ALTAX ju fton në Anketimin 2023 për tu shprehur mbi bashkinë Tuaj!

ALTAX ju fton në Anketimin 2023 për tu shprehur mbi bashkinë Tuaj!

Ne duam të dimë se çfarë mendoni!
Vetëm 5 minuta për të plotësuar Anketimin tonë për Ju!
Ky anketim ka qëllim që të marrë sa më tepër reagime për problemet dhe aspiratat tuaja për ti përdorur si një argument për të përcjellë mendimin e qytetarëve për menaxhimin e buxhetit të bashkisë dhe si një oponencë e organizuar qytetare.
Ndërsa në të kaluarën qeverisja lokale drejtohej nga zyrtarë që merrnin vendime të bazuara kryesisht në njohuri individuale dhe interesa politike, sot ne ju drejtohemi Ju per ti komentuar bashke kërkesat e reja qeverisëse duke ndikuar dhe detyruar qeverisjen vendore, por edhe atë qendrore të zgjerojnë konsultimet publike, të zbatojnë praktikat e qeverisjes me pjesëmarrje në nivel lokal, të inkurajojnë pjesëmarrjen e publikut dhe zhvillimin e partneriteteve të reja me organizatat e shoqërisë civile.
Duke kërkuar përgjegjshmëri ndaj nevojave sociale dhe ekonomike, aktiviteti i organizuar qytetar mund të ketë një ndikim real dhe të prekshëm në performancën e qeverisjes vendore dhe cilësinë dhe reagimin e shërbimeve publike.
Shprehni opinionin tuaj duke plotësuar pyetësorin dhe ne do ta ngremë zërin tuaj ne një përfaqësim për një vendimmarrje më transparente dhe reaguese.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.