BERAT: INTEGRIMI NË TREGUN E PUNËS VENDORE DHE SHFRYTËZIMI I POTENCIALEVE VENDORE

BERAT: INTEGRIMI NË TREGUN E PUNËS VENDORE DHE SHFRYTËZIMI I POTENCIALEVE VENDORE

Ndryshimet ekonomike në Berat vijnë kryesisht nga zhvillimet infrastrukturore të ndodhura ndër vite, por modeli i investimeve të kryera në 5-6 vitet e fundit nuk ka shërbyer për të rritur ndikimin direkt në vlerën ekonomike të shtuar. Kështu, në vitin 2017 është viti i vetëm që ka një vlerë të shtuar me 2.07%, ndërsa në dy vitet pasardhëse nuk rezulton të ketë vlerë të shtuar ekonomike, madje ka një rënie të prodhimit të brendshëm.
Megjithatë, në aspektin e vlerësimit të aseteve të paluajtshme në zonën qytetëse, si dhe në zonat rurale ku është investuar në infrastrukturën rrugore ka një rritje të numrit të bizneseve nga 1.889 në 2.325 dhe kryesisht në zonën e qytetit.
Kujdes!
Një moment analize dhe përfshirje në konsultimin publik është edhe tema për lejet e ndërtimit, e cila është një shqetësim i përsëritur edhe në rezultatet e anketimit tonë. Lejet e ndërtimit që do të jepen gjatë vitit duhet të përkojnë me planin e zhvillimit të territorit dhe procedurat për parandalimin e pastrimit të parasë së pistë, i cili duhet të bëhet publik në çdo konsultim publik dhe transparent te faqja zyrtare online e Bashkisë.
E gjitha kjo nuk duket se ka gjeneruar një bum të punësimit, si mund të ketë ndodhur në zonën e Tiranës dhe Durrësit dhe kryesisht në zonat turistike dhe bregdetare, në të cilat janë krijuar vende pune të mjaftueshme për të zbrazur madje edhe fushat e fermerëve.
Berati shihet që ka pjesën më të madhe të të punësuarve me 62% dhe më pak në Shërbime, tregti dhe industri me 38%.
Nëse krahasohet me Tirana dhe Durrësi, diferencat shihet që janë të mëdha në orientimin e punësimit sipas sektorëve të ekonomisë.
Nëse krahasimin e bëjmë midis dy periudhave shikojmë se Berati nuk e ka ndryshuar pjesëmarrjen e fuqisë punëtore në Bujqësi (62% të punësuar), por ka ndryshuar pjesa e punësimit në Industri, e cila është ulur në 2019 me 5 pikë përqind duke u rritur shërbimet me po të njëjtat nivele që janë larguar nga industria.
Punësimi i lartë në bujqësi ka të bëjë edhe me praninë e investimeve në sektorin bujqësor nga fondet private të fermerëve, të cilët janë edhe të mundimshme për mënyrën e produktivitetit të arritur ndër vite . Në këtë drejtim duhet përmendur fakti i mosdhënies së subvencioneve të nevojshme nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë për fermerët e Beratit .
Kujdes!
Niveli i lartë dhe mosndryshimi i numrit të aktiviteteve të regjistruara është një temë që meriton analizë nga administrata, por edhe ekspertiza private dhe civile si një moment që fsheh brenda problemit edhe elementë korrupsioni vullneti politik dhe korrupsion pasiv.
Premtimi dhe programi politik për punësimin rajonal dhe ndikimi nga investimet e planifikuara publike dhe private duket se ende nuk është i përmbushur. Në një shikim të statistikave për papunësinë, duket se niveli aktual është në rritje në krahasim me vitin 2017. Ky fakt statistikor, si dhe ecuria e Prodhimit të Brendshëm rajonal tregojnë një pamundësi reale të rimarrjes mbrapsht të vlerës së investimeve të kryera, pasi zbatimi i tyre ka hasur në probleme të paparashikuara në Planin e Zhvillimit Vendor. Kjo pasaktësi në parashikim, mund të vërehet edhe në mënyrën e hartimit të tyre, ku analiza e fizibilitetit nuk egziston për asnjë nga sektorët ekonomikë dhe jetësorë. Por disa probleme lidhen me përdorimin e investimeve publike për politika kundërciklike.
Shqyrtimi i këtyre problemeve nxjerr në pah parakushtet që duhet të konsiderohen përpara se investime të tilla të përdoren me sukses.
Së pari, përgjigja ndaj krizave sugjeron që bashkitë nuk kanë mundësitë dhe kapacitetet për të realizuar pjesën e tyre të punës për fizibilitetin e projekteve. Ky fakt përmendet shkarazi, si në Strategjitë sektoriale, por edhe në PPV dhe PDV.
Me përjashtim të blerjeve të mallrave të qëndrueshme dhe ndoshta edhe të projekteve të rehabilitimit të aseteve (mirëmbajtja periodike e rrugëve ose rehabilitimi i aktiveve në inventar), investimet në infrastrukturë kërkojnë kohë për t’u projektuar dhe vlerësuar përpara se shpenzimet e konsiderueshme të mund të fillojnë.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për projektet e investimeve që hapin terren të ri për sa i përket teknologjive ose rrjeteve infrastrukturore
Së dyti, vonesat ligjore mund të vonojnë më tej zbatimin e një programi investimi infrastrukturor, ku janë të lidhura kryesisht me shpronësimet.
Së treti, problemet teknike dhe të natyrave të papritura në sektorin e ndërtimit ose në kapacitetin e ministrive për të shpenzuar mund të kontribuojnë gjithashtu në vonesa të konsiderueshme të zbatimit.
Së katërti, një vështirësi tjetër me përdorimin e investimeve publike si një armë fiskale për rilindjen e ekonomisë është se prej 10 vitesh buxheti i shtetit, por edhe ai i Bashkisë kanë marrë përsipër realizimin e projekteve të mëdha me një pozicion fiskal tashmë të mbivlerësuar. Kur raportet e borxhit publik ndaj PBB-së janë tashmë të larta, përdorimi i levave të politikës fiskale për stimulim të mëtejshëm mund të jetë më pak efektiv.
Zgjidhje!?
Në këto momente zgjidhja më oportune e rekomandueshme është stimulimi i ekonomisë duke rritur fondet për konsumin (mbrojtje sociale, aktivizim biznesi dhe lehtësi reale, asistencë teknike për aktivitete performuese tradicionale). Pas periudhës stimuluese dhe forcimit të kapaciteteve vendore, planfikohen edhe aktivizimi i fondeve të investimeve në projekte të mëdha.
Gjithsesi, pa pretenduar për të qenë shterues mendojmë se projektet për rritje punësimi duhet të bazohen mbi masterplane dhe të dhëna që të kenë më shumë realizëm dhe më pak optimizëm në parashikimet që vijnë të orientuara nga qeverisja qendrore

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: