Sektori Bujqësor në Shqipëri 2024 ndërmjet potencialit dhe presionit të turizmit

Sektori Bujqësor në Shqipëri 2024 ndërmjet potencialit dhe presionit të turizmit

Siguria ushqimore, përballueshmëria dhe sfidat e tregut në fokusin e studimit të ALTAX

Në publikimin e saj më të fundit analitik, Instituti ALTAX sjell një panoramë të plotë të sektorit agro-ushqimor në Shqipëri gjatë vitit 2024, duke vënë theksin mbi sigurinë ushqimore, efektivitetin ekonomik dhe ndikimin e turizmit në zinxhirin e furnizimit ushqimor.
Raporti me titull “Sektori Bujqësor në Shqipëri 2024 ndërmjet potencialit dhe presionit të turizmit: Siguria Ushqimore, Përballueshmëria dhe Efektiviteti në Kontekstin e Turizmit dhe Tregtisë” përbën një studim të strukturuar dhe të mbështetur në të dhëna të sektorit deri më sot.

Gjetjet Kryesore

Rritje selektive e prodhimit
Në vitin 2024, u shënua rritje e ndjeshme në prodhimin e drithërave, perimeve, patates dhe frutave. Serat kontribuan në 23% të prodhimit të perimeve, ndërsa teknologjitë moderne për ujitje dhe menaxhim po adoptohen, por me ritme të ngadalta dhe mbështetje të pamjaftueshme.

Blegtoria në rënie
Rënia në numrin e deleve, dhive dhe derrave tregon për një sektor që kërkon reformim strukturor dhe mbështetje për orientim drejt efikasitetit dhe cilësisë.

Përpunimi dhe vlera e shtuar mbeten të ulëta
Mungesa e infrastrukturës përpunuese, certifikimeve dhe standardeve ndërkombëtare kufizon aksesin në tregje të reja dhe ul konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.

Varësia nga importet dhe bilanci tregtar negativ
Deficiti agro-ushqimor vazhdon të thellohet, me një varësi kritike nga importet për produkte bazë si drithërat, mishi dhe përpunimet. Eksportet mbeten të përqendruara në produkte të pakta si ulliri dhe pemët frutore.

Qëndrueshmëria mjedisore dhe bujqësia ekologjike në hapat e parë:
Ndryshimet klimatike, përdorimi intensiv i pesticideve dhe fragmentimi i tokës paraqesin sfida të mëdha për qëndrueshmërinë afatgjatë.

Turizmi si sfidë dhe mundësi

Turizmi, që gjeneron një fluks të lartë kërkese sezonale, e vendos sektorin përpara një presioni të dyfishtë:

  1. Kapacitetet prodhuese nuk mjaftojnë për të përmbushur kërkesën e brendshme + turistike.
  2. Sektori i mbështetet importit për t’i përgjigjur flukseve sezonale, duke e bërë sistemin ushqimor të brishtë dhe të ekspozuar ndaj krizave globale.

Sipas ALTAX, “vetëmbulimi ushqimor për popullsinë rezidente mbetet i pjesshëm, ndërsa gjatë sezonit turistik ai bëhet i pamjaftueshëm pa mbështetje të konsiderueshme nga importet”.

Mendimet Strategjike

Rritje e prodhimit të brendshëm të ushqimeve strategjike: Drithëra, produkte të përpunuara dhe produkte me kërkesë sezonale.
Mbështetje për përpunimin agro-ushqimor dhe certifikimin: Standardet janë çelësi për tregje të reja dhe besim konsumator.
Politika aktive për përfshirjen e grave, të rinjve dhe fermerëve të vegjël.
Zhvillimi i infrastrukturës logjistike dhe ruajtjes së prodhimit: Për të reduktuar humbjet dhe për të siguruar furnizim gjatë gjithë vitit.
Financim dhe instrumente fiskale për fermerët dhe ndërmarrjet e mesme.

ALTAX thirrje për një strategji kombëtare agro-ushqimore duke e azhornuar dokumentin aktual mbi sfidat aktuale dhe ato të pritshme.

Studimi bën thirrje për një qasje të koordinuar ndërmjet qeverisë, sipërmarrjes private, institucioneve akademike dhe organizatave vendore, për të ndërtuar një sektor:

  • rezistent ndaj krizave ushqimore,
  • konkurrues në tregjet ndërkombëtare,
  • dhe më të integruar me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Raporti është i disponueshëm në PDF në faqen zyrtare të ALTAX

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.