-11%

Çfarë duhet të dinë INFLUENCUESIT për tatimet e tyre?

Original price was: 9 €.Current price is: 8 €.

Të qenit një ndikues në mediat sociale apo përfitues të ardhurash nga platformat në internet[1] mund të jetë një karrierë fitimprurëse, por ajo gjithashtu vjen me përgjegjësinë fiskale që duhet të mbajë vetë secili rreth zbatimit të rregullave tatimore.

Me shfaqjen e mënyrave të reja për të fituar para në internet, është e rëndësishme që ndikuesit të dinë se si funksionojnë taksat. Ata gjithashtu duhet të qëndrojnë të përditësuar për çdo ndryshim në ligj që mund të ndikojë në kostot tatimore të tyre. Kjo është arsyeja pse ne kemi bashkuar këtë udhëzues se si ndikuesit e mediave sociale paguajnë taksat.

 

Ndërsa është e vërtetë që AKEP ka lëshuar ndonjë këshillë për krijuesit e përmbajtjes dhe ndikuesit në fushat e marketingut dhe mbrojtjes së konsumatorit, kur bëhet fjalë për gjetjen e ndihmës dhe këshillave mbi kriteret për tatimet dhe taksat nuk ka asnjë udhëzim specifik që ndikuesit mund ti informojë dhe bëjë pjesë të skemës tatimore, si tatimpagues të rinj potencialë.

 

Me sqarimet që ne po përfshijmë në këtë rast synojmë të sqarojmë dhe thjeshtojmë sa më tepër kuptimin e rolit, përgjegjësive dhe detyrimeve që ka çdo individ që realizon të ardhura dhe nuk ka komunikuar ende me zyrat e tatimeve për të verifikuar situatën e tij ligjore dhe fiskale.

[1] Ndikuesit e mediave sociale përfshijnë të gjithë individët ose bizneset e ndryshme, që marrin të ardhura, në para ose në natyrë, nga çdo faqe në internet apo platformë e mediave sociale në shkëmbim të shërbimeve të kryera prej tyre, si: video blogera (vlogger) ose si prezantuesa, përshkruesa, etj, dhe në përgjithësi nga çdo aktivitet tjetër që kryhet në faqet dhe platformat e mediave sociale.

Përshkrim

Ndikuesit vijnë në të gjitha format dhe madhësitë, nga ata që postojnë thjesht për kënaqësi, pa synim apo pritshmëri për të fituar para, deri tek ata që e bëjnë karrierën e tyre. Kjo e fundit mund të bëjë shuma të konsiderueshme nga postimet të cilat janë projektuar dhe koreografi me kujdes për të prodhuar ndikimin maksimal.

Në diskutimet publike së fundmi, veçanërisht të nxitura nga hyrja në fuqi e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat prej fillimit 2024 kanë nevojë për tu qartësuar për rregullat fiskale, si për ndikuesit e mediave sociale, por edhe nga për publikun dhe çdo individ që përfiton të ardhura nëpërmjet reklamimit të një prodhimi, shitjes së prodhimit apo shërbimit online, si dhe nëpërmjet burimeve të tjera të të ardhurave që përdorin platformat online. Nevoja kryesore është se cilat janë kërkesat që përcakton ligji për tatimin mbi të ardhurat, por edhe ligje të tjera të përfshira si pjesë e legjislacionit tatimor shqiptar në zbatim lidhur me të ardhurat që krijohen nga përdorimi i platformave dhe rrjeteve sociale.

Ndikues të shquar të mediave sociale mund të jenë nën vëzhgim nga tatimet në të ardhmen, por edhe për të shkuarën, pasi edhe pse kemi një ligj të ri, asnjëherë të ardhurat e krijuara nga një rezident shqiptar nuk janë përjashtuar nga tatimi.

Dhe ne mendojmë se çdo ndikues në mediat sociale, është thelbësore të jetë i vetëdijshëm për rregullat dhe detyrimet tatimore për të shmangur çdo pasojë ligjore të mëvonshme.

Në këtë përmbledhje sqaruese për qëllime informimi dhe edukimi fiskal ne nuk marrim përsipër të kryejmë rolin që mbajnë institucionet që ligji ja u ngarkon detyrën e informimit, sqarimit, njoftimit dhe taksimit të taksapaguesve potencialë, që ende nuk janë pjesë e skemës tatimore në Shqipëri.

Në vijim të udhëzuesit që kemi përgatitur janë sqaruar pikat kryesore që ndikuesit e mediave sociale dhe gjithë përfituesit e vlerave monetare nëpërmjet internetit duhet të kenë parasysh në lidhje me taksat, tatimet dhe tarifat e detyrimet e tjera.