TURIZMI: Të dhëna specifike të sektorit
Të dhënat nga Banka Botërore dhe INSTAT tregojnë një rritje të ndjeshme të turizmit në Shqipëri:
- Turizmi kontribuoi me 21% të PBB-së në 2023, një rritje me 4% nga 2019.
- Numri i turistëve u rrit nga 4.1 milionë në 2019 në mbi 11.69 milionë në 2024, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme[1].
- Të ardhurat nga turizmi për vitin 2023 kapërn shumën prej 2.7 miliardë euro, me një rritje prej mbi 35% krahasuar me vitin 2022.
- Punësimi në sektorin e turizmit ka kapur mbi 250,000 vende pune direkte dhe indirekte, duke e bërë një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë kombëtare.
Kjo rritje tregon potencialin e lartë ekonomik që turizmi ka për Shqipërinë, por përfitimi i plotë ekonomik varet nga menaxhimi efektiv i burimeve dhe zhvillimi i një strategjie të qëndrueshme.
Struktura e shpenzimeve të turistëve
Mesatarisht, turistët shpenzojnë 360 euro për një qëndrim 5-ditor.
Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se ajo e vendeve fqinje si Kroacia (850 euro) dhe Greqia (1,000 euro).
Shumica e turistëve përdorin apartamente me qira ose bujtina private, duke reduktuar ndikimin e drejtpërdrejtë të hoteleve dhe industrisë së shërbimeve.
Të ardhurat nga gastronomia dhe aktivitetet argëtuese (bare, restorante, ekskursione) përfaqësojnë rreth 30% të totalit të shpenzimeve.
Diferenca e madhe në shpenzime reflekton cilësinë e ulët të shërbimeve, mungesën e ofertës së diversifikuar dhe nivelin e lartë të informalitetit në ekonomi. Për të përmirësuar këtë aspekt, duhet të rritet kualiteti i shërbimeve hoteliere, kulinarisë dhe aktiviteteve rekreative.
Problematika e sezonalitetit
Rreth 80% e vizitave ndodhin gjatë 4 muajve të verës, duke krijuar një boshllëk ekonomik për pjesën tjetër të vitit.
Investimi në turizmin dimër dhe kulturor mbetet i ulët, ndonëse Shqipëria ka potencial për turizmin malor dhe historik.
Kjo varësi nga sezoni turistik kufizon ndikimin ekonomik afatgjatë të sektorit. Zhvillimi i turizmit malor, rural dhe kulturor mund të zgjerojë sezonin nga 4 në 8 muaj aktivë në vit.
Kthimi ekonomik nga Turizmi
Shqipëria shpenzon rreth 120 milionë euro në vit për marketing dhe infrastrukturë turistike.
Të ardhurat nga turizmi ishin mbi 2.7 miliardë euro në 2023.
Kthimi i investimeve mbetet i ulët për shkak të varësisë nga importet dhe strukturës informale të akomodimit.
Në disa zona bregdetare, mungesa e rregullave urbanistike ka sjellë degradim mjedisor dhe probleme me menaxhimin e mbetjeve.
Strategjia duhet të fokusohet në zhvillimin e prodhimit vendas për nevojat turistike, duke reduktuar importet dhe duke legalizuar shërbimet e akomodimit për të rritur të ardhurat fiskale.
Skenarët e zhvillimit afatmesëm (2025-2030)
Me diversifikimin e ofertës turistike, shpenzimet mesatare për turist mund të rriten në 550 euro.
Kontributi në PBB mund të arrijë 4 miliardë euro deri në 2030.
Krijimi i produkteve turistike të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe natyrore mund të rrisë qarkullimin ekonomik.
Prioritetet për investime
Rritja e cilësisë: Vetëm 10% e hoteleve të regjistruara plotësojnë standardet 4-5 yje[2].
Ruajtja e aseteve natyrore[3]: Shpenzimet aktuale për ruajtje janë vetëm 5 milionë euro, duhet të rriten mbi 15 milionë.
Incentivat për turizmin rural: Zonat rurale marrin më pak se 5% të të ardhurave turistike, ndonëse kanë potencial të lartë zhvillimi.
Turizmi ka potencial të konsiderueshëm ekonomik për Shqipërinë, por sfidat kryesore mbeten sezonaliteti, informaliteti, dhe varësia nga importet. Me rreth 5 miliardë euro të ardhura potenciale nga turizmi deri në 2030, dhe një rritje të mundshme prej 2-3% të PBB-së përmes infrastrukturës së zgjuar, Shqipëria duhet të planifikojë më mirë për të arritur zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Investimet strategjike në turizmin cilësor, diversifikimin e ofertës dhe ruajtjen e resurseve natyrore janë thelbësore për ta shndërruar turizmin në një motor të qëndrueshëm të rritjes ekonomike.
[1] Shqipëria mirëpriti mbi 11.69 milionë turistë në 2024, rreth 10.15 milionë turistë në 2023 nga 7.5 milionë turistë ndërkombëtarë në 2022, apo edhe nga 6.4 milionë në 2021 dhe 4.1 milionë në 2019
[2] Shqipëria ka rreth 1,500 njësi hoteliere të regjistruara
[3] Me një vijë bregdetare prej 450 km dhe zona të mbrojtura si Vjosa dhe Butrinti, qeveria duhet të shpenzojë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre aseteve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.