VKM e re për rimbursimin e TVSH-së me marrëveshje me këste

rimbursimi TVSH

VKM e re për rimbursimin e TVSH-së me marrëveshje me këste

Në fletoren zyrtare Nr.22, datë 24 Shkurt 2020 është publikuar vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave “PËR PROCEDURAT DHE KRITERET E MARRËVESHJES PËR PAGESËN ME KËSTE TË TATIMIT MBI VLERËN E SHTUAR, TË MIRATUAR PËR RIMBURSIM”.

Ky vendim aktivizon procedurat dhe kriteret për zbatim nga administrata tatimore për rastet kur tatimpaguesit realizojnë investime në vlera të larta apo kanë blerje mallrash/shërbimesh me TVSH, të cilat krijojnë tepricë të lartë kreditore të TVSH-së për t’u rimbursuar. Në këto kushte, administrata tatimore kërkon nga tatimpaguesi dhe, pasi merr dakordësinë e tij me shkrim, mund të lidhë marrëveshje për pagesë me këste të shumës së miratuar për t’u rimbursuar.

Marrëveshja përmban planin e skeduluar dhe afatet e pagesës së kësteve të TVSH-së të miratuar për t’u rimbursuar. Me nënshkrimin e marrëveshjes dhe me miratimin e planit të pagesës së shumës për t’u rimbursuar, detyrimi i administratës tatimore ndaj tatimpaguesit konsiderohet i shlyer dhe nuk aplikohen kamatëvonesat.

Administrata tatimore i propozon tatimpaguesit lidhjen e një marrëveshjeje për pagesën me këste të shumës së miratuar për t’u rimbursuar në rastet e mëposhtme:

a) shuma e TVSH-së për t’u rimbursuar është mbi 150 000 000 lekë;

b) nuk mund të aplikohet neni 75, “Detyrimet tatimore të paguara më tepër”, i ligjit nr. 9920, datë 5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kjo procedurë mund të zbatohet edhe për stokun e kërkesave të miratuara për t’u rimbursuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duke respektuar kriteret e pikës 3 të këtij vendimi. Formati i projektmarrëveshjes përcaktohet nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Marrëveshja për pagesën me këste të shumës së TVSH-së së miratuar për t’u rimbursuar mund të lidhet më shumë se një herë me të njëjtin tatimpagues, nëse plotësohen kriteret e pikës 3 të këtij vendimi.

Nëse brenda periudhës së vlefshmërisë së marrëveshjes së lidhur, tatimpaguesit i është miratuar për rimbursim kërkesa  tjetër  e radhës,  palët  mund  të dakordësohen të rishikojnë këstet e marrëveshjes ekzistuese,   duke   marrë   në   konsideratë   edhe shumën e re të miratuar për t’u rimbursuar.

Administrata tatimore detyrohet që në zbatim të kësaj VKM të krijojë një regjistër të marrëveshjeve  të  lidhura.

Të plotë VKM Nr.146, datë 13.02.2020 e shkarkoni KËTU

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: