Vetëfurnizimi dhe përdorimit privat i mallrave dhe shërbimeve

Vetëfurnizimi dhe përdorimit privat i mallrave dhe shërbimeve

Sipas nenit 15 të ligjit vetëfurnizimi është veprimi me anë të të cilit personi i tatueshëm me ose pa ndërhyrjen e një të treti, merr një mall (furnizim malli) apo një shërbim nga mallrat, elementet apo mjetet që i përkasin dhe janë në përdorim të veprimtarisë ekonomike të personit të tatueshëm (furnizim shërbimi), për t’i përdorur për qëllime të veprimtarisë së tij ekonomike të tatueshme.

Personi i tatueshëm konsiderohet se ka kryer një vetëfurnizim të mallrave dhe shërbimeve me kushtin që këto mallra e shërbime të përdoren për qëllime të veprimtarisë ekonomike të tatueshme, jo të përjashtuar të personit të tatueshëm.

Personi i tatueshëm përdor për nevoja të biznesit të tij një mall të prodhuar, nxjerrë, përpunuar, blerë, importuar ose shërbime të kryera në kuadër dhe për qëllime të veprimtarisë së tij ekonomike të tatueshme.

Vetefurnizimi i mallrave përfshin dhe prodhimin e aktiveve te qëndrueshme nga personi i tatueshëm. Prodhimi i aktiveve te qëndrueshme përfshin gjithë furnizimet e mallrave dhe shërbimeve ne funksion te prodhimit te aktiveve te qëndrueshme, përfshire dhe fuqinë punëtore te konsumuar për prodhimin e aktivit te qëndrueshëm.

Kjo do te thotë se vlera e tatueshme e vetë furnizimit përbëhet nga shpenzimet për krijimin e mallit ne kufirin e kostos, te furnizuara me fatura tatimore ne emër te personit te tatueshëm.

Furnizimi për vete dhe të afërm

Përdorimi privat përfshin përdorimin personal nga personi i tatueshëm të aktiveve të veprimtarisë së tij ekonomike. Ai gjithashtu përfshin edhe përdorimin nga persona të tjerë të tillë si një i punësuar, i afërt, një mik, etj. Të personit të tatueshëm.

Nëse personi i tatueshëm jep mallra të cilat janë pjesë e aseteve të veprimtarisë së tij ekonomike, p.sh. I fal ose i përdor privatisht, ky është një furnizim i tatueshëm dhe mbi vlerën e tatueshme të këtyre furnizimeve llogaritet TVSH.

Përdorimi (konsumi) privat i një personi te tatueshëm ose i ortakut, administratorit apo tjetër drejtues i shoqërisë tregtare përcaktohet ne baze te faturës tatimore qe lëshon, llogaritjeve te vlerës se tatueshme dhe TVSH-se ne shitje, librave te shitjes dhe regjistrimit kontabël, si dhe dokumente te tjera fiskale.

Kur mallrat dhe shërbimet qe i përkasin veprimtarisë ekonomike të një personi të përjashtuar nga TVSH-ja përdoren privatisht jashtë kësaj veprimtarie, furnizimi është i pa tatueshëm. P.sh. Nëse një person qe kryen furnizime te përjashtuara te dhënies me qera mbi dy muaj te ndërtesës se tij ato konsiderohen si furnizime të përjashtuara.

Dallimi midis vetë furnizimit dhe përdorimit privat të mallrave

Vetefurnizimi ndodh kur një person i tatueshëm do të përdorë për qëllime të veprimtarisë të tij ekonomike të tatueshme mallra apo shërbime, të cilat i prodhon apo krijon vetë, dhe ai trajtohet sikur i furnizon (shet) këto mallra apo shërbime, si pjesë të kësaj veprimtarie të tatueshme dhe sikur furnizohet (blen) me këto mallra apo shërbime për qëllimet e ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike të tatueshme.

Kushti i vetëfurnizimit është qe mallrat e prodhuara apo shërbimet e krijuara nga tatimpaguesi të përdoren po nga ai për qëllime të furnizimeve të tatueshme (të ketë të drejtën e kreditimit).

Përdorimi privat i mallrave apo shërbimeve konsiderohet si një furnizim kundrejt pagesës dhe mund te përdoren nga personi i tatueshëm dhe persona te lidhur me te.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: