Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
ANALIZA SHUMËDIMENSIONALE E TURIZMIT NË SHQIPËRI, 2024
13 €
Në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të industrisë së turizmit në Shqipëri, ne kemi analizuar në një përqasje shumëdrejtimëshe performancën ekonomike, sociale dhe mjedisore, duke e trajtuar atë sipas modelit të qëndrueshmërisë së turizmit.
Kjo analizë, duke marrë në konsideratë të gjitha dokumentet më të rëndësishme të politikave të zhvillimit të turizmit, ka përshtatur argumentet sipas planifikimit strategjik, duke sugjeruar zhvillimin e turizmit si një sektor multisektorial që duhet të sigurojë një ekuilibër të përshtatshëm midis mundësive aktuale dhe të ardhshme të zonave në një ekonomi të bazuar jo vetëm për turizmin.
Në këtë analizë ne do të prezantojmë të dhëna dhe komente mbi to për një vlerësim të balancuar dhe objektiv të përfitimeve dhe kostove dhe të kuptuarit se kush përfiton nga turizmi dhe kush paguan për të.
Pjesa e punimit organizohet si më poshtë:
Pas hyrjes, diskutohen treguesit statistikorë të ndikimeve ekonomike dhe buxhetore të turizmit shqiptar dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duke analizuar edhe shpenzimet për turist, për të depërtuar më mirë në brendinë e efekteve ndikuese në nivel individi.
Ndërkohë në pjesën tjetër janë analizuar përballja e fluksit të turistëve me mundësitë e Shqipërisë për të mikpritur turistët sipas kërkesave për konsum dhe standarte.
Në vijim të analizës është përdorur qartësimi i përftimeve për familjet dhe mirëqenien e tyre, për buxhetin vendor dhe për buxhetin e shtetit.
Në seksionin vijues jepet panorama e zhvillimit të secilit nga sektorët që përfshihen direkt apo indirekt në industrinë e turizmit dhe treguesit rajonalë të regjistrit të bizneseve dhe kontributeve fiskale të tyre.
Një pjesë me rëndësi është analiza e efekteve nga informaliteti dhe mbiçmimi i Lekut duke e zhvilluar si një tregues të përbërë në funksion të qëndrueshmërisë së turizmit.
Seksioni i fundit jep një qasje përgjithësuese mbi konceptin e forcimit të qëndrueshmërisë dhe e ndërthur me problemet që bie intensifikimi i turizmit në kuadrin e perspektivës globale.
Në fund, jepen disa komente dhe vërejtje përmbyllëse.
- Përshkrim
Përshkrim
Në kontekstin e zgjerimit dhe zhvillimit të industrisë së turizmit në Shqipëri ne kemi analizuar në një qasje shumëdrejtimëshe performancën ekonomike, sociale dhe mjedisore duke e trajtuar sipas modelit të qëndrueshmërisë së turizmit.
Kjo analizë, duke konsideruar gjithë dokumentet më të rëndësishme të politikave të zhvillimit të turizmit ka përshtatur argumentet sipas planifikimit strategjik, duke sugjeruar zhvillimin e turizmit si një sektor shumësektorial që duhet të sigurojë një ekuilibër të përshtatshëm midis mundësive aktuale dhe të ardhshme të zonave në një ekonomi të bazuar jo vetëm në turizëm.
Për shkak të natyrës shumëdimensionale të konceptit të qëndrueshmërisë dhe vështirësive që hasen në matjen e performancës së turizmit, treguesit e përbërë janë përdorur gjithnjë e më shumë si mjete të dobishme për operacionalizimin e qëndrueshmërisë.
Në këtë punim, studimi i qëndrueshmërisë së turizmit të rajoneve shqiptare është bazuar duke ndërtuar një tregues të përbërë që përdor shumë kritere për grumbullimin dhe analizën e treguesve të ndryshëm ekonomikë, socialë, fiskalë dhe mjedisorë.
Turizmi i zhvilluar mbi modelin e qëndrueshmërisë kërkon përfaqësimin e shembujve të ndryshëm të qëndrueshmërisë, si dhe koncepte të tjera që e konsiderojnë performancën e industrisë të zbatueshme në përputhje me rrethanat si dhe një shikim të shpërndarjes së drejtë të buxhetit të shtetit duke konsideruar parimet bazë të rishpërndarjes së mirëqenies.
Kjo analizë mund të shërbejë si një pikënisje që stimulon debatin publik dhe privat dhe promovon veprime përmirësimi për të arritur qëndrueshmërinë e turizmit në këndvështrimin e fakteve dhe argumenteve në një version të konsoliduar të fakteve dhe statistikave.
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Dita e Lirisë Fiskale 2015 në Shqipëri dhe Kosovë
8 €Original price was: 8 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Barra tatimore në Shqipëri dhe Kosovë, 2016
8 €Original price was: 8 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX, PUBLIKIME
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2017
8 €Original price was: 8 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në Shqipëri, 2016
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX
Ekonomia informale, tatimet dhe minimizimi i informalitetit
7 €Original price was: 7 €.4 €Current price is: 4 €.