Çfarë duhet të dinë Influencerat për tatimet e tyre?
Me shfaqjen e mënyrave të reja për të fituar para në internet, është e rëndësishme që ndikuesit të dinë se si funksionojnë taksat. Ata gjithashtu duhet të qëndrojnë të përditësuar për çdo ndryshim në ligj që mund të ndikojë në kostot tatimore të tyre. Kjo është arsyeja pse ne kemi bashkuar këtë udhëzues se si ndikuesit e mediave sociale paguajnë taksat.
Në këtë qartësim ligjor me titull “Çfarë duhet të dinë INFLUENCUESIT për tatimet e tyre?” për qëllime informimi dhe edukimi fiskal ne nuk marrim përsipër të kryejmë rolin që mbajnë institucionet që ligji ja u ngarkon detyrën e informimit, sqarimit, njoftimit dhe taksimit të taksapaguesve potencialë, që ende nuk janë pjesë e skemës tatimore në Shqipëri.
Në diskutimet publike së fundmi, veçanërisht të nxitura nga hyrja në fuqi e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat prej fillimit 2024 kanë nevojë për tu qartësuar për rregullat fiskale, si për Influencuesit (ndikuesit) e mediave sociale, por edhe nga për publikun dhe çdo individ që përfiton të ardhura nëpërmjet reklamimit të një prodhimi, shitjes së prodhimit apo shërbimit online, si dhe nëpërmjet burimeve të tjera të të ardhurave që përdorin platformat online. Nevoja kryesore është se cilat janë kërkesat që përcakton ligji për tatimin mbi të ardhurat, por edhe ligje të tjera të përfshira si pjesë e legjislacionit tatimor shqiptar në zbatim lidhur me të ardhurat që krijohen nga përdorimi i platformave dhe rrjeteve sociale.
Ndikues të shquar të mediave sociale mund të jenë nën vëzhgim nga tatimet në të ardhmen, por edhe për të shkuarën, pasi edhe pse kemi një ligj të ri, asnjëherë të ardhurat e krijuara nga një rezident shqiptar nuk janë përjashtuar nga tatimi.
Dhe ne mendojmë se çdo ndikues në mediat sociale, është thelbësore të jetë i vetëdijshëm për rregullat dhe detyrimet tatimore për të shmangur çdo pasojë ligjore të mëvonshme.
Me sqarimet që ne po përfshijmë në këtë rast synojmë të sqarojmë dhe thjeshtojmë sa më tepër kuptimin e rolit, përgjegjësive dhe detyrimeve që ka çdo individ që realizon të ardhura dhe nuk ka komunikuar ende me zyrat e tatimeve për të verifikuar situatën e tij ligjore dhe fiskale.
Në vijim të udhëzuesit që kemi përgatitur janë sqaruar pikat kryesore që ndikuesit e mediave sociale dhe gjithë përfituesit e vlerave monetare nëpërmjet internetit duhet të kenë parasysh në lidhje me taksat, tatimet dhe tarifat e detyrimet e tjera.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.