Efektet financiare nga miratimi i paketës fiskale 2023 për individët, bizneset dhe Buxhetin e Shtetit

Efektet financiare nga miratimi i paketës fiskale 2023 për individët, bizneset dhe Buxhetin e Shtetit

Nga llogaritja e përmbledhur mbi efektet e paketës fiskale 2023, sipas tabelës për të katër ligjet që kanë edhe efekte direkte buxhetore dhe financiare për individët dhe bizneset, sipas llogaritjeve që përkojnë në pjesët kryesore (përveç projekt-ligjit për TVSH) me llogaritjet e MFE, rezulton se:

  1. Për tatimin mbi të ardhurat
  • efektet negative për individët e vetëpunësuar do të jenë 2 miliard lekë në vit nga taksimi profesioneve të lira dhe bizneseve sipas fashave progressive, duke llogaritur një efekt të korrektuar nga erozioni tatimor (shmangie tatimore dhe evasion tatimor);
  • Për bizneset e vendit do të ketë një përfitim neto nga ruajtja e një pjese të tyre pa tatimin e thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël në vlerën përfituese prej jo më shumë se 350 milionë lekë në vit
  • Nga rritja e pragut të tatueshëm të pagave do të ketë një përfitim nga punëmarrësit plus 1 miliard lekë në vit, i cili deri në vitin 2022 u mbahej nga të ardhurat e tyre nga puna.
  • Efektet në buxhetin e shtetit llogariten me një përfitim neto prej 650 milion lekë.
  1. Për akcizën
  • efektet pozitive për individët me përjashtimin e akcizës për akumulatorët e automjeteve elektrike llogaritet me një ndikim vjetor 50 milionë lekë;
  • efektet negative për bizneset prodhuese dhe importuese të birrës janë 262 milionë lekë në vit, me një ndikim në rritje në çmimin e birrës dhe ndoshta edhe në pakësim të konsumit.
  • Efektet neto në buxhetin e shtetit llogariten me një përfitim 212 milion lekë
  1. Për TVSH-në
  • efektet nga përjashtimi për vitin 2023 i druve të zjarrit, paletave për ngrohje etj. Ka një përfitim për individët prej 50 milionë lekë për gjithë vitin
  • efekti nga përjashtimi prej TVSH i importit/furnizimit brenda vendit të energjisë elektrike që do shitet nga platforma e Bursës Energjetike Shqiptare llogariten sipas ekspertëve të ALTAX në një vlerë neto për buxhetin me 300 milion lekë në vit
  1. Për Taksat kombëtare
  • efektet nga heqja e taksës për produktin hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi llogariten me një përfitim për bizneset në 10 milionë lekë në vit.
Efektet fiskale nga miratimi i Paketës Fiskale 2023* miliard lekë
Nr. Emërtimi Ligjit Efektet negative Efektet pozitive Efektet në buxhetin 2023
për individët për bizneset për individët për bizneset
Tatimi mbi të ardhurat
1 Rritja e kufirit të patatueshën të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë + 1 – 1
2 Futja në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira – 2 + 2
3 Ruajtja e tatimit 0% deri në vitin 2029 për biznesin e vogël familjar + 0.35 – 0.35
TOTALI PERFITIME/HUMBJE – 2 + 0.35 + 1 + 0.65
Akciza
1 Heqja e akcizës për akumulatorët e automjeteve elektrike + 0.05 – 0.05
2 Ndryshime në akcizën e birrës – 0.26 + 0.26
TOTALI PERFITIME/HUMBJE + 0.05 – 0.26 + 0.21
TVSH
1 Përjashtim nga TVSH në import apo furnizimi brenda vendit të energjisë elektrike të destinuar për t’u shitur nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë + 0.3
2 Përjashtimi nga TVSH-ja në import dhe në furnizimet brenda vendit i druve të zjarrit, paletave për ngrohje etj. + 0.005 – 0.005
TOTALI PERFITIME/HUMBJE 0 + 0.005 + 0.295
Taksat kombëtare
1 Heqja e taksës për produktin hirrë qumështi dhe taksën për krem qumështi + 0.01 – 0.01
TOTALI PERFITIME/HUMBJE 0 + 0.01 – 0.01
GJITHSEJ EFEKTI NGA PAKETA FISKALE 2023 – 1.95 + 0.105 + 1 + 1.145
* llogaritjet nga ALTAX

Në mbyllje, në llogaritjen e efekteve pozitive dhe negative për biznesin dhe individët, si ndikim nga miratimi i ligjeve që përbëjnë Paketën Fiskale 2023, nga llogaritja krahasuese rezultante me vitin 2022 duket se:

INDIVIDËT

  • 950 milion lekë më pak për individët e vetëpunësuar në shërbimet profesionale si barrë e shtuar nga përfshirja në skemën e tatimit mbi të ardhurat
  • 1 miliard lekë përfitime për punëmarrësit që i përkasin fashës së pagave minimale nga 40 mijë deri 50 mijë lekë/muaj, si një e ardhur mujore që mesatarisht përkon mesatarisht për 70 mijë punëmarrës me 1.200 lekë më shumë të ardhura në muaj, nga kjo masë fiskale
  • 950 milionë lekë më pak u mbeten si të ardhura të disponueshme individëve në vitin 2023 nga efekti i politikës fiskale.

BIZNESET

  • 105 milionë lekë përfitime neto nga (a) ruajtja e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin zero përqind deri në 2029 për një kategori më të kufizuar të bizneseve, (b) rritjes së akcizës së birrës për prodhuesit dhe importuesit e vegjël, (c) përjashtimi nga TVSH të biznesit të druve të zjarrit, (d) heqjes së taksë së hirrës qumështit.
  • 105 milionë lekë më shumë u shtohen bizneseve nga efektet e politikës fiskale për 2023

BUXHETI I SHTETIT

1.14 miliard lekë përfiton të ardhura tatimore dhe doganore neto buxheti i shtetit nëpërmjet ndryshimeve ligjore pas miratimit të tre ligjeve (me përjashtim të ligjit të taksave kombëtare, ku nuk ka përfitim në buxhet).

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.