Vlerësimi i investimit dhe fitimit të munguar

Vlerësimi i investimit dhe fitimit të munguar

Vlerësimi i investimit të kryer dhe llogaritja e investimit janë gjithnjë të bazuara te vlerat e aktiveve, kapitaleve dhe llogari të përfshira në pasqyrat financiare të shoqërisë, si dhe ato vlera që përfaqësohen nga faturat, llogaritë bankare dhe punimet e prodhime ne proces të shoqërisë.

Duhet përmendur se gjithë investimet e përbashkëta dhe detyrimet e mbartura dhe raportimi i gjithë efekteve të lindura nga zbatimi i kontratës duhet verifikuar se kujt i përkasin. Ne këtë marrëdhënie mes tyre merr rëndësi forma e organizimit të bashkëpunimit në aspekt të ligjit të shoqërive tregtare, si dhe gjithë zbatimi i kushteve të kontratës dhe investimeve te kryera nga palët. NË raste të caktuara shoqëritë mund të kenë probleme objektive, të cilat nuk varen nga kushtet kontraktuale për te ushtruar funksionin e tyre në bashkëpunimin mes palëve, si p.sh.: autorizime, leje etj. Që i ndalon legjislacioni në kryerjen e aktivitetit të tyre sipas kushteve të kontratës, por që nuk është për shkak të palës tjetër.

Qëllimi kryesor i llogaritjeve të fitimit të munguar është të pasqyrojë se sa vlen aktualisht biznesi i përcaktuar në kontratën midis palëve, nëse do të respektoheshin detyrimet e rëna dakort nga palët. NË llogaritjen e vlerave të munguara të shitjeve dhe blerjeve tentohet të ndihmohet për të orientuar vlerën e munguar të fitimeve, për të shërbyer për negocimi midis palëve investuese në të ardhmen.

TË dy palët që përfaqësojnë bashkë investimet kanë në çdo rast arsye të forta për të kërkuar të dinë vlerën e biznesit në kushtet e zbatimit të plotë të kritereve të kontratës. Përcaktimi i kësaj vlere të biznesit sipas kushteve të kontratës dhe implikimet që paraqiten si efekt i zbatimit të saj është një proces që shmang dhe sqaron kostot dhe përfitimet në kushtet e ruajtjes së detyrimeve të ndërsjellta që duhet të rrjedhin nga rënia dakort me vullnet të lirë midis palëve.

Mënyra e llogaritjes së vlerësimit të aktivitetit të munguar, bazohet mbi kostot dhe çmimet e tregut të hapur për sektorin ekonomik duke marrë në konsideratë si çmimet e blerjes, kostot operative (OPEX) dhe kostot e kapitalit (CAPEX).

Qasja e llogaritjes duhet bërë nisur nga fokusimi te pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve, për të llogaritur fitimin e munguar.

Çmimet e shitjes janë llogaritur të lidhura me vlerën e tyre në tregun e parashikuar të shitjes sipas kontratës. Çmimi i kërkuar është ne shume raste i konsideruar si çmimi që zbatohet në momentin kur shitësi do të duhet të fillonte shitjen, sipas kushteve të kontratës, si dhe kur është rënë dakort se do të ishte gati për të dalë në tregun e shitjes.

Vlera e vërtetë e çdo biznesi nëse duam të njihemi me rikthimin e investimeve dhe fitimin e pritshëm bazohet te norma e fitimit. Për qëllime të llogaritjes së fitimit të pritshëm fitimi neto është përllogaritur nga

(a) Të ardhurat bruto të gjeneruara/llogaritura

Minus

(b) Shpenzimet e prodhimit/tregtimit/shërbimit (lëndë e parë, energji, punëtori, materiale etj)

Minus

(c) Shpenzimet administrative, të transportit, portuale, taksa etj.

Minus

(d) Vlera e amortizimit të ndërtimeve dhe makineri-pajisjeve.

Minus

(e) Shpenzime të tjera financiare dhe gjoba administrative.

Mënyrat e parashikimit të fitimeve të ardhme bazohen në treguesit e të shkuarës si dhe parashikimet e kontratës në rastet kur nuk kemi tregues të plotë prej periudhave të shkuara. Ato mund të përdoren për të vlerësuar aktivitetin duke përcaktuar vlerën e saj nga fakti i llogaritjeve të fitimeve të pritshme për të ardhmen.

Nga gjithë analiza e situatës kontraktuale, ekonomike e financiare, si dhe pas kryerjes së llogaritjeve të të dhënave financiare, si dhe treguesve të efektivitetit të shoqërisë duke patur si qëllim llogaritjen e fitimit të munguar, një analist financiar duhet te vlerësojë:

  • Vlerën gjeneruese e fitimit prej biznesit, duke ju referuar përcaktimeve në kontratën midis palëve.
  • Normën e fitimit neto në raport me të ardhurat duke reflektuar një llogaritje që pasqyron një nivel deri te mesatarja e normës së fitimit në industrinë ku operohet.
  • Fitimi i munguar llogaritet si i tillë i bazuar vetëm mbi vlerën e investuar në plotësimin e gjithë detyrimeve kontraktuale si dhe mos mbajtje të detyrimit kontraktual për procesin e aktivitetit te bashkëpunimit.

Me ndryshimin e vlerave të investuara bëhet edhe reflektimi në rast të ndarjes së dividendëve te supozuar, sipas llogaritjes së fitimit të munguar. Mbi këtë baze duhet te behet edhe de facto ndarja e dividendit sipas llogaritjes se fitimit te munguar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: