Trajtimi i te ardhurave te realizuara jashtë vendit te tatimpaguesve rezidentë ne Shqipëri

Trajtimi i te ardhurave te realizuara jashtë vendit te tatimpaguesve rezidentë ne Shqipëri

Në bazë të nenit 17 të ligjit “Për tatimin mbi të Ardhurat” Nr.8438, datë 28.12.1998, tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa në nenin 37 “Kreditimi i tatimit të huaj” të ligjit është përcaktuar se në qoftë se gjatë periudhës tatimore një rezident nxjerr nga burime jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë fitime apo të ardhura, tatimi mbi të ardhurat personale apo tatimi mbi fitimin, i pagueshëm nga ai rezident, lidhur me këto të ardhura apo fitime duhet të reduktohen me atë masë të tatimit të pagueshëm mbi këtë të ardhur ose fitim.

Masa e tatimit të huaj të pagueshëm duhet të vërtetohet me dokument autentik, të përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave nr.6, datë 10.02.2004 “Për Marrëveshjet Bilaterale për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal”.

Reduktimi i tatimit mbi të ardhurat personale ose tatimit mbi fitimin nuk duhet të kalojë tatimin e pagueshëm mbi fitimin apo të ardhurat nga burimi i huaj, në rast se këto të ardhura realizohen në Republikën e Shqipërisë.

Rregulli i përgjithshëm është që reduktimi i tatimit të paguar në vende të tjera nuk duhet të kalojë nivelin e tatimit që do të aplikohej mbi ato të ardhura sikur ato të realizoheshin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë , në bazë të legjislacionit fiskal shqiptar.

I njëjti parim vlen  dhe për tatimin e individëve. Një individi rezident Shqiptar do t’i kreditohet tatimi i paguar jashtë Shqipërisë për të ardhura të realizuara jashtë , por jo më shumë se tatimi që do të paguhej në Shqipëri nëse ato të ardhura do të realizoheshin në Shqipëri. Tatimpaguesi sjell dokumentacionin  e plotë që vërteton  pagesën e tatimit të paguar  ne një vend të huaj.

Mënyra  metodologjike jepet në Udhëzimin e Ministrit të Financave Nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, pika 7, ”kreditimi i tatimit të huaj

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: