ALTAX – Raporti Vjetor 2023 dhe Strategjia 2025 – 2029

ALTAX – Raporti Vjetor 2023 dhe Strategjia 2025 – 2029

Raporti Vjetor 2023 dhe Strategjia 2025 – 2029 i ALTAX është përgatitur nga informacionet mbi aktivitetet e ALTAX dhe partnerëve të saj, per vitin 2023 duke perditësuar edhe strategjine per periudhen 2025 – 2029. Ky raport vjen si permbledhje e bazuar në përpunimet e ekspertëve sektorialë, financiarë dhe ekonomikë është një qasje që tenton të prezantojë situatën e treguesve të aktivitetit, funksionimin dhe përmbushjen e objektivave dhe rezultateve të pritshme, si dhe adresimet e shqetësimeve të ndeshura gjatë vitit 2023 bashkë me ato të mbartura, të prezantuara si përmbledhje dhe komente nga ekspertët e ALTAX.

Në bashkëveprimin me partnerët aspirojmë që bazuar në analizat dhe dialogun mbi çështjet ekonomike, sociale dhe financiare të harmonizojmë qasjet për politikëbërjen për të ndikuar në proceset e politikave të ardhshme duke përditësuar objektivat tona në përgjigje të sfidave përpara se të shfaqen.

Nuk mjafton të kesh gjetje dhe debate të mira.

Misioni ynë është të përmirësojmë dhe promovojmë politikat ekonomike, fiskale dhe sociale dhe cilësinë e dialogut deliberativ bazuar në faktet dhe gjetjet e ekspertizës civile gjithpërfshirëse për të fuqizuar procesin e vendimmarrjes ekonomike dhe sociale për njerëzit dhe bizneset.

ALTAX ka vendosur si objektiv te pare te Strategjise analizimin e politikës së financave publike dhe programit të qeverisjes qendrore dhe vendore në aspektin e transparencës, llogaridhënies, përmbushjes së programit si qasje drejt forcimit të iniciativës qytetare për qeverisje të hapur.

Objektivi i dyte eshte i lidhur me përmbushjen në sasi dhe cilësi të programit ekonomik, financiar dhe social, duke forcuar dialogun për llogaridhënie sipas ekspertizës civile në mbrojtje të të drejtave të tatimpaguesve/votuesve.

Objektivi i trete eshte zgjerimi i bazës së debatit dhe pjesëmarrjes për politikat e reja dhe buxhetin që hartohen për të ndikuar në ndryshimin e parimeve të vjetra të qeverisjes së mbyllur, e cila ka mbajtur gjallë korrupsionin në këto nivele

Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: