Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Tatimpaguesit e mëdhenj dhe kontributi në barrën fiskale, 2012 – 2019
6 € Original price was: 6 €.3 €Current price is: 3 €.
Analiza e re TATIMPAGUESIT E MËDHENJ DHE KONTRIBUTI NË BARRËN FISKALE, 2012 – 2019, e publikuar nga ALTAX, bën një prezantim lidhur me debatin e pakët rreth politikës, zbatimit nga bizneset dhe administrimit të tatimpaguesve të mëdhenj në praktikën e përditshme.
- Përshkrim
Përshkrim
Në këtë analizë është bërë një përshkrim i performancës dhe historikut të përmbledhur se si është krijuar dhe kontekstin ndërkombëtar për motivimin e krijimit të strukturave të ngjashme. Nisur nga qëllimi i politikës fiskale për të rritur të ardhurat për buxhetin, por edhe për të rritur cilësinë e shërbimeve duke kërkuar në radhë të parë bashkëpunimin me bizneset e mëdha është e natyrshme edhe analiza për të shqyrtuar në detajet e performancës dhe dobësitë që kanë rezultuar nga modelet e ndryshme të zbatuara nga qeverisjet në vend.
Periudha e shqyrtuar është nga viti 2012 deri në vitin 2019. Statistikat e marra nga Ministria e Financave konsistojnë në publikimin e realizimit të të ardhurave tatimore nga secila njësi e rrjetit rajonal të administratës tatimore dhe duke bërë një llogaritje dhe raport të thjeshtë: të ardhurat rajonale ndaj të ardhurave gjithsej të konsideruara edhe si të ardhura tatimore të brendshme.
Nëpërmjet shtrimit të pyetjeve të tilla si:
A ka ndikuar selektimi i taksapaguesve realisht të mëdhenj në uljen e barrës tatimore?
A janë duke u marrë me individët e pasur, që janë të tillë edhe pse dividend nuk marrin?
A ka vlejtur të zbatohen pa kundërshtime gjithë rekomandimet e asistencave të huaja?
A ka ndikuar taksa e korrupsionit, e cila konstatohet se ndikon fuqishëm?
A ka ndikuar ndryshimi i menaxherëve sipas stinëve të vitit dhe mungesa e një memorie institucionale në menaxhimin fiskal?
është synuar të jepen përgjigje dhe mendime për të adresuar një zgjidhje, e cila është studiuar në vite dhe vijon të studiohet nga stafi i Qendrës ALTAX.
Nëpërmjet analizës dhe disa parashtrimeve të qasjeve që mendohet se shërbejnë për përmirësimin e situatës nuk synohet të nënvlerësohet puna dhe qasjet që ka zbatuar administrata dhe politika fiskale që e ka udhëhequr atë. Detyrat për tu zbatuara nga Drejtoria e të tatimpaguesve të mëdhenj janë komplekse dhe në kushte mjaft të vështira.
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit për to
6 €Original price was: 6 €.4 €Current price is: 4 €. - LIBRA TË ALTAX
Tatimet në Shqipëri 2008 – 2010
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €. - LIBRA TË ALTAX
Rikontrolli tatimor në Shqipëri
6 €Original price was: 6 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në Shqipëri, 2016
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX
Ekonomia informale, tatimet dhe minimizimi i informalitetit
7 €Original price was: 7 €.4 €Current price is: 4 €.