Rreth këshillimit për taksat
Specialistë dhe këshilltarë fiskalë!
Nëse ndjeni se jeni i/e aftë dhe mundeni të jepni këshillime fiskale me temë nga legjislacioni fiskal, nga kontabiliteti apo nga legjislacione që lidhen me zbatimin të drejtave mbi pronën, mbi marëdhëniet tregtare, si dhe marëdhënie të punësimit
ju mundësojmë dhënien e shërbimit tuaj te klientë që klikojnë ALTAX duke e kthyer në platformën nga ku mundeni të gjeni klientelën tuaj.
Regjistrimet në ALTAX dhe plotësimi i Termave dhe Kushteve do të mundësohet duke kontaktuar më tej stafin e ALTAX për të rregulluar marëdhënien tuaj online.
Lutem postojeni formën e plotësuar tek: [email protected]
Për sqarime mbi realizimin e shërbimit dhe marrëdhëniet tuaja kontaktoni me ALTAX sipas adresës më lart, pasi te jeni regjistruar dhe të jeni bërë anëtar tek ALTAX.
Shërbimin tuaj ju mund ta kryeni vetëm duke qenë i regjistruar tek ALTAX dhe keni dërguar formatin sipas linkut http://www.altax.al/images/pdf/Regjistrimi-tek-ALTAX.pdf
Një firmë kontabiliteti mund të propozojë një strategji financiare dhe fiskale. Avokatët mund të përfshihen në përgatitjen e dokumentacionit kontraktual për zbatimin e strategjisë. Këshillat e profesionistëve në fusha të tjera mund të jenë të nevojshem për të plotësuar detajet e strategjisë. Profesionistët në një numër profesionesh, mund të krijojnë ndonjë subjekt të nevojshëm për zbatimin e strategjisë. Çdo rregull për të përmirësuar stimujt e vendosur në profesionistët e taksave duhet të marrë parasysh funksionet e profesionet e ndryshme, si dhe faktin qe nuk mundet asnje profesionist qe te zbatoje dhe monitoroje nje strategji te tere.
Profesionistët fiskalë, qofshin ata kontabilistë, avokatë ose profesione të veçanta nga ajo e këshilluesit tatimor, në përgjithësi mund të kryejnë tre role të ndryshme për klientët e tyre, përgatitjen e deklarimin e taksave, dhënien e këshillave për pozicionin tatimor të klientit (planifikimin e taksave) ose përfaqësimin e klienti në një mosmarrëveshje tatimore para organit tatimor ose para gjykatave (procese gjyqësore dhe zgjidhje te mosmarrëveshjeve të tjera). Avokatët dhe kontabilistet jane të përfshirë rrallë në rolin e qe kryen keshilltari tatimor, por ata mbizotërojnë në kryerjen e procedurave ne rastet e konflikteve gjyqesore.
Këshilla fiskale mund t’i ndihmojë bizneset të:
Vendosin dhe realizojnë qëllimet financiare dhe fiskale
Ruajnë dhe shfrytëzojnë maksimumin e parave
Të marrin maksimumin e fondeve të akorduara nga qeveria, nisur nga fakti se bizneset kanë të drejtë të ndihen pjese e dialogut me qeverine
Ndjejnë më shumë nën kontroll financat dhe jetën
Shmangin gabimet e shtrenjta
Mbrojnë pasuritë e krijuara
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.