividuale teknike e profesionale, drejtuese, artistike, sportive, kulturore, historike, oratorike, kujdestarie, dhe raste të tjera të ardhurash që shkëmbehen nga individi për shërbime që vetëm ai mundet ti japë për një tjetër individ të interesuar, apo për një biznes.
Te të ardhurat e realizuara nga pronësia dhe kapitalet përfshihen interesat e depozitimeve të kursimeve bankare, dividentët nga pjesëmarrjet në shoqëritë që shpërndajnë fitimin vjetor, të ardhurat nga qeradhënia e pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme, të ardhura nga shfrytëzimi dhe dhënia në përdorim nga të tretë të të drejtave artistike dhe kulturore, dhe të ardhura që përfitohen nëpërmjet përfitimit të një të pagese nga një e drejtë apo pronësi.
Të gjitha këto kategori të ardhurash, por pa u kufizuar vetëm në përshkrimet e rasteve që përmenden konsiderohen si të ardhura të tatueshme për individin rezident shqiptar, por edhe për individin jorezident për njërën nga këto burime të ardhurash të krijuara brenda territorit të republikës së Shqipërisë.
Dokumenti i përgatitur nga ekspertët e ALTAX synon të sqarojë ato pika që mbeten ende të paqarta pas leximit të ligjit dhe udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat.
Publikimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar D.I.V.A. 2018
Ju falënderojmë që keni zgjedhur të na lexoni!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.