PUSHTETI TATIMOR, VOLUMI 4 – TVSH-JA IME DHE JOTE

PUSHTETI TATIMOR, VOLUMI 4 – TVSH-JA IME DHE JOTE

Publikimi PUSHTETI TATIMOR, VOLUMI 4 – TVSH-ja IME dhe JOTE është një vijimësi e nisur ndër vite lidhur me përmbledhje të tematikave dhe diskutimeve për politikat fiskale dhe ambientin ekonomik dhe social ku zbatohen ato. Nga ana tjetër, në prezantime është përfshirë edhe përvoja e ekspertëve dhe rasteve komplekse të administrimit të TVSH-së dhe tatimeve të tjera të lidhura me të.

Nisur nga synimi për të prurë në një përmbledhje të dedikuar TVSH-së tematikat dhe sqarimet e bëra në këto vite te fundit, pas hyrjes së Ligjit të ri të TVSH në vitin 2015 po prezantohet edhe publikimi më i ri nga ALTAX.

Kjo përmbledhje në pjesën e parë sqaron tematika të natyrës edukuese dhe bazike lidhur me TVSH.

Në pjesën e dytë paraqiten disa nga artikujt më të lexuar në këto vite, por edhe tema debati përsa është zbatuar dhe krijuar një ambjent që TVSH-ja të jetë ashtu si dhe duhet të jetë në realitet, një tatim i thjeshtë dhe me kosto të ulët.

Në pjesën e tretë përfshihen sqarime dhe diskutime të natyrës teknike, të cilat lidhen më së shumti me problematikat dhe mënyrën si TVSH dhe rimbursimi i saj duhet apo zbatohet realisht në jetën e përditshme.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: