Udhëzimi “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, 2020

rivleresim pasurie

Udhëzimi “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, 2020

Me botimin e Fletores Zyrtare Nr.13, datë 05.02.2020 është publikuar edhe UDHËZIMI Nr. 2727, datë 4.2.2020 “PËR PROCEDURAT E ZBATIMIT TË LIGJIT NR. 90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME” DHE PËRCAKTIMIN E TARIFËS SË SHËRBIMIT.

Udhëzimi i ri del si akt nënligjor në zbatim të ligjit Nr.90/2019 “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME“. 


Udhëzimi I RI përfshin të gjithë individët të cilët kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar apo që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri në datën 30 shtator 2020. Ata kanë të drejtë që brenda këtij afati të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Në këtë trajtim përfshihen dhe ato raste, kur për pasurinë e paluajtshme është bërë më periudha më përpara rivlerësimi i pasurisë.

Ndërkohë, individi ka të drejtë që të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë Agjensia Shtetërore e Kadastrës apo një ekspert i licensuar vlerësimit të pasurive. Sipas ligjit Nr. 90/2019, çdo individ nëse dëshiron të përfitojë nga e drejta e rivlerësimit, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, ai më parë duhet të paguajë tatimin e rivlerësimit (në masën e 3% të bazës së tatueshme), si dhe tarifën e shërbimit.

Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe kërkon të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, atëherë procedura e rivlerësimit do të kryhet e veçantë për secilën prej këtyre pasurive.

Për sqarime më të hollësishme ju mund të drejtoheni duke shkruar në email [email protected] 

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: