Administrimi tatimor, transparenca dhe problemet e mprehta për zgjidhje
Si çdo administratë tjetër moderne tatimore, nevoja që kanë tatimet shqiptare të përmirësojnë metodat për menaxhimin e përmbushjes tatimore përmes përmirësimit të modelit të riskut dhe ecjes me vendosmëri drejt një sjelljeje më të plotë të fokusuar te risku mbetet një sfide që ende nuk dihet nëse do te arrihet të realizohet.
Por, pse lind kjo dilemë në një kohë kur Fondi Monetar nga njëra anë dhe deklaratat e qeverise nga ana tjetër po konfirmojnë se të ardhurat po realizohen sipas planit buxhetor? Nga ana tjetër Ministria e Financave po reklamon me forcë se shqetësimet e biznesit po dëgjohen dhe po përfshihen në programet e politikes fiskale?
NË këto momente po kërkohet të ecet drejt administrimit modern. Kjo politikë po deklarohet nga qeveria dhe drejtuesit e financave duke i theksuar taktikat e saj drejt përdorimit te analizës se rriskut. Për këtë qellim, për secilën pjese te interesuar nga biznesi, organizatat apo individë është kërkesa normale qe te njihen me ecurinë e disa treguesve qe lidhen me rriskun dhe performancen qe vijnë nga menaxhimi i rriskut.
Mirëpo, ende nuk ka ende statistika te publikuara nga administrata për asnjë tregues operacional qe lidhet pikërisht me faktin historik ku ishte, ku është dhe ku do te shkoje niveli i administrimit.
Për këtë qellim le te bëjmë një analize te shkurtër për treguesit kryesore te administrimit qe adresojnë edhe problematikat tradicionale te tij, te paktën për dekadën e fundit.
Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me regjistrin e tatimpaguesve për te gjitha segmentet e tij.
Pyetje te tilla si:
Sa është arritur të pastrohet e përditësohet regjistri i tatimpaguesve?
Sa është numri i çregjistrimeve dhe si po ecën ky proces ne kuadër te lehtësimit te barrierës administrative?
Ka me shume regjistrime si biznes i vogël, apo si biznes i mesëm apo i madh?
Janë te orientuar ne përputhje me kushtet dhe klimën e krijuar për investime ne sektorët qe pretendohet se po modelohet ekonomia, apo kane shkuar ne po ato sektorë qe janë tradicionale ne këto dy dekada?
Kërkojnë sqarime, te dhëna dhe qasjen e administrimit për te qartësuar tatimpaguesit dhe investitorët mbi rolin qe mban administrimi ne këtë drejtim.
Mbi te gjitha, te dhënat për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve do te na jepnin me shume te kuptonim se si ka ecur procesi i regjistrit kombëtar, krahas atij te regjistrimeve te reja, si dhe ne cilin segment dhe industri janë orientuar me shume regjistrimet e bizneseve. Nisur nga përgjigjet e këtyre pyetjeve si dhe nga një analize e segmentimit te biznesit arrihet te kuptohet dhe te analizohet nëse ka gjurmë evazioni fiskal dhe ku janë. Aq me tepër shtrohet pyetja si duhet te jene ne raport me objektivat e luftës antievazion.
Ndërkohë, edhe pse është reklamuar me force se rrisku do te përdoret për identifikimin e rasteve me risk duke i identifikuar në bazë të karakteristikave të përbashkëta siç janë sektori i ekonomisë, madhësia e biznesit, llojet e tatimeve, rregullshmëria ne deklarim dhe pagese etj. Nuk ka ende dokumente dhe raporte publike për te bere transparente atë qe nevojitet te njihet nga grupet e interesit dhe publiku mbi këtë proces te rëndësishëm te administrimit.
Megjithatë, ALTAX Center nga ajo qe ka arritur te kuptoje dhe zbërtheje nga deklaratat publike te qeverise dhe ministrisë se Financave ka arritur te perceptoje se tatimpaguesit me tregues të ngjashëm risku, do të jenë objekt i ndërhyrjeve specifike për përmbushjen. Brenda secilës kategori, përparësi do tu jepen atyre tatimpaguesve të cilët përbëjnë riskun më të madh. Burimet në administratë do të përqendrohen te tatimpaguesit me risk të lartë, me qëllim zvogëlimin e mos përmbushjes dhe rritjen e përmbushjes vullnetare, që përbën edhe strategjinë tonë me dy drejtime në fushën e përmbushjes së detyrimeve tatimore.
Një tregues tjetër i rëndësishëm është ulja e borxhit tatimor. Ne kuptimin e një analize financiare, borxhi tatimor i madh do te thotë një paaftësi paguese e një kompanie.
Po ne rastin e administratës tatimore?
Një nivel borxhi qe ka arritur ne nivele mjaft te larta i akumuluar nder vite tashme e ka kthyer ne joproduktive misionin e administratës. Llogaritet se niveli i borxhit tatimor po arrin ne një volum qe është sa 70% e te ardhurave gjithsej vjetore qe mbledh administrata tatimore. Ne kushtet e një analize financiare nëse raporti i borxheve te pambledhura është ne raporte te tilla, atëherë shoqëria përveçse është ne kushtet e mungesës se likuiditeteve, po ashtu ka hyre edhe ne fushën e rrezikshme te falimentit.
Po te llogaritim këtë rritje ne nivele te tilla te borxhit ne raport me tre vite me pare, ku ky raport ishte sa 35% e te ardhurave gjithsej qe mblidhte administrata tatimore, atëherë këtu kemi probleme te forta, te cilat duhen adresuar dhe trajtuar me kujdesin me te madh dhe ne mënyrë sa profesionale, po ashtu edhe politike.
Po kështu, problemi i rimbursimit dhe tepricës kreditore te TVSH është një shqetësim qe nga deklaratat e fundit te ministrisë se Financave pritet te jepet zgjidhje duke zbatuar përfundimisht afatet e ligjit, periudhën 30 ditore.
Por, situata e tepricave kreditore te TVSH regjistron një nivel qe është me shume se 1/3 e TVSH qe mblidhet ne vend. Nëse ligji do te zbatohet sipas deklaratave te ditëve te fundit, atëherë do te duhet qe buxheti te derdhe ne llogari te tatimpaguesve shqiptare te ardhurat qe mbledh ne mbi dy muaj. Natyrisht, kjo është vetëm një shembull për te treguar se sa mbrapa janë tatimet me dhënien e rimbursimeve. Nëse shikojmë tendencën e rimbursimeve te dhëna, niveli aktual i rimbursimeve është iâ njëjte me atë te vitit 2010. Raporti i TVSH se rimbursuar ne vitin me te fundit 2015 me te ardhurat gjithsej te mbledhura nga TVSH (tatimet dhe doganat) është ne nivele qe nuk tregojnë një përmbushje te plote te kërkesës për rimbursim.
TVSH dhe rimbursimi, 2010-2015 | ||||||
Mln Lek | ||||||
Vitet | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 |
TVSH | 113,998 | 119,189 | 116,532 | 111,940 | 123,730 | 125,765 |
Rimbursimi | 8,260.2 | 6,758.2 | 7,045.5 | 10,870.0 | 9,600.8 | 7,692.0 |
Raporti | 7.2% | 5.7% | 6.0% | 9.7% | 7.8% | 6.1% |
Burimi: MF |
Nëse përfshihet ne llogaritje edhe rimbursimi sipas strategjisë se shlyerjes se detyrimeve te prapambetura shikohet se nuk ka një realizim te plote te saj.
Problematikat e tjera te administrimit qe pritet te gjejnë përgjigjen te menaxhimi i rriskut do te jepnin përgjigje adresimit te lehtësimit te barrierave dhe thjeshtimit te procedurave.
Diskutimi për problematika te tilla nevojitet qe përtej forumeve dhe takimeve me biznesin, te jete ne modelin e një referendumi qe ka nevoje për sa me shume sondazhe, anketime dhe analiza publike.
Transparenca e te dhënave është ajo qe jep shansin te gjithëve për te filluar te jene produktive ne debatin konstruktiv se si te adresohen dhe te vendosen ne rrugën e zgjidhjes problemet.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.