Takimi i APEC në Lima dhe sfidat që duhet të adresojë
Takimi i APEC[1] (AELM), në Lima Peru[2] në 9 deri 16 Nëntor 2024 vjen si kulmimi i përgatitjeve në një cikël të tërë vjetor prej disa qindra takimesh midis zyrtarëve të lartë të APEC-it, ministrave, komiteteve, grupeve të punës dhe grupeve përgjegjëse për koordinimin midis anëtarëve për një sërë çështjesh me interes të përbashkët.
APEC, si një organizatë me një traditë prej fillimit të shembjes së ish-kapit socialist e ka bazuar dhe konsoliduar funksionimin dhe ndikimin e saj te tre kolona:
Liberalizimi i Tregtisë dhe Investimeve
Lehtësimi i Tregtisë
Bashkëpunimi Ekonomik dhe Teknik
Organizata ndërkombëtare si APEC (anëtarët e të cilit sjellin rreth 60% të PBB-së botërore) kohët e fundit është nën presion, nga ndikimet politike të liderëve të vendeve pjesëmarrëse, por edhe nga ndryshimi i arkitekturës ekonomike globale. Ky ndikim vjen sa nga ngjarjet brenda shteteve superfuqi si SHBA, Rusi Kinë, por po ashtu edhe në shtetet që janë pjesë e BE apo edhe UK.
Duhet përmendur se ngjarjet e dekadës së fundit duket se kanë ndikuar në një humbje të autoritetit të fillimit. Megjithatë, në realitet, autoriteti formal i APEC është rritur ndjeshëm në drejtim të forcimit të ndikimit edhe të shteteve të tjera anëtare me peshë ndikuese të vogël në planin ndërkombëtar.
Në vitin 2020, Malajzia udhëhoqi ekonomitë e APEC për të nisur Putrajaya Vision 2040 për një “komunitet të hapur, dinamik, elastik dhe paqësor Azi-Paqësor deri në vitin 2040, për prosperitetin e të gjithë njerëzve tanë dhe brezave të ardhshëm”. Vitin pasues, Zelanda e Re përdori vitin e saj pritës APEC për të nisur Planin e Veprimit Aotearoa për të përcaktuar veprimet për të arritur Vizionin Putrajaya dhe për të vlerësuar progresin.
Në këtë mënyrë ndikimi duket se vjen në rritje ku secila qeveri anëtare (a) lë mënjanë politikat e njëanshme duke miratuar forma më liberale të vendimmarrjes (bashkim) dhe (b) fuqizohen institucionet e pavarura që të veprojnë në emër të tyre (delegimi).
Kjo përfshin kompromis, pasi bashkimi dhe delegimi rrallë shkojnë së bashku. Në organizatat specifike për detyrat, bashkimi është i përhapur, ndërsa delegimi është i kufizuar; në organizatat me qëllime të përgjithshme, ndodh e kundërta.
Arsyet janë tre: (i) kërkimi funksional për bashkëpunim efektiv, (ii) rritja e kërkesave politike për pjesëmarrje nga aktorët joqeveritar dhe (iii) përhapja e modeleve institucionale ndërmjet organizatave ndërkombëtare. Këto forca ka të ngjarë të vazhdojnë të shtyjnë drejt një autoriteti më të madh ndërkombëtar në të ardhmen.
- Në vitet e fundit, APEC ka përshkruar një vizion për një zhvillim ekonomik më të balancuar, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës dhe në këtë drejtim, Takimi në Peru i përqendron përpjekjet në një axhendë që u lejon qytetarëve të përfitojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë e paraqitura nga transformimi dixhital në rajon për t’i dhënë një shtysë të re rritjes ekonomike.
Kjo është arsyeja pse, nën temën “Fuqizimi. Përfshirja. Rritja”, tre prioritetet e paraqitura janë:
- Tregtia dhe investimet për rritje gjithëpërfshirëse dhe të ndërlidhur, një prioritet i fokusuar në forcimin e tregtisë së hapur, të lirë dhe gjithëpërfshirëse, e cila promovon rritjen ekonomike që përfshin sektorë të ndryshëm të shoqërisë, duke promovuar ndërlidhjen, përfshirjen dhe duke siguruar qëndrueshmëri afatgjatë.
- Inovacioni dhe dixhitalizimi për të promovuar kalimin në ekonominë formale dhe globale, i cili synon të nxisë tranzicionin drejt formalitetit të aktorëve ekonomikë, veçanërisht atyre më të cenueshëm.
- Rritja e qëndrueshme për zhvillim elastik, i cili synon të promovojë tranzicionin e energjisë, dekarbonizimi i aktiviteteve ekonomike dhe promovimi i sigurisë ushqimore.
Gjatë gjithë diskutimeve dhe aktiviteteve të planifikuara duket se prioritetet pritet të thellohen dhe priten të eksplorohen mundësi konkrete për të ecur drejt zhvillimit më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në rajon.
- Perspektivat ekonomike mund të turbullohen nga rritjet e mundshme të çmimeve të mallrave, të rënduara nga pasiguritë e vazhdueshme globale që mund të prishin zinxhirët e furnizimit. Fragmentimi gjeoekonomik mund të ndikojë në marrëdhëniet tregtare, të rrisë barrierat tregtare dhe të çojë në uljen e aktivitetit të tregtisë globale ndërsa partneritetet tregtare ndryshojnë.
Rritja e borxhit, një trashëgimi postpandemike ka kufizuar rritjen ndërsa ekonomitë largohen nga masat masive të mbështetjes fiskale drejt konsolidimit fiskal. Megjithatë, ndërsa politikat fiskale pritet të shtrëngohen edhe në vitin 2025 për të menaxhuar nivelet e larta të borxhit, shkurtimet e tepërta të shpenzimeve mund të mbytin gjithashtu aktivitetin ekonomik.
Megjithatë, gjasat për një rënie të konsiderueshme ekonomike në periudhën afatshkurtër janë ulur pasi inflacioni aktual po zvogëlohet më shpejt se sa pritej, e ndikuar kryesisht nga rritja e normës së politikës monetare, e cila ka qenë efektive dhe çmimet e energjisë dhe ushqimeve në përgjithësi kanë qenë në rënie. Ulja e inflacionit shihet të ndikojë pozitivisht në konsumin dhe investimet në vijim. Për më tepër, rimëkëmbja e turizmit është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në nivelin e tij para pandemisë pasi kërkesa e ndrydhur kombinohet me përmirësimin e lidhjes ajrore dhe një rikthim më të fuqishëm në tregjet dhe destinacionet aziatike.
Në periudhën afatmesme, adoptimi i teknologjive moderne, si inteligjenca artificiale (AI) ka potencialin për të rritur produktivitetin dhe të ardhurat e punonjësve. Shtrirja e këtyre përfitimeve varet nga sa mirë ekonomitë shfrytëzojnë potencialin e AI dhe adresojnë sfidat shoqëruese. Kjo do të kërkonte një qasje strategjike që kombinon investimet teknologjike, gatishmërinë e fuqisë punëtore dhe promovimin e inovacionit.
Rreziqet e mundshme, si: faktorët njerëzorë, duke përfshirë paragjykimet, ose përvojat e gabuara që mund të ndikojnë në algoritmet dhe modelet e AI, duke ndikuar në rezultatet, duhet të adresohen. Për shembull, algoritmet mund të përfshijnë paragjykime të bazuara në gjini që mund të përforcohen me kalimin e kohës: algoritmet e rekomandimit mund të favorizojnë disa punëtorë meshkuj për shkak të tendencave të së kaluarës, duke krijuar një cikël ku burrat marrin më shumë shanse dhe njohje sesa gratë bazuar në vlerësimet që ofrojnë reagime të njëanshme.
Nëse nuk trajtohen, këto çështje të bazuara në gjini mund të pengojnë përpjekjet e APEC për të siguruar përfshirjen dixhitale të grave, e cila nga ana tjetër mund të përkthehet në një humbje prej rreth 94 miliardë dollarë.
- Udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë (SHBA dhe Kina) vetëm 7 vite më parë në 2017 në takjimin e APEC në Vietnam paraqitën vizione shumë të ndryshme për të ardhmen dhe rolet e tyre në rajonin e Azisë Paqësorit.
Presidenti i SHBA Donald Trump, sfidues dhe bombastik, tha se SHBA nuk do të tolerojë më abuzime kronike tregtare dhe se tregtia e lirë i kishte kushtuar Amerikës miliona vende pune.
Nën moton “Amerika e para”, qasja e atëhershme tentoi të shpërfillte çështjet globale dhe të fokusohej vetëm në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara.
Tashmë me rizgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i SHBA deri në vitin 2028 rikthehet me qasje edhe më të fortë sfiduese nën moton “Ta bëjmë amerikën të madhe përsëri”.
Presidenti Trump ka qenë i qartë në qasjen kudnër marrëveshjeve shumëpalëshe duke dëshiruar marrëveshje tregtare dypalëshe pasi marrëveshjet e mëdha dhe shumëpalëshe nuk funksionojnë për të.
Sipas kësaj qasje që mendoj se mund të përshtatet me kontekstin e kohës, Amerika është e hapur për biznes, por sipas kushteve të veta.
Qëllimi qendror i strategjisë së tij tregtare është të rikthejë vendet e punës në prodhim në SHBA, të cilat u janë humbur konkurrentëve jashtë shtetit – veçanërisht Kinës.
Në deklaratat e tij të fushatës 2024, Trump ka propozuar tarifa bazë universale për shumicën e mallrave të huaja të importuara, si dhe një mekanizëm për të rritur gradualisht tarifat për vendet që janë konsideruar se zhvlerësojnë monedhën e tyre ose angazhohen në praktika të tjera të padrejta tregtare.
4. Për vendet e rajonit tonë dhe në tërësi për marëdhëniet specifike që ka secili vend me Kinën, Japoninë, SHBA, Kanada dhe vende të tjera APEC shihet se siguron që mallrat, shërbimet, investimet dhe njerëzit të lëvizin lehtësisht përtej kufijve. Anëtarët e lehtësojnë këtë tregti përmes procedurave më të shpejta doganore në kufi; klima më të favorshme të biznesit prapa kufirit; dhe përafrimi i rregulloreve dhe standardeve në të gjithë rajonin.
Duke u bazuar te realiteti se këto vende anëtare të APEC prodhojnë rreth 60% të prodhimit botëror është me vend të jemi të vëmendshëm edhe ne si shqiptarë për të kuptuar tendencat e gjeoekonomisë botërore dhe asaj se si duhet që ne të përfitojmë nga këto zhvillime të reja.
[1] Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor
[2] Për herë të tretë, Peruja do të presë përsëri APEC në 2024, pas pritjes në 2008 dhe 2016.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.