Rimëkëmbja nga pandemia kërkon program mbi politikën

pandemia dhe ekonomia

Rimëkëmbja nga pandemia kërkon program mbi politikën

Nëse pandemia ndaj virusit Covid-19 do të kontrollohet në muajt dhe vitet në vijim përmes vaksinimit, rritja më e fortë ekonomike që rezulton do të jepte më shumë se 30 -45 miliard lekë të ardhura shtesë nga tatimet, taksat e kontributet sociale deri në vitin 2025 dhe do të ndikonte edhe më shumë me masat antievazion, pa marrë në konsideratë edhe premtimin e qeverisë (PS), se vetëm fiskalizimi do të ketë një efekt shtesë të ardhurash deri në 30% e PBB-së (+55 miliard lekë).

Në vitin e parë të COVID-19, politika fiskale ka reaguar shpejt dhe me të gjitha mundësitë që kishte në dispozicion ndaj urgjencës shëndetësore. Mbështetja fiskale dhe veçanërisht aktivizimi i burimeve finmanciare jashtë sistemit bankar kanë parandaluar gjithashtu tkurrjet më të rënda ekonomike dhe humbjet e vendeve të punës, duke përfshirë lehtësimin e stresit financiar kur politikat monetare dhe fiskale veprojnë së bashku.

Por, më e mira nuk u arrit të bëhej, pasi edhe kjo pandemi nuk mund të nxirrte dot më shumë nga një ambjent ekonomik dhe social që janë poshtë nivelit që kërkonte kjo pandemi.

Shqipëria, por edhe vendet përreth nuk mund të reagonin, por as dhe të reagojnë njësoj si po ndodh në ekonomitë e avancuara, ku veprimet fiskale kanë qenë të konsiderueshme, të tilla si ato të miratuara së fundmi në Shtetet e Bashkuara dhe ato të paraqitura në buxhetin e vitit 2021 të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë apo edhe vendeve të tjera me radhë të BE-së.

Shqipëria, e cila konsiderohet si një treg i vogël në zhvillim, alokoi atë mbështetje fiskale të kufizuar (25 milion Euro) për shkak të kufizimeve të financimit, por edhe për arsye të rritjes së deficitit buxhetor, pasi vuante prej vitesh edhe nga një rënie e produktivitetit tatimor. Deficiti mesatar i përgjithshëm fiskal në vitin 2020 arriti në 110.4 miliard lekë (880 milion Euro.
Derisa pandemia të vihet nën kontroll, politika fiskale do të duhet të përshtatet dhe të jetë në fuksion të mbështetjes së efekteve që krijon ajo. Nevoja dhe hapësira për një mbështetje të tillë ndryshon sipas sektorëve dhe ekonomi, me reagime të përshtatura sipas rrethanave që duhet të mbahen nën mbikëqyrje nga institucionet. Këtë detyrë duhet që drejtuesit e institucioneve ta kërkojnë të bëhet sa më mirë dhe e plotë.

Por, qeveria duhet t’i japi përparësi më shumë se më përpara:

  • Mbështetjes për familjet në nevojë. Pandemia ka pasur një efekt negativ në mënyrë disproporcionale mbi njerëzit e varfër, të rinjtë, gratë, dhe punnonjësit me pagë të ulët dhe ata që ende janë në sektorin informal. Politika fiskale duhet të pregatitet rreth nevojave të tyre që të sigurohet mbrojtja sociale e garantuar dhe e qëndrueshme gjatë gjithë krizës. Kjo duhet të nxitë zgjerimin e mbulimit me sigurime shoqërore me një kosto efektive (rishikimin në vijimësi të përfituesve dhe skemave aktuale).
  • Mbështetje më të organizuar për aktivitetet që kanë mundësi më të afërt rimëkëmbje dhe rihyrje në treg. Nëse pandemia vazhdon, falimentimet e apo mbylljet e bizneseve do të vijojnë, duke çorganizuar tregun e punës, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe aktiviteteve të lidhura me to, si dhe ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.

Qeveria mundet të rikthejë me një paketë më të mirë garancitë për kreditimin e bizneseve që e kanë të nevojshme për tu rimëkëmbur duke studiuar me agjensitë e saj rrethanat në të cilat ekziston një nevojë e qartë për ndërhyrje. Partneriteti me sektorin privat për të vijuar të ofrohet mbështetja duhet rillogaritur me qasjen që të përmirësohet shënjestrimi i pritshmërive dhe të ulen kostot administrative.

Qeveria duhet të ndryshojë sjelljen ndaj të gjitha këtyre duke ndikuar në perceptimin e qytetarëve se ajo është duke bërë një plan për rimëkëmbjen ndryshe nga rutina e saj e përditshme. Kushdo që ka në dorë drejtimin e vendit do të duhet të vendosë një ekuilibër midis ofrimit të mbështetjes fiskale tani dhe mbajtjes së borxhit në një nivel të menaxhueshëm nga ana tjetër.

Në këtë kontekst, të gjithë palët e politikës duhet të na tregojnë se vlejnë më shumë se vetja e tyre duke filluar të dikustojnë dhe marrin vendime për rindërtimin e politikës fiskale (jo vetëm taksat) për të zvogëluar ndikimin e goditjeve në të ardhmen.

Zhvillimi i programeve ekonomke dhe fiskale të besueshme për të ardhurat dhe shpenzimet duhet të jetë jetik, veçanërisht kur borxhi është i lartë dhe financimi i ngushtë. Një axhendë ambicioze e reformave të mbetura brenda fjalive të propagandës partiake është tashmë e nevojshme të  reformohet për të rritur konkurrencën dhe rritjen e mundshme ekonomike.

Kjo axhendë përfshin përmirësimin e qeverisjes dhe klimës së biznesit, rritjen e mobilizimit të të ardhurave tatimore e doganore, zhvillimin e tregut të brendshëm financiar dhe përmirësimin e menaxhimit ekonomik dhe financiar nëpërmjet reformimit të qeverisjes së ndërmarrjeve publike dhe përhapjes së modelit edhe në sektorin privat që bashkëpunon me qeverinë nëpërmjet përfitimit të fondeve publike.

Këto reforma duhet të stimulojnë nxitjen e sektorit privat të brendshëm dhe financimin e jashtëm privat, që janë më poshtë nga sa përmendet në propagandën ekonomike. Nevojat janë akute, por ato nuk janë jashtë mundësive.

Nevojitet një masterplan i fortë duke patur një referendum të opinionit të gjithë ekspertëve të mirënjohur të vendit, e koordinuar dhe pa protagonizma të asnjë partie politike. Kjo do të sigurojë një rimëkëmbje të shpejtë dhe kalimin në një rritje të pritshme, të përshtatur me inovacionin dhe gjithëpërfshirëse që do të përshpejtojë nevojën e vendit tonë ndaj vendeve të tjera rajonale dhe pak më tej me ekonomi më të avancuara.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: