Analiza mbi barrën fiskale të tatimpaguesve të mëdhenj, 2012-2019
Analiza e publikuar së fundmi me titullin TATIMPAGUESIT E MËDHENJ DHE KONTRIBUTI NË BARRËN FISKALE, 2012 – 2019, bën një prezantim lidhur me debatin e pakët rreth politikës, zbatimit nga bizneset dhe administrimit të tatimpaguesve të mëdhenj në praktikën e përditshme.
Në këtë analizë është bërë një përshkrim i performancës dhe historikut të përmbledhur se si është krijuar dhe kontekstin ndërkombëtar për motivimin e krijimit të strukturave të ngjashme. Nisur nga qëllimi i politikës fiskale për të rritur të ardhurat për buxhetin, por edhe për të rritur cilësinë e shërbimeve duke kërkuar në radhë të parë bashkëpunimin me bizneset e mëdha është e natyrshme edhe analiza për të shqyrtuar në detajet e performancës dhe dobësitë që kanë rezultuar nga modelet e ndryshme të zbatuara nga qeverisjet në vend.
Periudha e shqyrtuar është nga viti 2012 deri në vitin 2019. Statistikat e marra nga Ministria e Financave konsistojnë në publikimin e realizimit të të ardhurave tatimore nga secila njësi e rrjetit rajonal të administratës tatimore dhe duke bërë një llogaritje dhe raport të thjeshtë: të ardhurat rajonale ndaj të ardhurave gjithsej të konsideruara edhe si të ardhura tatimore të brendshme.
Nëpërmjet shtrimit të pyetjeve të tilla si:
A ka ndikuar selektimi i taksapaguesve realisht të mëdhenj në uljen e barrës tatimore?
A janë duke u marrë me individët e pasur, që janë të tillë edhe pse dividend nuk marrin?
A ka vlejtur të zbatohen pa kundërshtime gjithë rekomandimet e asistencave të huaja?
A ka ndikuar taksa e korrupsionit, e cila konstatohet se ndikon fuqishëm?
A ka ndikuar ndryshimi i menaxherëve sipas stinëve të vitit dhe mungesa e një memorie institucionale në menaxhimin fiskal?
është synuar të jepen përgjigje dhe mendime për të adresuar një zgjidhje, e cila është studiuar në vite dhe vijon të studiohet nga stafi i Qendrës ALTAX.
Në analizë pasqyrohet edhe fakti se kontributi i Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj (DTM) ka rënë në një nivel që nuk përkon me qëllimin kryesor të egzistencës së saj. Në pamjen e parë shihet se ajo që humbet nga DTM e gjen te Tirana. Në fakt ajo që duhet të ishte si tendencë do të ishte një rritje e peshës së secilës prej tyre nga burimet në dispozicion. Por, përjashtuar pagesa tatimore që vijnë nga aktivitete apo rastësi të jashtëzakonshme, të dyja drejtoritë punojnë poshtë kapaciteteve dhe rezervave për maksimizimin e të ardhurave.
Ky nivel i ulët i kontributit në buxhet tregon një fakt të pakundërshtueshëm, se bizneset e mëdha të Shqipërisë nuk mbajnë prej vitesh peshën kryesore nga e cila janë edhe përfituesë nëpërmjet punëve që realizojnë me fonde të buxhetit. Ndërsa, vlera e qarkullimit që deklarohet prej tatimpaguesve të mëdhenj është më shumë se 2/3 e ekonomisë, kontributi i tyre në buxhet nëpërmjet tatimeve është më pak se 1/3 e gjithë të ardhurave të buxhetit.
Natyrshëm, që Ministria e Financave dhe DPT kanë prezantuar shpesh nevojën për të forcuar operacionet dhe kapacitetet e DTM. Por, deri më tani ky shqetësim shumëvjeçar është ende pa përgjigjen e nevojshme, që të bëjë ndryshimin.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.