Ballkani Perëndimor: Barra fiskale në shtetet me taksim progresiv dhe ato me taksim të sheshtë

progresiv vs. sheshte

Ballkani Perëndimor: Barra fiskale në shtetet me taksim progresiv dhe ato me taksim të sheshtë

Të ardhurat fiskale të arkëtuara nga shtetet që aplikojnë taksimin progresiv (Shqipëria dhe Kroacia) të krahasuara me shtetet që zbatojnë taksimin e sheshtë (Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë-Hercegovina) shikohet se ka një barrë më të lartë me 2% të PBB-së.

Modeli i taksimit për të ardhurat mbi kapitalin dhe ato personale shikohet se ka ndikim edhe në barrën e kontributeve të sigurimeve. Shtetet që zbatojnë taksimin progresiv kanë barrë të kontributeve mesatarisht për 5-vjetëshin 2014-2018 më të lartë se shtetet që zbatojnë taksimin e sheshtë me 4% më shumë. Pra, midis dy modeleve ka një boshllëk tatimi me nivelin 4%. Ndërsa, kur krahasojmë normat tatimore mesatare progresive me ato të sheshta hendeku midis tyre është me një diferencë prej 7.7%.

Ky fakt midis krahasimeve për të njëjtin model, ku nga njëra anë krahasohen politikat fiskale nëpërmjet normave tatimore (hendeku 7.7%), ndërsa nga ana tjetër krahasohen barra fiskale, që i është paguar buxhetit (hendeku 4%) tregon se administrimi është ende duke punuar nën kapacitetet që i mundëson legjislacioni fiskal në shtetet përkatëse, që nënkupton praninë e lartë të evazionit fiskal.

Në barrën fiskale gjithsej, sipas kurbave të grafikut në publikimin e ALTAX duket se shtetet që kanë produktivitet të ulët në arkëtimet e një grupi përbërës të barrës fiskale gjithsej (p.sh. sigurimet, dhe taksat e tjera në Kosovë) kompensohen nga arkëtime më të larta nga një grup tjetër përbërës (tatimet Indirekte në Kosovë).

Ndërkohë, përgjatë 5 viteve barra e tatimeve indirekte është më e lartë në shtetet që zbatojnë taksimin e sheshtë me +6%.

Nga studimet e ndryshme të kryera për informalitetin në tregun e punës në Ballkan është gjithnjë prezent shqetësimi i një informaliteti në tregun e punës që ndryshon dhe ulet me ritme më të ngadalshme se parashikimet dhe programet e qeverive ballkanike.

Nëse krahasohen normat tatimore midis vendeve të BP-së që aplikojnë një taksim me shkallë progresive mbi punën (Kroaci, Shqipëri) me vendet që aplikojnë një taksim me një shkallë tatimore (Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnjë-Hercegovina) ka një boshllëk të dukëshmë midis tyre lidhur me barrën që është paguar për buxhetin.

Barra e taksimit progresiv nisur nga efektiviteti i saj garanton më shumë të ardhura në buxhet në raport me barrën që garanton taksimi i sheshtë.

Nëse e krahasojmë nivelin e barrës fiskale për tatimet direkte të Ballkanit Perëndimor me mesataren për BE-28 diferenca është më shumë se dyfishi.

Një bazë e ngushtë e tatimeve direkte tregon ende një tranzicion ende të pambyllur përsa lidhet me kontributin më të madh që duhet të mbajnë në buxhet tatimet direkte mbi të ardhurat nga kapitali dhe puna (kompanitë dhe individët).

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: