ANALIZA SHUMËDIMENSIONALE E TURIZMIT NË SHQIPËRI, 2024
Në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të industrisë së turizmit në Shqipëri, ne kemi analizuar në një përqasje shumëdrejtimëshe performancën ekonomike, sociale dhe mjedisore, duke e trajtuar atë sipas modelit të qëndrueshmërisë së turizmit.
Kjo analizë, duke marrë në konsideratë të gjitha dokumentet më të rëndësishme të politikave të zhvillimit të turizmit, ka përshtatur argumentet sipas planifikimit strategjik, duke sugjeruar zhvillimin e turizmit si një sektor multisektorial që duhet të sigurojë një ekuilibër të përshtatshëm midis mundësive aktuale dhe të ardhshme të zonave në një ekonomi të bazuar jo vetëm për turizmin.
ANALIZA SHUMËDIMENSIONALE E TURIZMIT NË SHQIPËRI, 2024 është hartuar në nivel metodologjik, si një analizë me shumë këndvështrime për turizmin. Punimi paraqet një skemë që kombinon një përballje të argumentave dhe fakteve të industrisë së turizmit me kërkesat dhe realitetin e ekonomisë dhe familjeve shqiptare.
Analiza ofron një analizë, duke adoptuar një metodologji shumëdimensionale, duke përdorur burime të ndryshme informacioni mbi tendencën dhe zhvillimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit në Shqipëri dhe disa qasje krahasuese me vendet e rajonit tonë.
Analiza jonë synon zhvillimin e një dokumenti të përbërë që do të përdoret për një analizë krahasuese të performancës së qëndrueshmërisë së rajoneve turistike shqiptare dhe të krahasueshë me performancën e vendeve fqinje.Përgatitja në mënyrë të përmbledhur e treguesve u bë i mundur me mbështetjen e stafit të ALTAX. Vëmendja e saktë ndaj detajeve kanë qenë një frymëzim dhe e kanë mbajtur punën tonë në rrugën e duhur që nga momenti fillestar dhe deri në momenti kur u përgatit drafti përfundimtar i këtij punimi.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.