Të ardhurat e pushtetit vendor 2017
Për 9 mujorin e parë të vitit 2017, njësitë e vetëqeverisjes vendore në nivel kombëtar kanë mbledhur të ardhura (tatimore dhe jo-tatimore) në masën 15.4 miliard lekë, ose 4 miliard lekë më shumë se periudha krahasuese e vitit te kaluar. Kjo do te thote se efektet e luftes antievazion si dhe moskorruptimi i vullnetit te qeverise jane te reflektuara te disiplinimi i individeve karshi detyrimeve ku shihet se pergjegjeshmeria ne qeverisje ka kosto por ka edhe nje efekt qe eshte njesoj si rimarrja e investimeve ne sektorin privat.
Të ardhurat e qeverisjes vendore tashme flasin gjuhen e taksave. Taksat lokale zenë pjesën më të madhe të të ardhurave vendore me 72 % të të ardhurave te buxhetit vendor. Nje faktor eshte procesi i decentralizimit, i cili kryesisht në vitin 2016 ka dhënë një efekt pozitiv duke bërë që njësitë e vetëqeverisjes vendore të mbledhin më shumë të ardhura dhe sigurisht të ofrojnë më shumë shërbime dhe investime publike. Nje faktor me i rendesishem eshte rritja e nivelit te administrimit ne bashkite e medha, te cilat me modelin e tyre te qeverisjes vendore kane dhene ndikim edhe te bashkite e vogla. Kjo duket te struktura e taksave. Pjesën më të madhe të të ardhurave e zë taksa mbi pasurinë, me afërsisht rreth 4 miliard lekë ose 26 % të totalit të të ardhurave.
Në këtë këndvështrim, rritja e efektshmërisë së mbledhjes së taksave nga qeverisja vendore bën të mundur që njësitë të sigurojnë një nivel më të lartë decentralizimi dhe burimesh finanicare për të ofruar shërbime dhe investime më të mira vendore.
Nëse do ti referohemi zërave të të ardhurave, të ardhurat nga taksa e biznesit të vogël ka një rënie raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, kjo taksë nuk ka peshë të lartë në të ardhurat vendore prandaj edhe efekti nga rënia nuk ka ndikim në ecurinë fiksale të pushtetit vendor për 2017.
Nga analiza konstatohet, se në tërësi qeverisja vendore ka rritur peshën e të ardhurave të veta vendore në raport me të ardhurat në tërsi. Rritja e të ardhurave të veta lokale është tregues thelbësor i faktit që rritja e autonomisë dhe decentralizimit të tyre ka rritur përgjegjësinë dhe efektshëmërinë fiskale të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.