Rritja e pagës minimale nuk ndikon rritjen apo uljen automatikisht të pagave të tjera

Rritja e pagës minimale nuk ndikon rritjen apo uljen automatikisht të pagave të tjera

Nga rritja e pagave minimale mund të përfitojnë punonjësit që marrin pagë minimale, por kjo rritje nuk diktohet automatikisht si rritje e pagës edhe për punonjësit me të paga më të larta.

Hapi i parë në monitorimin e efekteve të pagës minimale është të verifikohet nëse ajo me të vërtetë rrit pagat. Nëse jo, atëherë paga minimale nuk është një nivel efektiv i pagës. Nëse ndodh, atëherë paga minimale normalisht do të rrisë pas negociatave dhe firmosjes së një Kontrate Individuale Pune të re (ose Aneks i kontrates egzistuese) pagat mesatare dhe e gjitha kjo synon të zvogëlojë pabarazinë e pagave në krahasim me një situatë ku ajo mungon.

Por, e gjithë kjo ngjarje nuk ndodh menjëherë me vendimin që merr qeveria nga 1 Prilli 2023, pasi që të ndryshojë paga mujore, fillimisht duhen respektuar hapat dhe procedurat që janë të detyrueshme të zbatohen sipas Kodit të Punës.

Me rritjen e pagës minimale baza për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rritet për ata që nuk kanë marrë një pagë 40.000 lekë në muaj.

Ndërsa për gjithë punonjësit që marrin pagë 40.000 lekë/muaj apo edhe më të lartë se ky nivel page mujore (41 mijë lekë në muaj e lart) kanë një kosto për tatimin mbi pagën njësoj si deri më tani. Pra nuk paguhet tatim mbi pagën më shumë se çfarë paguhet aktualisht në muajin më të fundit që është marrë paga mujore.

Edhe për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vlera mujore e kontributit të llogaritur dhe që duhet paguar mbetet po njësoj, pasi nuk ka ndryshime të normave të kontributeve, të cilat janë ende në normën gjithsej 27.9% të pagës bruto (norma është 11.2% për punëmarrësin dhe 15.7% për punëdhënësin).

POR, nëse vendoset qe pas vendimit te qeverise per rritjen e pages minimale, atëherë duhet të njoftohet paraprakisht nga punëdhënësi dhe të hapet një komunikim midis sindikatës (aty ku ka të tilla) dhe punëdhënësit. Ky komunikim mund të jetë edhe marëdhënie individuale midis punonjësit dhe punëdhënësit (drejtorit) duke theksuar se duhet të ndryshojë paga aktuale sipas kontratës aktuale të punës dhe ndryshimi duhet të sqarojë edhe bazën ligjore që punëdhënësi i referohet për të ndryshuar pagën.

P.sh. supozohet se punonjësit do ti rritet paga aktuale bruto nga 70.000 lekë/muaj në 75.000 lekë/muaj.

Me pagën bruto 70.000 lekë/muaj janë llogaritur dhe paguar deri më sot 5.200 lekë tatim mbi pagën/muaj dhe 11.690 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore nga punëdhënësi dhe 7.840 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore, që ja mban punonjësit nga paga bruto punëdhënësi.

Pra mbi pagën bruto 70.000 lekë/muaj mbahen nga kjo shumë 5.200 lekë tatim mbi pagën dhe 19.530 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore (11.690 lekë + 7.840 lekë).

Paga neto që merr në dorë punonjësi bëhet 56.960 lekë/muaj (janë zbritur 5.200 lekë tatim mbi pagën dhe 7.840 lekë sigurime dhe shoqërore shëndetësore)

Me pagën bruto 75.000 lekë/muaj (rritje 5.000 lekë/muaj) llogaritet dhe paguhet 5.850 lekë tatim mbi pagën/muaj (650 lekë/muaj tatim page më shumë)  dhe 12.525 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore nga punëdhënësi (835 lekë më shumë paguan punëdhënësi) dhe 8.400 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore (560 lekë më shumë paguan punonjësi), që i mbahet punonjësit nga punëdhënësi nga paga bruto 75.000 lekë/muaj.

Pra mbi pagën bruto 75.000 lekë/muaj mbahen nga kjo shumë 5.850 lekë tatim mbi pagën dhe 20.925 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore (12.525 lekë + 8.400 lekë).

Paga neto që merr në dorë punonjësi bëhet 60.750 lekë/muaj (janë zbritur 5.200 lekë tatim mbi pagën dhe 7.840 lekë sigurime dhe shoqërore shëndetësore)

Për gjithë pagat e tjera që konsiderohen si paga në shembullin më lart apo paga më të larta, në çdo ndryshim ligjor është e nevojshme që të shikohet se sa do të rritet tatimi mbi pagën, si dhe sa do të rriten sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën që paguan vetë punonjësi (që është sa 11.2% e pagës bruto).

Gjithsesi, rritja e pagës minimale nuk obligon rritje të pagave të tjera, për sa kohë palët mes tyre nuk bien dakort të ndryshojnë kontratën e punës, apo pagesën bruto dhe pagesën neto që kanë rënë dakort për tu paguar për çdo muaj.

Në çdo rast tjetër, njoftimi për të ulur pagën, për arsye të rritjes së pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të pagës minimale të rritur nuk është një arsye/referencë që ka lidhje apo mund të ndikojë në uljen e pagës aktuale, përveçse një arsye informale për të ulur pagën neto aktuale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: